Lajmet

Tri gra u vranë gjatë vitit 2022, shteti “spektator”

Policia e Kosovës njofton se gjatë vitit të kaluar janë raportuar mbi dy mijë raste të dhunës në familje.

Published

on

Kosova u trondit nga tri vrasje të grave gjatë vitit të kaluar. Lirije Qerimajt, Sadije Godenit e Hamide Magashit, shteti dështoi që t’ju ofrojë mbrojtje. Ani pse kërkuan ndihmën e institucioneve, jeta e tyre për pak kohë u privua nga bashkëshortët. Në të tri rastet konsiderohet se autoritetet nuk arritën të parandalojnë një krim të tillë. Absurde po vlerësohen edhe veprimet që u morën. Jeta e grave nga Kosova nuk po trajtohet me prioritet, thonë organizatat për mbrojtjen e drejtave të grave.

Policia e Kosovës njofton se janë raportuar mbi dy mijë raste të dhunës në familje, ku tri grave u është privuar edhe jeta.

“Në periudhën janar-nëntor 2022, janë evidentuar 2 mijë e 471 raste, në këto raste kanë qenë 2 mijë e 517 viktima (2 mijë e 55 femra dhe 462 meshkuj). Sa i përket vrasjeve brenda familjes janë tri femra të vrara dhe gjashtë meshkuj”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Media të PK-së.

Hetimi i vrasjes së Lirije Qerimajt nga Llausha e Skenderajt tregon për shkelje të dispozitave ligjore të Kosovës. Avokati i Popullit, Naim Qelaj deklaron se veprimet e institucioneve në këtë rast janë absurde.

“E kemi rastin në Llaushë, ku konsideroj që kemi edhe veprime që mund të konsiderohen të llojit absurd të autoriteteve, ku mbrojtjen e viktimës ja lënë në dorë familjes. Edhe kjo është në kundërshtim të dispozitave ligjore të Kosovës, por edhe me Konventën e Stambollit. Përgjegjësia për t’i ofruar mbrojtje viktimës, në rastet kur raportohet dhuna në familje, bie mbi autoritetet publike, i bie shtetit dhe jo familjes. Shteti është dashur të vlerësojë rrezikun dhe të shoh dhe të marrë masa që të parandalojë një veprim të tillë”, deklaron Qelaj.

Të domosdoshme ai e konsideron ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave që rastet e dhunës të mos mbeten të mbyllura dhe më pas të përfundojnë në mënyrë tragjike.

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli nënvizon dështimet në rastin e Hamide Magashit, 35-vjeçares, e cila u vra në oborrin e Gjinekologjisë.

“Kjo është një mallkim që këtë vit e ka përcjellë në këto drejtime. Secili rast ka qenë në dijeni të shtetit, ka qenë më e dhimbshmja. Edhe ka qenë njëfarë pasigurie thjesht edhe për neve që merremi me të drejtat e grave, jemi ndjerë se cila është puna jonë tash t’ju themi grave raporto edhe më pastaj të dështojë. Për shembull, gruaja e fundit Hamidja ka raportuar dhunën edhe ajo e ka kryer si viktimë punën e saj edhe më pastaj ka qenë një rast tepër shokues sepse kemi parë që në duart e shtetit njëfarë mënyrë shteti e ka mbështet vrasjen. Edhe nuk e kemi llogaridhënien, nuk e kemi një hetim të detajuar se çfarë ka ndodhur. Kemi aty-këtu dorëheqje, kjo ka qenë më e dhimbshmja. Kjo ka qenë tavani i gjithë hendekut i asaj çfarë ka ndodhur”, deklaron Demolli.

“Jeta e grave nuk është prioritet”, shprehet Demolli, e cila shton se në këto raste dështimi po fillon që nga niveli lokal.

“Jeta e grave nuk është prioritet, ekzistenca e tyre në Kosovë është e rendit të dytë, po dështojnë më pastaj edhe ministritë të japin mesazh të mjaftueshëm që kjo nuk do të tolerohet. Thjesht hallkat e mbrojtjes, parandalimit kanë dështuar në Kosovë këtë vit, por të njëjtën kohë këtë vit si asnjëherë më parë janë gjithë të vetëdijshëm që dhuna është prezente edhe është një mënyrë e vetmja, një metodë e vetmja është që të raportohet dhuna, prej raportimit më pastaj ne do t’i bëjmë llogaridhënëse institucionet për shkak të dështimit”, shton Demolli.

Vetëm gjatë 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës në familje, në Kosovë janë shënuar dy vrasje të grave.

Dështimin e institucioneve përkatëse në trajtimin e këtyre rasteve po e pranon Ministria e Drejtësisë.

“Sipas informacioneve të deritanishme që i kemi, dështimi kryesor është tek prokuroria. Ne kemi kërkuar inspektim nga Inspektorati Policor për punën e zyrtarëve policorë, kemi kërkuar po ashtu inspektim për funksionimin e Qendrave për Punë Sociale dhe po ashtu nga Inspektorati Shëndetësor në raport me veprimet që i kanë ndërmarrë gjatë asaj kohe. Megjithatë, ne tashmë kemi tre raportet por që masa janë ndërmarrë deri më tani vetëm sa i përket zyrtarëve policorë që dyshohet se kanë falsifikuar dokumentet”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë.

Në shumë raste, gjatë vitit të kaluar janë organizuar protesta ku janë fajësuar policia, gjyqësori e prokuroria për vrasjet e grave nga bashkëshortët e tyre.

Lajmet nga UBT

UBT akreditohet nga Federata Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive (FIMS)

Published

on

By

UBT forcon edhe më tej pozitën ndërkombëtare në sport dhe shëndetësi. Instituti i Mjekësisë Sportive (ISM) në UBT është pranuar zyrtarisht nga Federata Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive (FIMS) si Collaborating Centre of Sports Medicine, duke e bërë pjesë të rrjetit global të institucioneve të specializuara në këtë fushë.

Kjo njohje i hap UBT-së mundësi të reja për bashkëpunim ndërkombëtar, kërkim shkencor, shkëmbim të përvojave dhe zhvillim profesional, duke sjellë më afër Kosovës ekspertizën dhe praktikat bashkëkohore të mjekësisë sportive.

Përfshirja në rrjetin e FIMS është pjesë e vizionit të UBT-së për të ndërtuar një ekosistem ku sporti, shëndetësia, edukimi dhe shkenca janë të integruara. Në këtë ekosistem, një rol të rëndësishëm ka edhe Fakulteti i Shkencave të Sportit dhe Lëvizjes, duke lidhur përgatitjen akademike me performancën sportive, rehabilitimin dhe mjekësinë sportive.

Për të rinjtë nga Kosova dhe rajoni, kjo do të thotë më shumë mundësi për të mësuar, bashkëpunuar dhe zhvilluar karrierën në një fushë që po merr gjithnjë e më shumë rëndësi në botë.

Kjo arritje i bashkohet edhe aktiviteteve të tjera të UBT-së në këtë fushë, përfshirë Konferencën Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive, e cila këtë vit zhvillohet për herë të dytë, në muajin tetor, me pjesëmarrjen e ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Continue Reading

Vendi

Përparim Rama nënshkruan peticionin për përgjegjësi penale ndaj Kurtit

Published

on

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se i është bashkuar qytetarëve dhe ka nënshkruar peticionin që kërkon përgjegjësi penale për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka kritikuar mënyrën e qeverisjes së Kurtit dhe raportin e tij me institucionet e drejtësisë.

Sipas Ramës, Kurti ka shpërfillur vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ka kritikuar dhe përçmuar prokurorët e Republikës së Kosovës, si dhe ka përdorur paranë publike për përfitime elektorale.

Rama ka thënë se këto veprime, sipas tij, përbëjnë rrezik për demokracinë dhe shtetin dhe se për këtë arsye ka nënshkruar peticionin që kërkon përgjegjësi penale për moszbatimin e qëllimshëm të vendimeve të Kushtetueses dhe keqpërdorimin e parasë publike.

Ai ka vlerësuar se pjesëmarrja e qytetarëve në këtë peticion tregon rritje të vetëdijes qytetare dhe ka theksuar se askush nuk duhet të jetë mbi Kushtetutën dhe ligjin.

“Nuk është pronë e një partie, e aq më pak e një njeriu”, ka shkruar Rama, duke iu referuar Kosovës./A.K/

Continue Reading

Vendi

E uroj për Kurban Bajram pastaj e goditi në qafë me thikë – ngritet aktakuzë për vrasjen e rëndë në Mitrovicë

Published

on

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet A.S., për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më 27 maj 2026, në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë, në banesën e viktimës E.I.

Prokuroria pretendon se A.S. kishte shkuar në banesën e viktimës, ku ndodheshin edhe i dëmtuari S.I., dëshmitari I.M. dhe vajza e tij gjashtëvjeçare.

Sipas përshkrimit të aktakuzës, pasi viktima i kishte hapur derën, i pandehuri e kishte përshëndetur, përqafuar dhe uruar për festën e Kurban Bajramit. Më pas, pasi kishte hyrë në kuzhinë, dyshohet se kishte nxjerrë një thikë dhe e kishte goditur viktimën në pjesën e përparme të qafës, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Viktima nuk kishte arritur të dërgohej në spital dhe kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri më pas kishte tentuar ta sulmonte edhe S.I., duke synuar ta godiste në pjesën e fytit. I dëmtuari kishte arritur t’i shmangej goditjes, por ishte goditur në fytyrë, në pjesën e hundës dhe buzës, duke pësuar lëndime të lehta trupore.

Me ngritjen e aktakuzës, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga gjykata që i pandehuri të shpallet fajtor për veprat penale që i ngarkohen dhe të dënohet sipas ligjit.

I pandehuri konsiderohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë të gjykatës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vrau me thikë 20-vjeçarin francez në Ksamil – arrestohet autori 29-vjeçar, ishte fshehur në bagazhin e një makine

Published

on

Është arrestuar në Fier Sokrat Vata, autori i vrasjes së 20-vjeçarit francez Miguel Mendes mëngjesin e sotëm në Ksamil.

Siç raporton korrespondentja e Top Channel Entjola Budo, ai u arrestua në Fier, aty ku ishte fshehur në bagazhin e një makine e cila drejtohej nga një vajzë dhe pasagjer ishte edhe një person tjetër.

Autori i dënuar në Angli në vitin 2024 për trafik droge e kishte goditur 20-vjeçari disa herë me thikë në shpinë dhe në kraharor dhe vdekja e tij ka qenë e menjëhershme.

20-vjeçari francez ndodhej në Ksamil së bashku me një grup francezësh të ardhur për turizëm në Ksamil. Ndërsa autori, 29-vjeçari Sokrat Vata, ishte i punësuar si roje plazhi te hoteli përkatës.

Sokrat Vata u arrestua në Angli pasi u përfshi në dy raste të ndjekjes nga policia, të lidhura me trafikimin e kokainës dhe drejtimin e rrezikshëm të automjeteve.

Në 30 prill, policia në Kembrixh e pikasën duke drejtuar një makinë tip Toyota të vjedhur. Vata tentoi të largohej, por pasagjeri zbriti nga makina dhe ai vijoi arratinë në këmbë. Gjatë ndjekjes, hodhi një pako kokainë në shkurre, por u kap nga policia. Me vete iu gjetën edhe 560 paund, ndërsa rezultoi pozitiv në testin për drejtim automjeti nën efektin e drogës.

Ndërkohë, në një rast tjetër në Kent, më 13 prill, Vata nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe përplasi një automjet me targa të klonuara. Në makinë u gjetën qese me kokainë dhe targa.

Vata u arrestua më pas dhe përfundoi përpara Gjykatës së Kurorës së Kembrixhit, ku pranoi akuzat për posedim të drogës së klasit A me qëllim furnizimin, drejtim të rrezikshëm të automjetit, posedim kanabisi dhe drejtim nën efektin e drogës. Ai u dënua me pesë vite burg. /TCh//A.K/

Continue Reading

Të kërkuara