Shëndeti

Tri gabimet më të mëdha që bëni kur lani fytyrën

Fytyra duhet të lahet çdo ditë dhe deri në dy herë në ditë.

Published

on

Larja e fytyrës është një rutinë që nuk duhet anashkaluar asnjëherë.Në mënyrë të pavetëdijshme, shumë bëjnë gabime gjatë larjes, të cilat mund të ndikojnë në shëndetin dhe bukurinë e lëkurës.

Dermatologia Dr. Erin Gilbert tregon se çfarë gabimesh bëjmë më shpesh dhe dëmtojmë lëkurën tonë.

Nuk e lani fytyrën rregullisht

Disa njerëz nuk e lajnë fytyrën çdo ditë, sepse mendojnë se kjo do të heqë vajrat natyralë që mbrojnë lëkurën. Kjo është disi e vërtetë. Megjithatë, nëse nuk laheni rregullisht, yndyra e tepërt grumbullohet, e cila mund të shkaktojë inflamacion dhe akne. Fytyra duhet të lahet çdo ditë dhe deri në dy herë në ditë.

Përdorni të njëjtat produkte si në verë ashtu edhe në dimër

Në verë duhet të përdoren produkte më të forta për të pastruar fytyrën. Ju gjithashtu mund të përdorni ato me acid salicilik nëse keni probleme me aknet. Në dimër, përdorni xhel pastrues më të butë. Domethënë, në dimër ju nevojitet një barrierë më e mirë mbrojtëse sepse lëkura është e ekspozuar ndaj të ftohtit.

Jeni agresivë ndaj lëkurës

Nëse përdorni shumë shpesh produkte pastrimi të fytyrës në kombinim me metoda të tjera të ashpra, mund të hiqni shtresën mbrojtëse natyrale të lëkurës. Më pas lëkura bëhet e irrituar, e ndjeshme ndaj ndikimeve të jashtme dhe ndaj inflamacionit. 

Shëndeti

Si ndikon në shëndet konsumi i rregullt i pjeshkave?

Published

on

Pjeshkat janë një nga frutat e preferuara të verës për shumë njerëz janë të lëngshme, të ëmbla e freskuese. Përveç se janë të shijshme, pjeshkat kanë përfitime shëndetësore. Nutricionistja Jamie Lee McIntyre thekson se pjeshkat ofrojnë një numër përfitimesh shëndetësore që shkojnë përtej shijes.

“Ato përmbajnë lëndë ushqyese të dobishme që mbështesin shëndetin e zemrës, zvogëlojnë inflamacionin e ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak”, thekson ajo për portalin Eating Well.

Përmirësojnë tretjen

Janë burim i mirë i fibrave dietike, një pjeshkë përmban rreth dy gramë fibra, si të tretshme dhe të patretshme. “Fibrat e tretshme ushqejnë bakteret e dobishme të zorrëve, ndërsa fibrat e patretshme ndihmojnë në nxitjen e tretjes”, shpjegon McIntyre. Konsumi i rregullt i tyre kontribuon në tretje të mirë.

Zvogëlojnë inflamacionin

I lidhur me shumë sëmundje, pjeshkat përmbajnë lëndë ushqyese si beta-karoten, antocianina dhe luteinë, dhe vitaminë C. “Këto komponime mbrojnë qelizat nga stresi oksidativ, i cili mund të kontribuojë në zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme”, shton McIntyre.

Ndihmon në uljen e presionit të gjakut

Janë të pasura me kalium, mineral që ndihmon në neutralizimin e efekteve negative të natriumit e relakson enët e gjakut. “Përveç kaliumit, ato përmbajnë vitaminë C, fibra dhe beta-karoten, një kombinim që mbështet shëndetin e zemrës, ulë presionin e gjakut, përmirëson nivelet e kolesterolit”, tha McIntyre.

Rregullon sheqerin në gjak

Pavarësisht shijes së ëmbël, pjeshka përmban 15 gramë karbohidrate, dukshëm më pak se molla, e cila ka 25 gramë. Për njerëzit me diabet, pjeshkët mund të jenë zgjedhje e shkëlqyer, kur kombinohen me burime proteinash dhe yndyrnash të shëndetshme, të cilat ngadalësojnë më tej rritjen e sheqerit në gjak.

Mbron shikimin

Ngjyra e pjeshkave vjen nga karotenoidet si beta-karoteni, luteina dhe zeaksantina, të cilat janë gjithashtu antioksidantë të fuqishëm. Marrja e lartë e luteinës dhe zeaksantinës është lidhur me rrezik më të ulët të kataraktit e degjenerimit makular, shkaqet kryesore të humbjes së shikimit tek të rriturit.

Continue Reading

Shëndeti

Peshë normale, por bark i madh! Çfarë do të thotë për shëndetin?

Published

on

Pesha e trupit, masa dhjamore, ajo muskulore e një sërë parametrash tjerë përbëjnë atë që quhet trup i shëndetshëm. Këto të dhëna specifikisht janë të ndryshme për çdo njeri, por në panormën e gjerë, ekspertët sugjerojnë të mos kaloni në mbipeshë.

Çfarë ndodh në organizëm kur konsideroheni në peshë normale, por keni bark të madh?

Sipas ekspertëve dhjami i mbledhur rreth belit mund të jetë një problem kryesisht për organet tuaja.

Çfarë do të thotë për shëndetin?

Siç e shpjeguam, edhe nëse keni një peshë normale për trupin, problemi qëndron tek akumulimi i tepërt i dhjamit në disa zona.

Barku i madh apo i dhjamosur rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, në deklaratë të publikuar në Prill 2021.

Sipas tyre lloji më i rrezikshëm i dhjamit për zemrën është pikërisht ai që qëndron rreth barkut, pasi rrethon organet, ky lloj shëndeti dëmton arteriet dhe të shkaktojë probleme kardiovaskulare të shumta.

Për të qenë të shëndetshëm, diametri i belit nuk duhet të jetë më i madh se gjysma e peshës tuaj trupore, për të mbajtur një trup në formë, ekspertët rekomandojnë të bëni 150 minuta aktivitet fizik në javë me intensitet mesatar. Këtu mund të përfshihet noti, e ecura, vrapi apo palestra e sporte të tjera.

Qëllimi juaj duhet të jetë të largoni sa më shumë dhjamin nga beli dhe të formoni masë muskulare.

Continue Reading

Shëndeti

Ja faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit të keq

Published

on

Trupi ka nevojë për kolesterol, në mënyrë që të ndërtojë qelizat e shëndetshme, nivelet e larta të kolesterolit mund të rrisin rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës.

Duke qenë se kolesteroli i lartë nuk shfaq simptoma, ju mund ta vini veten në rrezik edhe pa e kuptuar.

Regjimi ushqimor – Yndyrat e ngopura, të gjetura në ushqime si mishi i kuq, qumështi, por gjithashtu edhe disa produkte, të tilla si biskotat, rrezikojnë të rrisnin nivelin e kolesterolit të keq në gjak.

Mbipesha – Tashmë dihet se mbipesha është një nga arsyet kryesore që lidhet ngushtë me kolesterolin e keq në gjak.

Mungesa e aktivitetit fizik – Mund të kontribuojë në rritjen e kolesterolit të keq dhe uljen e kolesterolit të mirë.

Duhani – Pirja e saj dëmton muret e enëve të gjakut, duke i bërë ato më të prirura për të grumbulluar depozita yndyrore.

Mosha mund të jetë një tjetër faktor – Për shkak se kimia e trupit tuaj ndryshon kur plakeni, rreziku i kolesterolit të lartë rritet.

Diabeti – Sheqeri i lartë në gjak, kontribuon në rritejn e nivelit të kolesterolit të keq dhe dëmton gjithashtu arteriet tuaja.

Si mund të parandaloni rritjen e nivelet të kolesterolit të keq?

Për të ndihmuar në parandalimin e kolesterolit të lartë, ju mund të:

Reduktoni konsumin e kripës dhe të shtoni konsumin e frutave, perimeve dhe drithërave.

Kufizoni sasinë e yndyrave shtazore dhe përdorni yndyra të mira në mënyrë të moderuar.

Eliminoni kilogramët e tepërt dhe mbani një peshë të shëndetshme.

Hiqni dorë nga duhani.

Kryeni aktivitet fizik gjatë ditëve të javës, për të paktën 30 minuta.

Konsumoni alkooli në mënyrë të moderuar.

Menaxhoni stresin.

Continue Reading

Shëndeti

Ja pse zgjoheni të uritur edhe pse keni ngrënë darkë vonë

Published

on

Njerëzit që hanë vonë natën kanë më shumë gjasa ta përballojnë mëngjesin pa shumë oreks, dhe ata që nuk e kanë ngrënë darkën ka të ngjarë ta përballojnë mëngjesin menjëherë. Megjithatë, ndonjëherë uria na zgjon pa asnjë arsye të dukshme.

Oreksi është një gjë komplekse. Nivelet e hormoneve, zakonet e gjumit, plakja dhe faktorë tjerë ndikojnë nëse zgjohemi gati për të ngrënë.

Metabolizëm i shpejtë

Ndjenja e ngopjes varet nga shkalla metabolike e trupit tuaj. Nëse jeni atlet ose dikush me shumë masë muskulore, ka të ngjarë të digjni më shumë kalori ndërsa flini. Kjo ndodh sepse muskujt janë më aktivë metabolikisht sesa dhjami.

“Njerëzit me metabolizëm më të shpejtë ndihen më të uritur në mëngjes sesa njerëzit me metabolizëm të ngadaltë. Një metabolizëm i shpejtë do të thotë që trupi e tret ushqimin, kështu që duhet më shumë kohë për t’u ndjerë i ngopur ose ndiheni të uritur më shpesh”, tha dietologia Kimberley Wiemann.

Gjendja shëndetësore

Sa herë që një gjendje mjekësore prish nivelet e sheqerit në gjak, ekziston mundësia që kjo të ndikojë në oreks. Sidomos nëse keni diabet ose probleme të tjera me sheqerin në gjak, mund të zbuloni se keni më shumë uri në mëngjes.

“Njerëzit me diabet mund të përjetojnë një gjendje të quajtur ‘fenomeni i agimit’. Kjo shkaktohet nga sheqeri i lartë në gjak në mëngjes, gjë që mund të çojë në rritje të urisë”, shpjegon Wiemann.

Në raste të tjera, ilaçet që merrni për një gjendje mjekësore mund të rrisin urinë tuaj. Steroidet, disa ilaçe kundër depresionit, antihistaminikët dhe disa ilaçe për migrenën janë lidhur me ndryshime në oreks.

Mungesa e gjumit

Shpesh neglizhohet, megjithatë është faktor i rëndësishëm në ndjenjën e urisë. Studime të shumta tregojnë se një gjumë i mirë gjatë natës dhe një oreks i mjaftueshëm shkojnë dorë për dore. Një studim i 2013 raportoi se mungesa e gjumit e zvogëlon ndjeshëm aftësinë e trurit për të rregulluar oreksin. Një studim tjetër 2019 zbuloi se kur gjumi i grave të shëndetshme u zvogëlua me 33 përqind, ato përjetuan rritje të urisë dhe dëshirës për ushqim.

Mosha

Për disa njerëz, mungesa e urisë në mëngjes mund të jetë çështje plakjeje. Ndërsa njerëzit plaken, mund të humbasin disi aftësinë për të ndjerë nëse janë të uritur apo të etur. Për më tepër, sa më shumë që plakemi, aq më ngadalësohet metabolizmi ynë dhe na duhen më pak kalori në përgjithësi. Mundohuni të hani më shumë vakte, më të vogla dhe më të shpeshta, duke filluar me një mëngjes të lehtë.

Continue Reading

Të kërkuara