Sport

Tronditje në Angli: Humb jetën portieri James Hitchcock, arrestohet një futbollist!

Published

on

Anglia është tronditur nga lajmi për humbjen e jetës së James Hitchcock, portierit 28-vjeçar të klubit Barton Town FC, i cili është pjesë e Northern Counties East Football League. Hitchcock u sulmua gjatë një incidenti të ndodhur të dielën në stacionin hekurudhor Barton-upon-Humber dhe ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve në kokë.

Klubi i tij e bëri publik lajmin e dhimbshëm, duke shprehur ngushëllime për familjen dhe komunitetin sportiv që është prekur rëndë nga kjo tragjedi. Hitchcock ishte i martuar dhe baba i një fëmije, çka e bën humbjen edhe më të rëndë.

Policia Britanike ndërmori masa të menjëhershme duke arrestuar 21-vjeçarin Mckenzie Dicicco, një sulmues i njohur në ekipet e vogla angleze, si i dyshuar për vrasjen. Ngjarja ka tronditur jo vetëm futbollin rajonal, por edhe publikun më të gjerë, duke hapur debate mbi sigurinë dhe dhunën jashtë fushës së sportit.

Hetimet vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e incidentit që i mori jetën portierit të ri./UBTNews/

Lajmet

​Liga Konferenca, Drita nxjerr një pikë si mysafire

Published

on

Drita e Gjilanit ka nisur mbarë sezonin historik të klubit gjilanas në Ligën Konferenca duke luajtur baras në ndeshjen e parë në udhëtim ndaj skuadrës finlandeze KuPS.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin Tammela në Tempere të Finlandës, me kapacitet prej tetë mijë ulësesh.

Polaku Piotr Parzyszek solli KuPS në epërsi në minutën e 74-të, pas asistimit nga Voutilainen.

Skuadra gjilanase u rikthye në lojë me golin e Albert Dabiqajt në minutën e 80-të, pas asistimit të Blerton Shejit.

Njëherësh Dabiqaj shënoi golin historik për Dritën në Ligën Konferenca pasi ky është goli i parë i skuadrës gjilanase në debutimin e saj në këtë ligë, e cila ka 36 ekipe evropiane,/S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Xhaka në garë me Haalandin dhe yjet e tjerë për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Premierligë

Published

on

Ylli kosovar Granit Xhaka po shfaq formë të jashtëzakonshme në edicionin e ri dhe mbetet në garë yjet e tjerë për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Premierligë

Xhaka u transferua gjatë verës nga Bayer Leverkuseni në Sunderland dhe menjëherë prezenca e tij ka pasur impakt në ekipin anglez.

Krahas organizimit të lojës, duke kontribuuar si në aspektin defanziv, ashtu edhe në atë ofanziv, veterani i mesfushës ka kontribuuar edhe me asistime, duke qenë lojtari më i rëndësishëm i Sunderlandit deri tash në sezonin 2025/26.

Për këtë, Premierliga e ka përfshirë përfaqësuesin zviceran në mesin e kandidatëve për t’u zgjedhur futbollisti më i mirë i muajit shtator.

Përpos Xhakës, në garë janë edhe lojtarët tjerë që bënë paraqitje pozitive në muajin që shkoi si: Erling Haaland, Danchi Kamada, Yankuba Minteh, Robin Roefs e Martin Zubimendi./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Europa League sonte vjen me 18 lojë

Published

on

Xhiroja e dytë e Europa League do të luhet këtë të enjte, ku në programin zyrtar do të jenë 18 ndeshje interesante që do të zhvillohen.

Vëmendja kryesore do të jetë fokusuar në lojën AS Roma – Lille, që nis nga ora 18:45 minuta.

Ndeshjet tjera që do të luhen sonte janë si në tabelën vijuese:

/S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Klubet basketbollistike dhe shifrat që përfituan nga Ligji i Sponsorizimit

Published

on

Ligji i Sponsorizimit konsiderohet se ligji që i ka sjellë shumë benefite klubeve sportive të cilat përmes këtij ligji kanë rritur financat e tyre duke hapur kështu rrugë për investime edhe dhe përforcime të skuadrave.

Drejtori Ekzekutiv ne Agjencinë e Sportit brenda Ministrisë së Sportit, Fidan Shatri ka publikuar shot shifra e klubeve të Superligës së Kosovës në basketboll që kanë përfituar më së shumti gjatë vitit 2025 nga Ligji i Sponsorizimit.

Klubi i basketbollit Ylli ka kaluar milionëshin, më saktësisht skuadra nga Suhareka për përfituar 1,109,500.

Në vendin e dytë është KB Trepça që ka arkëtuar 817,000 euro, e ndjekur nga KB Sigal Prishtina me 410,000 euro dhe KB Bashkimi me 386,000 euro./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara