

Shëndeti
Tri mënyra si të hiqni dorë nga sheqeri në kafe dhe çaj
Gjithçka bëhet më e vështirë kur vjen puna te limitimi i sasive të sheqerit që marrim “me dashje” në pijet e përditshme.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiNë ditët e sotme ku sheqeri është i pranishëm në çdo lloj ushqimi të procesuar ose jo, varësia ndaj tij është thuajse e pashmangshme.
Gjithçka bëhet më e vështirë kur vjen puna te limitimi i sasive të sheqerit që marrim “me dashje” në pijet e përditshme.
Kjo është një sfidë shumë e vështirë dhe e nevojshme, duke marrë parasysh të gjithe problemet shëndetësore që lidhen me sheqerin.
Nuk jetoni dot pa ëmbëlsuar kafenë apo çajin? AgroWeb ju jep 3 këshilla të shpejta se si të fitoni pavarësinë!
“Sheqeri është kaq i dëmshëm dhe ju mund të mos jeni as të vetëdijshëm sa shumë po konsumoni” thonë ekspertët. Ja se çfarë sugjerojnë ata që të bëni për të ulur konsumin e tij pa e bërë kafen apo çajin më pak të shijshëm:
Përllogatisni veset tuaja
Duhet të jeni të vetëdijshëm për sasinë e sheqerit apo ëmbëlsuesve të tjerë që përdorni gjatë ditës. Duhet të jeni të sinqertë me vetën e të kuptoni se ku qëndroni me konsumin e tij nëse kërkoni ndryshim.
Reduktoni përdorimin e ëmbëlsuesve në mënyrë graduale
Nëse e konusmoni kafen më shumë sheqer, t’i ushtroni vetes presion nuk është e nevojshme. Fillojeni procesin duke përgjysmuar sasinë e tij gjatë javës së parë. Vazhdoni reduktimin duke përgjysmuar sasinë javë pas jave.
Eksperimentoni
Nëse reduktimi i ëmbëlsuesve në 0% do ju privonte nga kënaqësia e të pirit kafe apo çaj nuk është e nevojshme t’ja bëni vetes këtë. Mjafton të reduktoni përdorimin e tyre sa më shumë të jetë e mundur.
Sado sasi të reduktoni është një fitore më shumë për ju dhe duhet të vetëlavdëroheni! Gjatë rrugës eksperimentoni me mënyra të reja që mund t’ju ndihmojnë, si për shembull të pini një lloj kafeje që ka kokrra më pak të pjekura dhe shije më të lehtë./AgroWeb.org
Shëndeti
Studim: Njihuni me ushqimin që ul yndyrën e mëlçisë me 40%
Published
24 minutes agoon
August 13, 2025By
UBT News
Një dietë e kufizuar me kalori dhe jo me proteina të ulëta çoi në reduktim prej 40% të yndyrës së akumuluar në mëlçi, sipas gjetjeve të një studimi gjerman që ekzaminoi efektin e modelit dietik në sëmundjen e mëlçisë yndyrore joalkoolike, shkaku i sëmundjeve kronike të mëlçisë në mbarë botën.
Ekipi hulumtues i Institutit Gjerman të Ushqyerjes Potsdam-Rehbruecke, i udhëhequr nga Dr. Olga Ramich e profesori Andreas Pfeiffer, kishin identifikuar në studimet e mëparshme se një dietë me proteina të lartë është më efektive se ajo me pak proteina, dhe në një studim të ri, tani hedh dritë mbi mekanizmin e funksionimit të kësaj diete të veçantë.
Sëmundja e mëlçisë dhjamore jo-alkoolike karakterizohet nga grumbullimi i yndyrës në mëlçi e shoqërohet me obezitet, diabetin e tipit 2, presionin e lartë të gjakut dhe çrregullimet e lipideve. Nëse nuk trajtohet, mbart rrezikun e zhvillimit të cirrozës së mëlçisë dhe mund të kërcënojë jetën e të sëmurit.
Shkaqet e sëmundjes variojnë nga një mënyrë jetese jo e shëndetshme, ngrënia e ushqimeve me yndyrë e sheqer, dhe mungesa e ushtrimeve fizike, deri te faktorët gjenetikë. Në studimin e ri, studiuesit shikuan si përmbajtja e proteinave në ushqime ndikon në sasinë e yndyrës së mëlçisë tek njerëzit obezë me sëmundje të mëlçisë yndyrore jo-alkoolike.
19 pjesëmarrës ndoqën një dietë me proteina të lartë ose të ulët për tre javë. Ata i’u nënshtruan një operacioni bariatrik për të trajtuar obezitetin gjatë të cilit u morën mostrat e mëlçisë. Analiza e mostrave tregoi se dieta me kalori të ulët dhe me shumë proteina reduktoi yndyrën e mëlçisë në mënyrë më efektive sesa dieta me kalori të ulët dhe me proteina të lartë. Në rastin e parë sasia e yndyrës u reduktua me 40%, ndërsa në rastin e dytë mbeti e pandryshuar.
Pjesëmarrësit në të dy grupet humbën gjithsej rreth pesë kilogramë.
“Nëse rezultatet vazhdojnë të konfirmohen në studime më të mëdha, rekomandimi për rritjen e marrjes së proteinave të kombinuara me një dietë të shëndetshme me pak yndyrë mund të gjejë rrugën e saj në mjekësi si pjesë e një trajtimi efektiv për mëlçinë e dhjamosur”, thotë Andreas Pfeiffer.
Studiuesit vlerësojnë se efekti pozitiv i kësaj diete qëndron në faktin se marrja, ruajtja dhe sinteza e yndyrës është e shtypur. Kjo sugjerohet nga analizat gjenetike të gjera të mostrave të mëlçisë të kryera më pas nga profesori Stephan Herzig dhe ekipi i tij në qendrën kërkimore Helmholtz Zentrum München.
Disa gjene përgjegjës për thithjen, ruajtjen dhe sintezën e yndyrës në mëlçi ishin më pak aktive pas dietës me proteina të lartë sesa pas dietës së ulët.
Në të njëjtën kohë, me rezultate befasuese u hetuan edhe mitokondritë, sipas Dr. Olga Ramich, e cila kreu studimin përkatës së bashku me kolegët e saj në Departamentin e Fiziologjisë dhe Metabolizmit të Energjisë të Institutit Gjerman të Ushqyerjes Potsdam-Rehbruecke.
“Aktiviteti mitokondrial ishte i ngjashëm në të dy grupet. Kjo na befasoi. Të hidhnim hipotezën se një dietë me proteina të lartë do të rriste aktivitetin mitokondrial e do kontribuonte në reduktimin e yndyrës së mëlçisë”, tha Susanne Klaus, kreu i Departamentit të Fiziologjisë dhe Metabolizmit të Energjisë.
Studiuesit u befasuan gjithashtu kur zbuluan se nivelet serike të faktorit të rritjes së fibroblasteve 21 ishin më të ulëta pas dietës me proteina të lartë që reduktonte yndyrën e mëlçisë sesa pas dietës me pak proteina.
Shëndeti
Një virus i zakonshëm mund të nxisë zhvillimin e një lloji të rrezikshëm kanceri?
Published
2 hours agoon
August 13, 2025By
UBT News
Studimi i ri tregon se beta-HPV mund të integrohet në ADN dhe të nxisë zhvillimin e kancerit, veçanërisht tek personat me imunitet të dobësuar.
Shkencëtarët kanë arritur në një zbulim që mund të ndryshojë mënyrën si e kuptojmë një nga format më të shpeshta të kancerit në botë.
Një tip i zakonshëm i virusit human papilloma, i njohur si beta-HPV, mund të jetë më i rrezikshëm se sa mendohej. Deri tani besohej se ky virus përkeqësonte dëmtimet e lëkurës të shkaktuara nga rrezatimi UV. Një studim i ri tregon se mund të marrë kontrollin mbi qelizat dhe të nxisë zhvillimin e kancerit.
Informacionet dolën nga rasti i një gruaje 34-vjeç, e cila po luftonte me karcinomën e qelizave skuamoze në ballë. Pavarësisht operacioneve, tumoret i riktheheshin. Një analizë zbuloi një fakt tronditës: beta-HPV ishte integruar në ADN-në e qelizave të kancerit, duke prodhuar proteina që përshpejtonin përparimin e sëmundjes. Ky është rasti i parë i konfirmuar ku beta-HPV është integruar në ADN-në qelizore dhe ka marrë pjesë aktive në ruajtjen e kancerit.
Pacientja kishte një çrregullim të rrallë imunitar të trashëguar, që pengonte qelizat T, mbrojtësit kryesorë kundër infeksioneve të sulmonin HPV-në.
Edhe pse trupi riparonte me sukses dëmtimet nga rrezatimi UV, imuniteti i dobët i lejoi virusit të përhapej e të merrte kontrollin, ajo vuante edhe nga simptoma tjera të HPV-së, si lythat në lëkurë dhe në gojë.
“Kjo tregon se mund të ketë edhe persona tjerë me formë agresive të cSCC-së, që kanë defekte bazë imunitare e që mund të përfitojnë nga terapitë e fokusuara tek sistemi imunitar,”-theksoi Andrea Lisco, specialiste e imunologjisë në Institutin Kombëtar Amerikan për Alergji dhe Sëmundje Infektive.
Trajtimi pati sukses, jo vetëm që agresiviteti i kancerit të lëkurës u zhduk, por u zhdukën të gjitha simptomat e tjera të HPV-së. Gjatë tre viteve të ndjekjes, nuk pati asnjë shenjë rikthimi të sëmundjes.
“Kjo arritje s’do të ishte e mundur pa bashkëpunimin e virusologëve, imunologëve dhe ekspertëve të transplantit, që punuan nën të njëjtin çati,”-tha Lisco.
Edhe pse rrezatimi UV mbetet shkaktari kryesor i kancerit të lëkurës, ky studim tregon se në raste të rralla, viruse si beta-HPV mund të kenë rol vendimtar, veçanërisht tek individët me sistem imunitar të dobësuar.
Zbulimi thekson rëndësinë e qasjes së personalizuar në trajtimin e kancerit, e cila rezulton më efikase se metodat standarde e jep shpresë për përmirësimin e luftës kundër viruseve si alfa-HPV, që shkakton kancerin e qafës së mitrës, sidomos duke pasur parasysh se vaksinimi ka ulur ndjeshëm vdekshmërinë
Aktualitet
Kardiologu Edis Demiri nga United Hospital shpjegon simptomat që tregojnë probleme me zemrën në podcastin “Shëndeti në rend të parë” në Telegrafi
Published
2 hours agoon
August 13, 2025By
Driton Iseni
Në episodin e 40 të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, i mbështetur nga United Hospital, kardiologu invaziv Edis Demiri foli për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të zemrës.
Demiri shpjegoi se si t’i kuptojmë më mirë simptomat e para të problemeve të zemrës, rreziqet që i kërcënojnë, si dhe arritjet më të fundit teknologjike në këtë fushë.
Ai theksoi se disa nga simptomat që nuk duhet të neglizhohen për problemet e zemrës janë: dhimbja në kraharor, vështirësia në frymëmarrje, lodhja e tepruar dhe ndjesia e rëndesës në trup.
Kardiologu gjithashtu vuri në dukje se, ndonëse stresi dhe ankthi mund të shkaktojnë simptoma të ngjashme, një kontroll i hershëm mund të bëjë diferencën.
Demiri përmendi disa faktorë kryesorë të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare: presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, duhani dhe mungesa e aktivitetit fizik. Ai nënvizoi se shumica e këtyre faktorëve mund të parandalohen përmes një stili jetese të shëndetshëm dhe kontrollit të rregullt mjekësor.
Gjatë bisedës, doktori Demiri rekomandoi gjithashtu ushqim të shëndetshëm dhe aktivitet fizik, të cilat janë thelbësore për shëndetin e zemrës.
Për më shumë, ndiqni podcastin e plotë “Shëndeti në rend të parë”. /Telegrafi/
Shëndeti
Ushqimi që duhet të hani më shpesh pas moshës 30 vjeç
Published
3 hours agoon
August 13, 2025By
UBT News
Pas moshës 30 vjeç, është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje zakoneve të përditshme që ndikojnë në shëndetin tuaj afatgjatë. Një zakon i dobishëm që ia vlen të përvetësohet është të hani arra rregullisht.
Arrat njihen si ushqim i pasur me vlera ushqyese, përmbajnë yndyrna të shëndetshme, fibra dhe substanca natyrale që ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit në trup. Ato dallohen sepse mund të kenë një efekt pozitiv në zemër, tru dhe gjendjen e përgjithshme të shëndetit.
Arrat mund të jenë shtesë e thjeshtë në dietë. Ato mund të hahen veçmas si meze e lehtë, të shtohen në sallata, kos ose të përdoren në përgatitjen e pjatave të ndryshme. Një grusht në ditë, që është rreth 30 gramë, është i mjaftueshëm për të përfituar nga përfitimet e tyre.
Edhe pse me shumë kalori, arrat në sasi të moderuara nuk përbëjnë kërcënim për peshën trupore, veçanërisht nëse janë pjesë e një diete të ekuilibruar.
Ato mund të ofrojnë ndjesi ngopjeje e të ndihmojnë në ruajtjen e energjisë gjatë gjithë ditës. Duke e futur këtë zakon, është e mundur të ndikohet pozitivisht në shëndet dhe mirëqenie, gjë që është veçanërisht e rëndësishme ndërsa trupi plaket dhe ndryshon.
Shtimi i arrave në dietën tuaj mund të jetë një hap i vogël, por i rëndësishëm drejt ruajtjes së vitalitetit dhe mirëqenies.

Top Kolshi një muaj paraburgim për vrasjen e Enver Bajraktarit në Baicë të Lipjanit

Master në AI? UBT – i vetmi që ofron programin Shkenca Kompjuterike me orientim në këtë fushë

Studim: Njihuni me ushqimin që ul yndyrën e mëlçisë me 40%

Shkëndija pëson 5 gola në Azerbajxhan, skuadra shqiptare e mbyll aventurën në Champions

Sekuestrohen 20 motoçikleta nga policia nё Gjilan

AME: 633 zjarre të raportuara javën e fundit, nëntë vatra aktive

Vrasja e trefishtë në Gjilan, MD kërkon masa displinore – KPK: S’komentojmë thirrjet e ekzekutivit

Taylor Swift zbulon se do të sjellë albumin e radhës

Tre rregulla të arta për rritjen e fëmijëve të fortë dhe të pavarur
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT organizoi Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit