Lajmet

Trump flet për herë të parë për zgjedhjet presidenciale: Mashtrim historik

Edhe pse nuk e pranoi zyrtarisht, Trump nuk e fsheh ambicien për të garuar përsëri në zgjedhjet presidenciale të 2024.

Published

on

Pandemia, dëmshpërblimi nga Kina, akuzat për mungesë të transparencës së financave të tij dhe kompanive që ai drejton dhe gara presidenciale e vitit 2024. Donald Trump foli hapur dhe qartë, për herë të parë që nga muaji janar kur u largua nga Shtëpia e Bardhë, në Konventën e Partisë Republikane në Karolinën e Veriut.

Akuzat i nisi me doktor Anthony Faucin, që nuk e cilësoi një mjek por një promovues të madh, referuar këtu daljeve të tij në televizion sikurse e akuzoi edhe për menaxhim të gabuar të pandemisë në Shtetet e Bashkuara.

“Ai është gabuar për cdo çështje në lidhje me pandeminë, u gabua për Wuhanin, u gabua edhe për laboratorin. Ai është promovues, jo një doktor i madh por një promovues I madh”

Sipas Trump, Kina do të duhet të dëmshpërblejë me 10 trilionë dollarë Shtetet e Bashkuara dhe mbarë botën, për përhapjen e Covid-19. Trump foli edhe për hetimin kriminal të nisur ndaj tij nga zyra e prokurorit të Nju Jorkut, duke e cilësuar atë si përpjekjen e fundit të demokratëve për ta fundosur ish presidentin, pas sagës së 2 “impichment”, që sipas tij dështuan.

“Ka qënë një gjueti 5 vjecare shtrigash, mashtrim pas mashtrimi. Dhe ata nuk do të ndalojnë deri në nëntor të 2024”

Trump u zotua se do të ndihmojë republikanët në zgjedhjet e 2022 ndërsa fitoren e Biden e quajti një mashtrim.

“Zgjedhjet presidenciale të 2020 ishin zgjedhjet më të korruptuara në historinë e shtetit tonë. Ata përrdorën Covidin dhe votat me postë për të vjedhur zgjedhjet. Ishin zgjedhje si të një shteti të botës së tretë. Shpëtimi I Amerikës varet në aftësinë tonë për të zgjedhur republikanët në cdo nivel, duke nisur nga zgjedhjet e mesit të mandatit vitin e ardhshëm.

Edhe pse nuk e pranoi zyrtarisht, Trump nuk e fsheh ambicien për të garuar përsëri në zgjedhjet presidenciale të 2024.

Lajmet

Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C sot në Kosovë

Published

on

By

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 25 deri në 29 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.

Continue Reading

Lajmet

Nesër në UBT mbahet konferenca mbi sigurinë në komunikacionin rrugor

Published

on

By

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit në UBT, përkatësisht Departamenti i Trafikut dhe Transportit, do të organizojë nesër konferencën me temë “Siguria në Komunikacionin Rrugor”, një aktivitet akademik dhe profesional që synon të trajtojë sfidat dhe rëndësinë e sigurisë në trafikun rrugor.

Konferenca do të mbahet më 26 maj 2026, në kampusin e UBT-së në Lipjan, duke filluar nga ora 11:30, dhe do të mbledhë përfaqësues institucionalë, ekspertë të fushës së komunikacionit, profesorë, studentë dhe profesionistë të industrisë.

Përmes organizimit të aktiviteteve të tilla, UBT vazhdon të kontribuojë në avancimin e dijes profesionale dhe në trajtimin e temave me rëndësi shoqërore dhe institucionale, duke lidhur akademinë me praktikat reale dhe sfidat e kohës.

Continue Reading

Lajmet

Dizajni, moda dhe identiteti kulturor në fokus të webinarit ndërkombëtar në UBT

Published

on

By

Në kuadër të Ditëve të Artit dhe Dizajnit, që po zhvillohen në UBT me mbi 30 aktivitete të ndryshme artistike, kreative dhe akademike, u organizua webinari ndërkombëtar me temën “Design, Memory and Identity in Contemporary Culture”, i udhëhequr nga Prof. Cennet Lika.

Ky aktivitet bëri bashkë në formatin online profesorë, artistë, dizajnerë dhe studentë nga vende të ndryshme, duke krijuar një platformë bashkëkohore diskutimi mbi rolin e dizajnit, kujtesës dhe identitetit në kulturën moderne. Përmes një qasjeje ndërdisiplinore, webinari trajtoi mënyrën se si moda, arti, kultura vizuale dhe identiteti kulturor ndërthuren në realitetin bashkëkohor dhe ndikojnë në formësimin e shoqërisë moderne.

Në panel morën pjesë emra të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë, si: Elisa Poli – Program Leader Senior në NABA, Itali, Phlox Van Oppen – dizajnere tekstili nga Holanda, Tiina Burton – artiste dhe Senior Digital Fashion Lecturer në Cambridge, si dhe ligjëruesit e UBT-së, Dukagjin Muhaxheri dhe Dardan Luta.

Diskutimet sollën perspektiva të ndryshme mbi zhvillimet më të fundit në art, dizajn, modë dhe kulturë digjitale, duke i njohur studentët me praktikat dhe trendet bashkëkohore ndërkombëtare në industrinë kreative.

Përmes aktiviteteve të tilla, UBT vazhdon të dëshmojë përkushtimin në avancimin e programeve të artit dhe dizajnit, duke u ofruar studentëve mundësi të drejtpërdrejta bashkëpunimi me profesionistë vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe qasje në tema aktuale që ndërlidhen me kreativitetin, inovacionin dhe industrinë moderne kreative.

Ditët e Artit dhe Dizajnit në UBT po vazhdojnë me ekspozita, punëtori, ligjërata, diskutime dhe aktivitete të shumta interaktive, duke e shndërruar kampusin në një qendër të rëndësishme të artit, dizajnit dhe inovacionit kulturor.

 

Continue Reading

Lajmet

Vdekje tragjike dhe të njëpasnjëshme në Durrës

Published

on

By

Dy ngjarje të rënda janë regjistruar gjatë ditës së sotme në Durrës, ku një burrë dhe një grua kanë humbur jetën në rrethana tragjike.

Në zonën e ish-Kënetës, një 68-vjeçar u gjet pa shenja jete në banesën e tij nga familjarët, ndërsa policia po e heton rastin si vetëvrasje me varje.

Ndërkohë, në lagjen 18 të qytetit, një grua 46-vjeçare dyshohet se është hedhur nga kati i pestë i një pallati.

Të dyja rastet po hetohen nga autoritetet, ndërsa shkaqet mbeten ende të paqarta.

Continue Reading

Të kërkuara