Lajmet

Trump nënshkruan marrëveshjen bashkë me Hotin e Vuqiqin

Published

on

Me ndërmjetësimin e presidentit amerikan, Donald Trump, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar sot marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë, raporton Gazeta Express.

Tashmë janë publikuar fotografi nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjeve, ku shihet presidenti amerikan Donald Trump, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuciq.

Gazeta Express dhe T7 ka raportuar se marrëveshjet janë nënshkruar në mes të SHBA’së dhe të dyja shteteve si marrëveshje të veçanta.

Deri më tani nuk është bërë e ditur përmbajtja e marrëveshjeve, mirëpo, karakteri i tyre është ekonomik.

Sic ka raportuar Gazeta, bëhet fjalë për marrëveshje që shkojnë në investime deri në 13 miliardë dollarë për Kosovën dhe Serbinë.

Lajmet

Kultura si urë bashkimi, shënohet Dita Botërore për Diversitetin Kulturor

Published

on

Dita Botërore për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim shënohet çdo vit më 21 maj, me synimin për të promovuar diversitetin kulturor, dialogun dhe bashkëjetesën ndërmjet popujve.

Kjo ditë ndërkombëtare u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në kuadër të UNESCO-s, pas reagimeve globale ndaj shkatërrimit të statujave të Budave të Bamiyanit në Afganistan në vitin 2001.

Përmes kësaj date synohet të rritet ndërgjegjësimi për rëndësinë e ruajtjes së kulturave të ndryshme, respektit të ndërsjellë dhe jetesës në frymë harmonie e tolerance.

Kjo ditë ka domethënie të veçantë edhe për Kosovën, e cila konsiderohet një vend me diversitet kulturor dhe bashkëjetesë ndërmjet komuniteteve të ndryshme.

Continue Reading

Lajmet

Bogujevci viziton Muzeun Kombëtar, vazhdojnë punimet për restaurim dhe modernizim

Published

on

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka vizituar Muzeun Kombëtar të Kosovës, ku po vazhdojnë punimet për restaurimin dhe përmirësimin e hapësirave muzeale.

Ajo ka bërë të ditur se ky projekt konsiderohet një nga investimet më të rëndësishme në infrastrukturën kulturore të vendit, me fokus në përmirësimin e kushteve për ruajtjen e koleksioneve dhe rritjen e funksionalitetit të deposë së muzeut.

Sipas Bogujevcit, përveç restaurimit, projekti parasheh edhe rikonceptimin e ekspozitave të përhershme, në mënyrë që muzeu të ofrojë një përvojë më moderne dhe më të qasshme për vizitorët.

Continue Reading

Lajmet

Një person humb jetën në aksident në Shkodër

Published

on

By

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Sipas të dhënave paraprake, viktima është rreth 50 vjeç, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të ngjarjes.

Në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Euronews/

Continue Reading

Lajmet

Nis votimi me postë për diasporën

Published

on

By

Nga sot ka nisur votimi me postë për shtetasit e Kosovës që janë regjistruar paraprakisht për të marrë pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rreth 105 mijë qytetarë pritet të votojnë përmes postës në këto zgjedhje.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se deri të mërkurën janë përgatitur rreth 75 mijë pako me fletëvotime, ndërsa rreth 30 mijë të tjera janë dërguar të enjten.

Çdo pako përmban fletëvotimin, zarfin e fshehtësisë, zarfin kthyes dhe udhëzuesin për procedurën e votimit. Sipas KQZ-së, secila dërgesë ka numër gjurmimi, në mënyrë që votuesit të mund të përcjellin vendndodhjen e pakos së tyre.

Votimi përmes postës do të zgjasë deri më 6 qershor. KQZ u ka bërë thirrje votuesve që t’i dërgojnë me kohë fletëvotimet, për të shmangur vonesat në arritjen e tyre për numërim në Kosovë.

Për këtë proces, KQZ ka vendosur kuti postare në 22 shtete të ndryshme, përfshirë Gjermaninë, Zvicrën, SHBA-në, Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shqipërinë.

Continue Reading

Të kërkuara