Published
3 years agoon
By
UBT.NewsSipas një studimi të fundit amerikan, është vërtetuar se vetëm disa gota ҫaj i zi në ditë ulin me 31 për qind rrezikun e kancerit të vezores (në krahasim me një 1 filxhan ҫaj ose asnjë).
Hulumtuesit vunë re dietat e më shumë se 170 000 grave, mes moshave 25 dhe 55, për më shumë se tri dekada. Pas analizimit të pyetësorëve, rezultoi se gratë që konsumonin sasi të larta të ushqimeve me flavonoids, një lloj antioksidanti që gjendet në ҫaj, në agrume, fruta dhe lëngje, mollë dhe verë të kuqe, kishin më pak gjasa për t’u prekur nga kanceri i vezores.
Në mënyrë të veҫantë, hulumtuesit zbuluan se çaj i zi është veçanërisht mbrojtës i këtij lloj kanceri dhe kjo, thanë ata, është emocionuese, sepse është një ndryshim që mund të bëhet fare lehtë në të përditshmen tonë.
Por përfitimet potenciale të ҫajit nuk ndalen me uljen e rrezikut të kancerit të vezores. Këtu janë tri gjërat më të habitshme që mund të bëjë ҫaji.
1. Ul tensionin e gjakut
Një analizë e re, pas një rishikimi të 25 studimeve të ndryshme, është vërtetuar se njerëzit që pinin ҫdo ditë ҫaj të gjelbër apo të zi, për 12 javë me radhë, e kishin presionin e gjakut më të ulët se njerëzit që pinin çaj për një periudhë të shkurtër. Duhet theksuar se në uljen e presionit të gjakut, çaji jeshil ka pasur një efekt më të madh, krahasuar me çajin e zi.
2. Ul në mënyrë të ndjeshme rrezikun e kancerit të pankreasit
Çaji jeshil ka një ndikim në kancerin e pankreasit tek të rriturit. Hulumtuesit mblodhën informacione nga pothuajse 2 000 njerëz (908 prej të cilëve ishin me kancer në pankreas) në lidhje me llojin e çajit të preferuar, sa shpesh e pinin atë dhe temperaturën e tyre të preferuar. Në fund, rezultoi se gratë kanë përfituar më shumë, veçanërisht nga çaji jeshil: Ato që e pinin rregullisht atë, kishin një rrezik rreth 32% më të ulët të zhvillimit të kancerit të pankreasit, në krahasim me gratë që nuk pinin fare.
3. Zvogëlon stresin
Në një studim të muajve të fundit thekson se çaj i zi mund të ndihmojë shumë për t’ju qetësuar. Hulumtuesit morën në studim 18 të rritur (burra dhe gra, 50 – 50), të cilët duhet të bënin një sërë detyrash të vështira, si p.sh. probleme të komplikuara matematike, në tri raste të ndara. Pasi mbaruan, pjesëmarrëve u dhanë për të pirë ujë dhe çaj të zi. Përgjatë eksperimentit, studiuesit mblodhën pështymën e pjesëmarrësve, e cila shërbeu për testimin e shënuesve të stresit. Ata provuan se çaji i zi kishte ulur në mënyrë të ndjeshme stresin në krahasim ujin gjatë detyrave stresuese.
You may like
Shëndet
5 gabime që bëjmë pas ngrënies së drekës
Published
2 days agoon
November 8, 2025By
UBT News
Shumë prej nesh kanë zakone të zakonshme pas vakteve, por disa prej tyre nuk janë të shëndetshme për tretjen.
1. Konsumimi i frutave menjëherë pas buke
Të hash fruta direkt pas një vakti mund të shkaktojë fryrje barku, diarre ose kapsllëk. Frutat tretën më mirë kur stomaku është bosh, ndaj rekomandohet t’i konsumoni mes vakteve.
2. Pirja e ujit menjëherë pas ushqimit
Uji mund të hollojë lëngjet tretëse e pengojë tretjen e ushqimit. Më mirë pini ujë një orë para vakti ose një gotë në mëngjes me stomak bosh.
3. Shëtitja menjëherë pas vaktit
Pas ushqimit, stomaku ka nevojë për qetësi për të tretur ushqimin. Pritni 10-20 minuta, pastaj mund të bëni një shëtitje të lehtë për 30 minuta, veçanërisht e dobishme për personat obezë.
4. Banjë direkt pas ushqimit
Dushi pas vakti mund të reduktojë qarkullimin e gjakut në sistemin tretës dhe të dobësojë tretjen. Koha më e mirë për dush është një orë pas ngrënies ose para gjumit.
5. Gjumi menjëherë pas ushqimit
Fjetja direkt pas darkës mund të ngarkojë stomakun dhe të favorizojë depozitimin e yndyrës. Prisni të paktën 20 minuta pas vakti para se të shkoni në shtrat.
Lejoni kohë për tretje, pini ujë, lëvizni pas vakteve për të mbajtur sistemin tretës në gjendje të shëndetshme. /A.Z/UBT News/
Shëndet
5 ushqime që njerëzit konsumojnë që nga kohët e lashta
Published
2 days agoon
November 8, 2025By
UBT News
Në lashtësi, burimet ushqimore ishin të kufizuara, por njerëzit ishin të shkathët dhe gjenin mënyra për të ruajtur dhe përpunuar ushqimin.
Metoda si tharja, fermentimi dhe konservimi ndihmuan në parandalimin e prishjes së ushqimeve. Disa prej ushqimeve që shijojmë sot kanë rrënjë mijëra vjeçare.
1. Tortë djathi (Cheesecake)
Në Greqinë e lashtë, cheesecake konsiderohej delikatesë e shërbehej vetëm në festa. Atletët e Olimpiadës së parë (776 p.e.s.) besohet se e konsumonin për energji. Receta e parë e shkruar daton në vitin 230 të erës sonë nga autori grek Athenaeus. Më vonë, romakët ndryshuan recetat duke shtuar djathë të grimcuar dhe vezë, dhe në vitin 1000 torta u përhap në Evropën Perëndimore. Sot, cheesecake shijohet globalisht, me versionin më të famshëm në Nju Jork.
2. Çokollata
Kakaoja përdorej që nga 1500 p.e.s. nga civilizimi Olmec dhe më pas nga Majat, si pjesë e pijeve ceremoniale dhe madje si monedhë tregtie. Në vitin 1828, kimisti holandez Coenraad Johannes van Houten zhvilloi pluhurin e kakaos, duke mundësuar prodhim më të lirë dhe popullaritet të rritur. Sot, Zvicra kryeson konsumin e çokollatës, me mbi 8 kg për person në vit.
3. Mjalti
Mjalti është përdorur për mijëra vjet si ushqim e qëllime shëndetësore. Vizatim shkëmbor paleolitik tregon mbledhjen e mjaltit që nga 40,000 vjet më parë, ndërsa prova arkeologjike nga 3,500 vjet më parë tregon përdorimin e qeramikës për ruajtjen dhe përpunimin e dyllit të bletës. Ai është një ushqim jashtëzakonisht i qëndrueshëm falë përbërjes së tij natyrore.
4. Petulla
Kanë histori mijëra vjeçare. Analiza e mjeteve të bluarjes 30,000 vjeçare tregon se petullat gatuaheshin gjatë epokës së gurit. Romakët përdornin miell gruri e vaj, ndërsa analiza e stomakut të “Otzi Njeriut të Akullit” tregon se konsumonte version të hershëm të petullave.
5. Kokoshka
Kokoshkat erdhën nga misri i ngrohur deri në shpërthim, dhe kultivoheshin nga popujt indigjenë që rreth 5,000 p.e.s. Në fillim përdorej si ushqim i zakonshëm, veçanërisht për mëngjes. Sot, misri i kokoshkave përbën një pjesë të madhe të prodhimit global dhe është një nga ushqimet më të njohura të shijshme dhe të lehta për të konsumuar.
Këto ushqime tregojnë se kreativiteti i njerëzve për të përpunuar dhe ruajtur ushqimin ka ekzistuar që nga kohët e lashta dhe disa prej tyre vazhdojnë të jenë pjesë e përditshmërisë sonë. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Kura shtëpiake për gjunjë të fortë dhe pa inflamacion
Published
3 days agoon
November 7, 2025By
UBT News
Me kalimin e kohës, trupi humbet forcën dhe kyçet bëhen më të brishta, sidomos gjunjët të cilët mbajnë peshën e trupit dhe mundësojnë lëvizjen.
Kupa e gjurit ka nevojë për lubrifikim të vazhdueshëm; përndryshe, shfaqen inflamacion dhe dhimbje që shpesh lidhen me artritin, reumatizmën apo dëmtime të tendinave.
Kurat natyrale që ndihmojnë:
Speci i kuq djegës – përmban kapsaicinë, e cila bllokon ndjesinë e dhimbjes dhe redukton inflamacionin.
Uthulla e mollës – ndihmon në shpërbërjen e kristaleve të acidit urik në kyçe dhe zbut dhimbjen.
Vaji i ullirit – qetëson inflamacionin dhe shërben si vaj masazhi.
Xhenxhefili – ka efekt anti-inflamator dhe lehtëson dhimbjet e osteoartritit.
Pasta natyrale kundër dhimbjeve:
Përzieni 2 lugë spec djegës pluhur, 1 gotë uthull molle (ose ½ gote vaj ulliri të ngrohtë) e pak xhenxhefil të grirë. Aplikoni në gjunjë për 20 minuta, dy herë në ditë, më pas shpëlajeni.
Kjo përzierje ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe dhimbjes, por në raste të forta, kërkohet këshilla e mjekut. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Si të ulni shtypjen e gjakut me vetëm këtë ushqim?
Published
3 days agoon
November 7, 2025By
UBT News
Spirulina, një “super-ushqim” i njohur për përbërësit e tij të pasur me proteina, vitamina dhe minerale, mund të ofrojë përfitime të rëndësishme për shëndetin e zemrës.
Sipas një studimi të fundit, një proteinë specifike në spirulinë ka treguar se mund të relaksojë arteriet, duke ndihmuar në uljen e presionit të gjakut, të paktën në kafshë laboratorike.
Spirulina përdoret në forma suplementesh, kapsulash dhe “smoothie”, e rekomandohet për një sërë gjendjesh shëndetësore, duke përfshirë humbjen e peshës, diabetin, lodhjen dhe inflamacionin.
Megjithatë, studiuesit theksojnë se ka prova të kufizuara shkencore mbi efektet e saj, dhe kërkimi mbi përfitimet potenciale të këtij alga të gjelbër-jeshile vazhdon.
Hulumtimi i fundit sugjeron se spirulina mund të ketë rol të veçantë në parandalimin ose reduktimin e hipertensionit, një gjendje që preket miliona njerëz globalisht dhe rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe atakut në tru.
Ekspertët po studiojnë mënyrën se si përbërësit bioaktivë në spirulinë ndikojnë në zgjerimin e enëve të gjakut e përmirësimin e qarkullimit.
Për ata që kërkojnë mënyra natyrale për të mbështetur shëndetin kardiovaskular, spirulina mund të jetë opsion i dobishëm, por specialistët rekomandojnë gjithmonë konsultim me mjekun para se të fillohet përdorimi si suplement i rregullt. /A.Z/UBT News/
FSK njofton se do të realizojnë stërvitje ushtarake e marshim kondicional në zonën e Gërmisë
130 vite nga lindja e “Heroinës së Popullit” Shote Galica, gruaja që jetoi me pushkë në dorë
Christopher Hill sot nis dëshminë në rastin e krerëve të UÇK-së
2 hapa të thjeshtë për të parandaluar formimin e mykut në lavatriçe
Maestro Peppe Vessicchio ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare
Godet policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Podujevë
Kendrick Lamar dhe Lady Gaga kryesojnë nominimet për “Grammy 2026”
Nga rivalë në partnerë, Apple bashkohet me Google për një Siri më inteligjent
Lewandowski lë pas Neymarin me rekord të ri golash pas ndeshjes me Celta Vigo
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet3 weeks agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Vendi2 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
