Bota

Trump: Ndalëm luftën 400-vjeçare mes Kosovës dhe Serbisë

Publikuar

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një tubim në Nebraska ka deklaruar se me ndërmjetësimin e tij e kanë ndalur luftën 400-vjeçare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Unë jam nominuar për tri çmime Nobel, a mund ta besoni, dhe kjo për rajone të ndryshme. Si mes Kosovës dhe Serbisë, jemi duke bërë marrëveshje tregtare. Ata ishin duke e luftuar dhe duke e vrarë njëri-tjetrin për shumë dekada. Më pas ju thash që ne nuk do të bëjmë asnjë biznes me ta, ata e duan biznesin tonë, ne nuk do të bëjmë asnjë biznes deri sa ata të ndalen së mbyturi njëri-tjetrin. Dhe e dini çfarë, u deshën vetëm 20 minuta për të bërë marrëveshje! Mendoj që ata po luftonin që 400 vjet, ishin duke luftuar për shumë kohë. Para dy muajve ata ishin në zyrën time, duke përqafuar e puthur njëri-tjetrin”, ka thënë ai.

Bota

Ekonomia gjermane sheh tkurrjen vjetore të pestë radhazi të PBB-së

Publikuar

nga

Ekonomia gjermane është tkurrur me 0.2% në tremujorin e parë të vitit 2024 në bazë vjetore, deklaroi të martën departamenti i statistikave të vendit Destatis. Që nga fillimi i vitit të kaluar, ekonomia gjermane është tkurrur çdo vit për pesë tremujorë radhazi.

Vitin e kaluar, ekonomia gjermane u tkurr me 0.2% në tremujorin e parë, të dytë dhe të katërt, dhe 0.4% në tremujorin e tretë, në bazë vjetore. Në bazë tremujore, produkti i brendshëm bruto (PBB) i vendit u rrit lehtësisht me 0.2% në periudhën janar-mars.

PBB-ja u tkurr me 0.5% në tremujorin e fundit të vitit 2023. Për shkak të dy rënieve të njëpasnjëshme të PBB-së, ekonomia gjermane kishte hyrë edhe në një recesion teknik vitin e kaluar.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Ministri i Jashtëm i Polonisë bën udhëtimin e parë jashtë vendit në Kiev

Publikuar

nga

Ministri i Jashtëm i Polonisë ka mbërritur në Kiev në vizitën e tij të parë zyrtare jashtë vendit, tha një ambasador ukrainas.

Radoslaw Sikorski postoi një selfie për X e cila dukej se e shfaqte atë në kryeqytetin ukrainas, me mbishkrimin: “Vizita e parë jashtë vendit; Tashmë këtu”.

Vasyl Zvarych, ambasadori i Ukrainës në Poloni, shkroi në përgjigje “Mirë se erdhe në Kiev! Faleminderit për mbështetjen e Ukrainës. Së bashku jemi më të fortë”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

ShBA: Dy burra akuzohen për vrasjen e 3600 zogjve

Publikuar

nga

Dy burra amerikanë janë akuzuar për vrasjen e paligjshme të rreth 3600 zogjve, duke përfshirë shqiponja.

Simon Paul dhe Travis John Branson dyshohet se qëlluan zogjtë gjatë disa viteve dhe shitën pjesë dhe pupla në tregun e zi. Ata u akuzuan për konspiracion, shkelje të ligjit për mbrojtjen e shqiponjave dhe trafikim të paligjshëm.

Dy burrat u urdhëruan të paraqiteshin në gjykatë në janar. Në një rast, burrat përdoren një kufomë dreri për të tërhequr zogjtë përpara se t’i qëllonin.

Prokurorët nuk pranuan të japin detaje të mëtejshme kur u kontaktuan të mërkurën.

Akuzat për konspiracion dhe trafikim parashikojnë dënime maksimale prej pesë vjetësh burgim dhe shkeljet e ligjit për mbrojtjen e shqiponjës dënohen me një vit burg, plus gjoba.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Ukraina paralajmëron kursim të energjisë elektrike për shkak të dëmtimeve të reja nga sulmet ruse

Ukrenergo u bëri thirrje qytetarëve që “të kursejnë energjinë elektrike”.

Publikuar

nga

Importet emergjente të energjisë nga Polonia, Sllovakia dhe Rumania po mbështesin sektorin e energjisë në Ukrainë pasi moti i ftohtë ka shkaktuar një deficit.

Operatori i rrjetit energjetik të Ukrainës, Ukrenergo, u bëri thirrje qytetarëve që “të kursejnë energjinë elektrike” në një deklaratë në Telegram.

Kompania tha se 408 shtëpi mbeten pa energji elektrike, si rezultat i mungesës së energjisë dhe bombardimeve ruse.

“Ka dëmtime të reja në rrjetet Oblenergo në rajonet Donetsk, Kharkiv dhe Kherson”, tha ai.

“Punimet e riparimit janë duke vazhduar në disa njësi të termocentraleve dhe termocentralet diellore nuk mund të punojnë në kapacitetin e tyre maksimal për shkak të mbulesës së dendur të reve në të gjithë vendin”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara