Sport

Trepça nuk i ndahet Pejës në kreun e tabelës

Kjo në kuadër të javës së gjashtë të Prince Caffe Superligës.

Published

on

Trepça ka shënuar fitore në Prizren ndaj Bashkimit me rezultat 77:99 (18:33, 19:23, 23:20, 17:23), në javën e gjashtë të Prince Caffe Superligës.

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, me një seri prej 4:14 dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi, duke e ngritur atë në 15 pikë, 18:33, sa përfundoi kjo pjesë. “Xehetarët” vazhduan me lojë të mirë dhe shtoi epërsinë në 23 pikë, 26:49, kurse pjesa e parë përfundoi 37:56.

Prizrenasit u munduan të rikthehen në periudhën e tretë për të afruar rezultatin në 60:70, sidoqoftë, Galloëay me dy treshe radhazi ngrit epërsinë në 60:76, sa ishte rezultati pas 30 minutash. Në dhjetë minutat e fundit nuk kishte ndonjë ndryshim të madh me Trepçën që ruajti epërsinë, madje e shtoi për të triumfuar 77:99.

Te Bashkimi më i miri ishte Grant Lozoya me 21 pikë, ndërsa te Trepça më të mirët ishin Drilon Hajrizi me 20 pikë e nëntë kërcime dhe Isaiah Ross e debutuesi Brevin Galloëay me nga 20 pikë.

Bashkimi ka tri fitore e tri humbje, kurse Trepça pesë fitore e një humbje.

Sport

Ronaldo i frustruar, akuzon Al-Hilalin pas humbjes në derbi

Published

on

By

Cristiano Ronaldo u bë protagonist i një momenti të diskutueshëm pas humbjes 3-1 të Al Nassr, të vulosur nga penalltia e shënuar nga Ruben Neves në minutën e 92-të.

Menjëherë pas golit, ylli portugez u kthye nga kamera që po e filmonte dhe bëri një gjest me dorën e djathtë, i cili u interpretua gjerësisht si shenjë që nënkupton “vjedhje”, i shoqëruar edhe me një buzëqeshje ironike.

Ky veprim shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa disa e interpretuan ndryshe, duke pretenduar se Ronaldo kishte treguar pesë gishta për të kujtuar pesë titujt e Champions League të fituar gjatë karrierës së tij.

Në fushë, Al Hilal i drejtuar nga Simone Inzaghi triumfoi 3-1 ndaj rivalëve, duke u shkëputur në +7 pikë në krye të renditjes, pas një serie rezultatesh pozitive edhe në javët e fundit.

Cristiano Ronaldo kishte kaluar Al Nassr në avantazh të përkohshëm 1-0 në minutën e 42-të, duke realizuar golin e tij të 959-të në karrierë dhe duke iu afruar edhe më shumë shifrës simbolike prej 1000 golash. Megjithatë, ky gol nuk mjaftoi për të shmangur humbjen. Penalltia e akorduar në minutat shtesë largoi edhe më shumë Al Nassr nga objektivi i titullit kampion, duke lënë hije polemikash mbi ndeshjen.

Continue Reading

Lajmet

Stadiumi Nacional përfshihet në buxhetin 2026, ndahen 4 milionë euro

Published

on

By

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Sportit, Bislim Bislimi, ka bërë të ditur se ndërtimi i Stadiumit Nacional të Kosovës është përfshirë në projektbuxhetin e vitit 2026, me një fond fillestar prej 4 milionë eurosh.

Sipas Bislimit, ky projekt do të vazhdojë edhe në vitet pasuese dhe vlera totale e investimit pritet të tejkalojë 20 milionë euro.

Ai theksoi se ndërtimi i Stadiumit Nacional konsiderohet një domosdoshmëri për zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe për përmbushjen e standardeve ndërkombëtare.

Megjithatë, ende nuk është përcaktuar lokacioni ku do të ndërtohet stadiumi, ndërsa autoritetet kompetente pritet të dalin me vendim në fazat e ardhshme të projektit.

Continue Reading

Sport

​A po rikthehet edhe Rooney në “Old Trafford”

Published

on

By

Wayne Rooney ka lënë të kuptohet se do të ishte i gatshëm të rikthehej te Manchester United në një rol trajneri, nëse Michael Carrick emërohet trajner i përkohshëm i skuadrës pas largimit të Ruben Amorim.

Ish-kapiteni i “Djajve të Kuq” ka theksuar se një angazhim i tillë do të ishte i natyrshëm për të, pa e cilësuar si kërkim pune, por si gatishmëri për të ndihmuar klubin në një moment të ndjeshëm.

Në hyrje të kontekstit të tij profesional, Rooney kujtohet si një nga figurat më të mëdha të historisë së United, me 559 paraqitje dhe 253 gola gjatë 13 viteve plot trofe. Pas tërheqjes si lojtar, ai ka ndërtuar përvojë si trajner te Derby County, DC United, Birmingham City dhe së fundmi Plymouth Argyle.

Në anën tjetër, Carrick ka një lidhje të fortë me klubin, duke qenë pjesë e stafit të Jose Mourinhos dhe Ole Gunnar Solskjaer, si dhe trajner i përkohshëm në vitin 2021. Më pas, ai drejtoi Middlesbrough për dy vjet e gjysmë deri në verën e vitit 2025. Manchester United aktualisht renditet i shtati në Premier League dhe të shtunën përballet me Manchester Cityn.

Continue Reading

Sport

​Superliga në prag përforcimesh, nis faza vendimtare e sezonit

Published

on

By

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se është hapur zyrtarisht afati kalimtar në konkurrencën e meshkujve. Afati ka nisur do të jetë i hapur deri më 14 janar.

Klubet e ProCredit Superligës pritet të jenë mjaft aktive, duke marrë parasysh rivalitetin e madh dhe rëndësinë e çdo ndeshjeje në këtë fazë të kampionatit, ku po luftohet për titull dhe për mbijetesë.

Përforcime priten edhe në Ligën e Parë dhe të Dytë të Meshkujve, të cilat këtë edicion po zhvillohen me intensitet dhe interes të shtuar.

Continue Reading

Të kërkuara