Lajmet

Tri gjëra që i irritojnë njerëzit gjatë njohjeve profesionale

Tri veprime kryesore që nuk duhet t’i bëni në asnjë mënyrë, në të kundërtën do ta prishin gjithë mundin tuaj.

Published

on

Sot njohja me njerëz profesionalë të fushave është bërë shumë e rëndësishme, qoftë për punëkërkuesit për gjetjen e punëve më të mira, qoftë për bizneset për të pasur më shumë sukses në treg. Sipas disa studimeve, 70% e të gjitha vendeve të punës nuk publikohen në faqet për kërkimin e punëve për të qenë në dispozicion të punëkërkuesve. Po ashtu, 80% e vendeve të punës plotësohen përmes rrjeteve të njohjeve që i kanë krijuar njerëzit.

Kur janë më efikase njohjet me njerëz dhe zgjerimi i rrjetit profesionist? Një studim nga Forbes, tregon që takimet “sy më sy” ndihmojnë në ndërtimin e lidhjeve më të forta dhe më efektive për lidhjet profesionale.

Ky artikull, nuk do të flasë për veprimet që duhet t’i bëni për t’i forcuar këto lidhje, por për tri veprime kryesore që nuk duhet t’i bëni në asnjë mënyrë, në të kundërtën do ta prishin gjithë mundin tuaj.

Mosrespektimi i bisedave

Veprimi më shkatërrues që mund ta bëjë dikush gjatë njohjeve është braktisja e bisedave pa arsye të forta. Edhe në kushte normale, braktisja e bisedave është shenjë e mungesës së respektit, e kur kjo bëhet gjatë ngjarjeve për rrjetëzim, problemi thellohet. Edhe më “i tmerrshëm” bëhet kur ju largoheni nga një person që të shkoni tek një tjetër më i rëndësishëm.

Kjo është një formë për të ndërtuar reputacion të keq për kompaninë, prandaj duhet të keni kujdes. Si duhet t’i lini bisedat në formë më të mirë?

Është e rëndësishme të merrni pjesë në biseda të cilat kanë vërtet kuptim, për secilin person që e takoni. Në secilin prej tyre mundohuni të mësoni së paku një gjë të re dhe, të mirë rreth industrisë suaj dhe jepjani vlerën që e meritojnë.

Një gjë tjetër që duhet ta posedojë çdo profesionist është ta dinë se kur dhe si ta përfundojën diskutimin. Përfundimi i një bisede në formën e duhur, është një mënyrë e shkëlqyeshme që njerëzit t’ju kujtojnë si një profesionist të vërtetë.

Çfarë mund të thoni kur vjen koha që ta ndërroni personin?

“Ishte kënaqësi biseda me ju për projektet më të fundit. Më duhet të flas edhe diçka me Zanën përpara se të ma marrë dikush. E vlerësoj shumë një bisedë kaq interesante.”

“Ka mjaft njerëz sot/sonte. Nuk dua që t’ju marrë kohë për biseduar edhe me ndokë tjetër. Ishte kënaqësi e madhe që biseduam bashkë dhe ju njoha personalisht.”

“E vlerësoj shumë kohën që e ndatë për të më treguar rreth punës suaj. Nuk po ia humbas edhe dikuj tjetër mundësinë për t’ju njohur më shumë.”

Dhënia e kartës së biznesit shumë shpejt

Kartat e biznesit i ki përzgjedhur shumë të bukura dhe profesionale, por është gabim nëse ia jepni dikujt menjëherë pasi ta përshëndesni. Përveç që do të krijoni një shije të hidhur te bashkëbiseduesi, do të harroheni shumë shpejt, pra e kundërta e asaj që po synoni. Çfarë të bëni përpara se ta jepni kartën e biznesit?Interesohuni rreth punës së tyre, me çfarë projektesh po merren, me çfarë problemesh po përballen dhe si po e tejkalojnë këtë; Bëni pyetje për ta përcaktuar nëse produkti ose shërbimi juaj mund t’i ndihmojë ata!

Dhënia e kartës së biznesit zakonisht tregon fundin e bisedës.

Mosrespektimi i kornizave të eventit

Është themelore të punoni shumë dhe ta keni “shitjen” në mendje, por mos e keqkuptoni këtë. Mos e vendosni këtë në rend të parë, është mirë të mos jeni të vendosur të bëni shitje atë ditë! Ai vend është të krijoni rrjet i cili jua sjell shitjet, jo të shisni drejtpërdrejt.

E rëndësishme është të krijoni një lidhje më kuptim me njerëzit të cilët sapo u takuat./Akademi Pune

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara