Lajmet

Trump: I dhurova Merkelit një flamur të bardhë kur iu nënshtrua Putinit dhe firmosi gazsjellësin rus

Trump: Iu luta qartësisht Angela Merkelit, se po bënte një marrëveshje të tmerrshme.

Published

on

Donald Trump pretendoi se i ka dërguar një flamur të bardhë si dhuratë ish-Kancelares gjermane, Angela Merkel, kur ajo nënshkroi marrëveshjen me Vladimir Putin për gazsjellësin rus Nord Stream 2, që do të dërgonte gaz në Gjermani. Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, projekti është pezulluar nga qeveria e re gjermane.

Gjatë një interviste për “Full Send Podcast”, Trump tha se Merkel “u dorëzua para Rusisë”, kur Gjermania i garantoi një kompanie pranë Kremlinit ndërtimin dhe operimin e gazsjellësit. Në përfundim të tij, gazi rus do të dërgohej direkt në Gjermani nga Rusia, në vend që të kalonte përmes shteteve të tjera, si Ukraina.

“Iu luta qartësisht Angela Merkelit, se po bënte një marrëveshje të tmerrshme. Pa dalë unë në skenë, askush nuk e dinte se çfarë ishte Nord Stream 2. Ia thashë qartë dhe publikisht dhe, në fakt, i bëra edhe një dhuratë, një flamur të bardhë. Kur me pyeti se çfarë ishte, i thashë se ishte flamuri i dorëzimit”.

Kritikët e gazsjellësit Nord Stream 2 thonë se i jep Moskës një ndikim edhe më të madh mbi të gjithë Europën, jo vetëm Gjermaninë. Ndërsa mbështetësit thonë se vendimi duhet bazuar mbi parime ekonomike, jo politike. Dy ditë para se Putin të urdhëronte personalisht pushtimin e Ukrainës, Kancelari i ri gjerman, Olaf Scholz, tha se ishte pezulluar projekti i certifikimit të gazsjellësit, që ka kushtuar 11 miliardë dollarë.

Trump miratoi sanksione kundër gazsjellësit në dhjetor 2019, duke thënë se me të, Berlini do të bëhej peng i Rusisë. Por në maj të vitit 2021, Joe Biden i anuloi sanksionet, në përpjekje për të rregulluar marrëdhëniet me Europën.

Continue Reading

Vendi

Prodhuesit vendorë i bashkohen aksionit të PDK-së te ndërtesa e Qeverisë

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon aksionin e saj për të pestën ditë me radhë, duke bllokuar hyrjen kryesore të ndërtesës së Qeverisë në shenjë pakënaqësie per mosthirrjen e seancës konstituive.

Mëngjesin e sotëm kësaj proteste i janë bashkuar për herë të parë edhe prodhuesit vendorë, të cilët së bashku me deputetët e PDK-së kanë qëndruar para hyrjes së ndërtesës qeveritare.

PDK-ja ka përsëritur thirrjen që të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit, me qëllim që të formohen institucionet dhe vendi të dalë nga ngërçi politik. Deputetët e këtij subjekti paralajmëruan se do të vazhdojnë me protestën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, duke e akuzuar pushtetin për bllokim të procesit./ E,A/

Foto: Ekonomia Online

Continue Reading

Lajmet

Kurti nis takimin me Abdixhikun, në përpjekje për zhbllokimin e institucioneve

Published

on

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka nisur takimin konsultativ me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Abdixhiku në takim është shoqëruar nga ish-presidentja Vjosa Osmani dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Ndërkohë, Kurti ka marrë pjesë në takim së bashku me nënkryetaren e LVV-së, Arbërie Nagavci, dhe ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati.

Para takimit, Kurti është shprehur optimist se bisedimet me LDK-në do të mund të kontribuojnë në ecjen përpara dhe në konstituimin e institucioneve të legjislaturës së 11-të.

“Do të shohim se si do të mund të ecim përpara bashkë që t’i konstituojmë institucionet e legjislaturës së 11-të, natyrisht me mirëbesim dhe me atmosferë pozitive”, ka deklaruar Kurti.

Takimi zhvillohet në kuadër të përpjekjeve të partive politike për tejkalimin e ngërçit institucional dhe gjetjen e një zgjidhjeje që do t’i hapte rrugë funksionalizimit të institucioneve të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shiste diploma profesionale të falsifikuara

Published

on

Një person me inicialet I.Ç. është arrestuar në Prizren nën dyshimin për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prizren dhe Policisë së Kosovës, i dyshuari, në cilësinë e pronarit dhe personit përgjegjës të një Qendre për Verifikim të Aftësive Profesionale, dyshohet se ka lëshuar diploma profesionale pa u zhvilluar trajnimet teorike dhe praktike përkatëse.

Hetimet e deritanishme tregojnë se nga viti 2019 deri më tani janë lëshuar rreth 1 mijë e 679 diploma, ndërsa për një diplomë dyshohet se paguhej rreth 300 euro. Sipas autoriteteve, përfitimi i dyshuar nga kjo veprimtari arrin në rreth 500 mijë euro.

Dyshohet se këto diploma janë përdorur për punësim brenda dhe jashtë Kosovës, si dhe për plotësimin e kritereve në procedura të ndryshme të prokurimit.

Gjatë kontrollit të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren, në bashkëpunim me inspektorët tatimorë, janë sekuestruar 333 diploma profesionale, dy pajisje kompjuterike, dy USB, tri vula të biznesit, një telefon mobil, 11 fleta me shënime për borxhet dhe pagesat, 630 euro para të gatshme dhe nëntë kartëvizita të biznesit.

Sipas hetimeve, subjekti dyshohet se nuk ka qenë i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) dhe nuk ka pasur autorizim për ofrimin, vlerësimin dhe certifikimin e kualifikimeve profesionale.

I dyshuari ndodhet në ndalim prej 48 orësh, ndërsa Prokuroria do të vlerësojë kërkesën për caktimin e masës për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale.

Prokuroria dhe Policia u kanë bërë thirrje qytetarëve që dyshojnë se janë mashtruar lidhur me diploma ose dokumente të aftësimit profesional nga ky subjekt, të raportojnë rastin në Prokurorinë Themelore në Prizren ose në stacionin më të afërt policor./A.K/

Continue Reading

Vendi

Asociacioni i Komunave paralajmëron protestë para Qeverisë më 1 shtator

Published

on

By

Këshilli i Kryetarëve të Asociacionit të Komunave të Kosovës ka vendosur që më 1 shtator, në orën 11:00, të organizojë një protestë përballë ndërtesës së Qeverisë në Sheshin “Skënderbeu”.

Përmes një njoftimi zyrtar në Facebook, AKK bëri të ditur se protesta organizohet për mbrojtjen e buxheteve, pronës dhe kompetencave komunale, si dhe për kompensimin e dëmeve nga vërshimet dhe detyrimeve që rrjedhin nga kontratat kolektive. Po ashtu, kërkohet zbatimi i normës së përvojës së punës prej 0.5 për qind nga buxheti qendror, financim i drejtë për komunat dhe ndalimi i ndërhyrjeve të nivelit qendror në autonominë lokale.

Lidhur me këtë vendim, Asociacioni i Komunave të Kosovës deklaroi zyrtarisht: “Protesta do të jetë paqësore, institucionale dhe jopartiake, në mbrojtje të interesave të Komunave dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

Vendimi ka nxitur edhe reagime të ndryshme mes krerëve të komunave.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një reagimi në Facebook ka akuzuar Qeverinë për qasje totalitare dhe për ndëshkimin e komunave që nuk udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje. Në anën tjetër, kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë të ditur se komuna e tij nuk do të marrë pjesë në këtë protestë, duke deklaruar se Rama nuk mund të flasë në emër të të gjithë kryetarëve të komunave. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara