Lajmet

Tronditet Shqipëria, tre vrasje dhe një shpërthim me tritol në 24 orët e fundit

Published

on

Shqipëria është tronditur ditën e djeshme nga ngjarjet tragjike, ku u konfirmuan tre vrasje dhe një atentat i një shpërthimi me tritol. Ngjarjet ndodhën në qytetet Berat, Durrës, Shkodër dhe Tiranë ka njoftuar Policia e Shtetit.

Berat

Ngjarja tragjike në Berat ndodhi kur pas një konflikti shtetasi Kristo Mema Alias Kastriot Hoxha, 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, ka goditur me mjet prerës shtetasin Keli Hoxha., 42 vjeç, i cili ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10, kur situata mes dy personave u përshkallëzua në dhunë fizike.

Sipas të dhënave paraprake, konflikti ka nisur për shkak të një kali që përdorej për shëtitje turistike në zonën e kalasë.

Policia e Beratit ka arrestuar autorin e vrasjes me iniciale K.M.

Durrës

Në qytetin e Durrësit, 25-vjeçari Marjan Kodheli u bë e ditur se vrau me thikë babanë e tij, Pjetër Kodheli, një 69-vjeçar i cili u gjet pa shenja jete në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur saktësisht në zonën e Kodrës së Kuajve, në fshatin Shkallnur të Durrësit.

Pas një ndjekjeje intensive që zgjati rreth dy orë, forcat e posaçme “Shqiponja” arritën ta arrestojnë në lagjen nr. 13 të Durrësit, në një lokal në bregdet te Shkëmbi i Kavajës, në pronësi të motrës së vet. Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi thikën me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

Shkodër

Ndërkaq, në Shkodër iu vu tritol 38-vjeçarit Enea Busukja, i cili sapo ndezi makinën, mjeti shpërtheu. Sipas policisë, si pasojë e shpërthimit ai mbeti i plagosur.

Tiranë

Në Tiranë, ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë duke marrë përmasa tragjike, kur 34-vjeçari Indrit Ismaillari, kamerier në lokalin në zonën e Komunës së Parisit, ka mbetur viktimë pasi është goditur me thikë nga Filip Shehu, i cili punonte si kuzhinier në këtë biznes, ku ishin kolegë në të njejtin biznes.

Autori u arrestua menjëherë nga forcat e policisë pas krimit./S.K/KP/TCH/

 

 

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Mitrovicë, sulmoi policët dhe kanosi me vrasje

Published

on

Një person është arrestuar në Mitrovicën e Jugut, pasi dyshohet se ka sulmuar një qytetar dhe më pas disa zyrtarë policorë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari, mashkull kosovar, në gjendje të dehur kishte goditur një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Gjatë arrestimit në vendin e ngjarjes, i dyshuari ka sulmuar një zyrtar policor. Sulmet kanë vazhduar edhe në stacionin policor dhe më pas në spital, ku ai dyshohet se ka sulmuar edhe dy zyrtarë të tjerë policorë, ndërsa i ka kanosur verbalisht me vrasje.

Po ashtu, ai ka dëmtuar motoçikletën e viktimës dhe një veturë tjetër.

Si pasojë e incidentit, tre zyrtarë policorë dhe viktima kanë pranuar trajtim mjekësor. Pas trajtimit mjekësor, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Qendrën Korrektuese të Dubravës, dyshohet se tentoi të fuste drogë për një të burgosur

Published

on

Një person është arrestuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës, pasi dyshohet se ka tentuar të fusë substanca narkotike gjatë një vizite.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, oficerët korrektues kanë vërejtur lëvizje të dyshimta mes një të burgosuri dhe një vizitori, të dy meshkuj kosovarë, në sallën e vizitave.

Gjatë kontrollit të të burgosurit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë rreth 10 gramë. Dyshohet se substanca i ishte dorëzuar nga vizitori.

I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vdes një i burgosur në Burgun e Dubravës, trupi dërgohet për obduksion

Published

on

Një person që po vuante dënimin në Burgun e Dubravës ka ndërruar jetë gjatë ditës së enjte.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima, mashkull kosovar, fillimisht është dërguar në qendrën mjekësore të burgut dhe më pas në Spitalin e Pejës, ku mjekët kanë konstatuar se ai ishte pa shenja jete.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet lidhur me rrethanat e vdekjes janë duke vazhduar.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vrasje e rëndë në tentativë në Prishtinë, dy persona të plagosur

Published

on

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një incidenti me armë zjarri që ka ndodhur në rrugën “Papa Gjon Pali” në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”. Dy viktima meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore, pasi dyshohet se janë sulmuar nga një i dyshuar mashkull kosovar me armë zjarri.

Policia ka arritur ta lokalizojë të dyshuarin, i cili kishte pësuar plagë në këmbë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Nën mbikëqyrje policore në QKUK po qëndrojnë njëri nga të lënduarit dhe i dyshuari.

Sipas mjekëve, njëra nga viktimat ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë konfiskuar veturën në të cilën dyshohet se ka ndodhur rasti.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara