Lajmet

Trepça në rrezik, Sadiku: Ka mungesë të investimeve dhe minatorë jo të certifikuar

Published

on

Përveç pagave, edhe teknologjia e stërvjetruar dhe mungesa e minatorëve të certifikuar janë disa nga sfidat që po përballet Trepça tash e sa kohë. Drejtori i Minierës në Stantërg, Shyqyri Sadiku, kërkon nga Qeveria e Kosovës, nga institucionet përkatëse që sa më shpejt të ndihmojë këtë ndërmarrje me investime, në të kundërtën sipas tij do të ketë rënie të prodhimit.

Sfidat për ekzekutimin e pagave për minatorët, menaxhmenti në këtë ndërmarrje, ka hequr dorë nga benefitet mujore për Ushtruesin e Detyrës së drejtorit, dhe paga e tij është 1 mijë e 900 euro, krahasuar me atë të kryeshefit të mëhershëm sa ishte 2 mijë e 500 euro.

Përveç kësaj, Sadiku flet edhe për arsyet e largimit të disa minatorëve nga puna në muajt e fundit.

“E kam gjetur (minierën) në një situatë të rëndë dhe ka qenë edhe një sfidë për mua që jemi ballafaquar deri e kemi kthyer gjendjen normale në miniere për shkak derdhjes së acidit klorhidrik, që kanë pas pasojë edhe rreth 12 minatorë, një pjesë e tyre është me lëndime të rënda që kanë pas, janë duke u trajtuar ende. Jam ardhur në pozitë pas atij skandali, dhe kemi bërë përpjekje të bëjmë një rrëzim më të mirë rreth prodhimit, që e kemi arrit. Në muajin shkurt, ka qenë një muaj shumë i mirë që i është kthyer prodhimit, por, fatkeqësisht në muajin mars, kur e kam paralajmëruar ish krye shefin e Trepçës në muajin shkurt që kemi me mbet pa furnizime, nuk kanë marrë asnjë masë dhe krejt muajin mars nuk kemi krijuar asnjë të hyrë, për shkak të mungesës së furnizimit me eksploziv, kanë filluar pastaj edhe pakënaqësitë e punëtorëve që kanë filluar edhe grevën, mos marrja e pagës me kohë, por, gjendja financiare e Trepçës ka qenë e vështirë për shkak mungesës së furnizimeve me mjete. Humbjet ditore janë sill rreth 40 mijë euro për një ditë. Këtu marrë për bazë edhe një teknologji të stërvjetruar në minierë, kemi probleme edhe me mungesë të punëtorëve të certifikuar, që ata e kryejnë punën kryesore në miniere që aktualisht kemi rreth 18 minatorë të certifikuar, ndërsa kemi nevojë për rreth 60 minatorë të certifikuar”, thotë Sadiku.

Sadiku derisa nuk përjashton mundësinë e rënies së prodhimit, kërkon të rritet shuma e mjeteve financiare për investime në Trepçë.

“Nëse nuk certifikohen minatorët, mund të ketë edhe rënie të prodhimit, nëse nuk ke minatorë dhe xehetarë në ballë të punës me përgatit xehe për eksplatim, definitivisht kemi me pas edhe rënie të prodhimit. Por po besoj, se është krijuar një seriozitet më i madh, dhe një menaxhment është ardhur i ri tek Trepça dhe një bord është ardhur i ri, që kemi filluar pa përjashtuar edhe muajin korrik që ka qenë gati i gjithi grevë, dhe muaji gusht deri me 15 ka qenë grevë, ku kemi filluar prodhimin me 15 gusht, gjatë asaj periudhe kemi arrit një rezultat të kënaqshëm, diku 7 mijë ton vetëm për gjysmën e muajit, ndërsa sa i përket muajit shtat jemi një situatë shumë më të mirë…19: 35 Po shpresoj se në një të ardhme të afërt edhe Qeveria do të bëjë investime në teknologji, në Trepçë, dhe do të kërkon llogaridhënie prej përgjegjësve se a po shkojnë ato mjete në teknologji dhe investime aty ku duhet…Këtë vit (Qeveria) ka investuar 7.9 milionë euro…Kërkoj që ka qenë më e nevojshme të rritet, por këto investime që i bënë, më të kapshme për mua kanë qenë të investojë në teknologji që ne të sigurojmë pagat tona dhe në të ndihmojmë edhe e shtetin”, thotë Sadiku.

Ndërsa ai thotë se si ushtrues detyre, kryeshefi i ri ka hequr dorë prej shumës së pagës që ka qenë më herët.

“Ish kryeshefi që është liruar nga detyra, bordi aktual, pagën e ka pas 2 mijë e 500 euro. Tash është emëruar një ushtrues detyre kryeshef i ri, që ka heq dorë prej pagës që ka qenë dhe tash pagën e ka rreth 1 mijë e 900 euro, ka heq dorë prej gjitha benfiicioneve që i takojnë, edhe prej veturës. Edhe unë kam heq dorë bashkërisht më të, që nuk e shfrytëzojmë as makinat për udhëtim të ndërmarrjes dhe as një benificion tjetër, as mbushje telefonike, përpos pagës që kemi, kemi heq dorë për shkak gjendjes financiare të Trepçës”, thotë ai.

Ai tregon edhe arsyet e largimit të punëtorëve nga kjo ndërmarrje.

“Një pjesë nuk janë lajmëruar me kohë, që dhe ligji e obligon që nëse humb tre ditë brenda muajit pa ndërprerë, ai e ka obligim të na njoftojë. Një numër i tyre që sipas informacione që kam, kanë migruar jashtë Kosovës dhe nuk e kanë bërë kërkesën për shkëputjen e kontratës. Momentin që nuk e bënë kërkesën për shkëputjen e kontratës fillojnë procedurat me flet paraqitje ,dhe shkojnë në komision disiplinor, dhe merr vendimet për shkëputjen e kontratës. Aktualisht në miniere tek ne janë shtatë që i është shkëputur kontrata, pra në njësinë tonë në miniera, dhe në procedura tek komisioni disiplinor janë edhe 13, për shkelje të detyrave të punës”, thotë Sadiku.

Kujtojmë se minatorët e Trepçës patën hyrë në grevë gjatë verës së këtij për shkak të mosrealizimit të pagave me kohë.

Ndërkaq Qeveria e Kosovës nga Pakoja për Ringjallje Ekonomike ka ndarë mbi 4 milionë euro për pagat e minatorëve, në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale.

Rreth 30 milionë euro janë ndarë për ndërmarrjen publike Trepça nga Qeveria e Kosovës në katër vitet e fundit.

Vendi

692 milionë euro nga mërgata në gjashtë muajt e parë të vitit

Published

on

By

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se dërgesat e mërgatës në Kosovë kanë arritur në 692 milionë euro gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, duke shënuar një rritje prej 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Përmes një postimi, Gërvalla ka vlerësuar lart kontributin e bashkatdhetarëve, duke e cilësuar atë si një dëshmi të lidhjes së fuqishme dhe të pandashme me atdheun.

“Kjo shifër tregon shumë më tepër se një kontribut ekonomik. Tregon pikërisht lidhjen e pandashme që nuk e kanë këputur as mijëra kilometra largësi. Tregon se sa fort mërgata jonë vazhdon ta mbajë Kosovën afër vetes”, ka deklaruar ajo.

Më tej, ministrja theksoi se këto mjete financiare luajnë një rol jetik në mirëqenien e familjeve kosovare, konsumin vendor, kursimet dhe investimet, si dhe në ruajtjen e stabilitetit ekonomik e financiar të vendit. Ajo rikujtoi se gjatë dekadës së fundit, remitancat kanë përbërë mesatarisht 12% deri në 14% të Produktit Brendshëm Bruto (BPV) të Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Jokanoviq merr drejtimin e Baselit, flet për Shaqirin: “Është klubi i tij më shumë se i imi”

Published

on

By

Drejtuesit e klubit zviceran Basel kanë emëruar serbin Slavisha Jokanoviq në postin e trajnerit të ri të skuadrës.

Jokanoviq ka nisur punën zyrtarisht këtë të martë, ndërsa gjatë konferencës për shtyp nuk i ka shpëtuar pyetjeve lidhur me yllin dhe kapitenin e skuadrës, Xherdan Shaqiri.

Sipas trajnerit të ri, bashkëpunimi dhe respekti dypalësh do të jenë kyç për ecurinë e klubit.

“Ai është një person i jashtëzakonshëm. E respektoj dhe shpresoj në një raport shumë të mirë. Shaqiri duhet ta shtyjë veten që të mbetet një lojtar i rëndësishëm këtu. Momentalisht, ky është klubi i tij më shumë se i imi”, është shprehur Jokanoviq.

Continue Reading

Vendi

Miratohet buxheti prej mbi 161 milionë eurosh i Prishtinës për vitin 2027, VV voton kundër

Published

on

By

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar buxhetin për vitin 2027, i cili kap vlerën e mbi 161 milionë eurove.

Pas votimit, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e ka cilësuar këtë miratim si një hap vendimtar që i mundëson kryeqytetit të vazhdojë planifikimin dhe realizimin e projekteve e shërbimeve për qytetarët.

“Urime, Prishtinë! Buxheti për vitin 2027 u votua. Mbi 161 milionë euro për qytetarët e Kryeqytetit: për shkollat, shërbimet publike dhe investimet që e çojnë Prishtinën përpara”, ka deklaruar Rama.

Kryetari i Prishtinës ka falënderuar asamblistët që mbështetën projektbuxhetin, ndërsa bëri të ditur se asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër.

Rama theksoi se pas këtij vendimi, fokusi i plotë i nivelit komunal do të jetë në zbatimin e projekteve konkrete dhe përmirësimin e shërbimeve si në lagjet urbane, ashtu edhe në fshatrat e kryeqytetit.

Continue Reading

Lajmet

Edhe pak vende të lira në UBT: 20% bursë në disa nga programet kryesore

Published

on

By

Të gjithë të interesuarit që synojnë të bëhen pjesë e UBT-së, institucionit lider të arsimit të lartë në Kosovë dhe platformës më të madhe arsimore e inovative në rajon — janë vetëm një hap larg fillimit të rrugëtimit të tyre akademik.

Në UBT kanë mbetur edhe pak vende te lira në disa nga programet me të kërkuara dhe inovative  të momentit, më mundësi zhvillimi në karrierë.

Më qëllim për t’i mbështetur studentët e rinj, UBT ofron 20 për qind bursë studimi për të tri vitet e akademike në programe specifike si: Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore, Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës (Real Estate), Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukture, Inxhinieri e Energjisë, Artet dhe Mediat Digjitale, si dhe në degën e Gjuhës Angleze.

Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore – një nga sektorët më vitalë e me kërkesë të vazhdueshme globale.

Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës (Real Estate) – i vetmi program i këtij lloji që përgatit profesionistë për tregun dinamik të punës.

Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukturës si dhe Inxhinieri e Energjisë – dy degë kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm dhe teknologjik.

Artet dhe Mediat Digjitale – për të gjithë të apasionuarit pas dizajnit, komunikimit vizual dhe teknologjive kreative.

Gjuhë Angleze – program i cili u hap dyert studentëve për karrierë e mundësi ndërkombëtare.

Përveç  në Prishtinë, kërkesë e lartë për regjistrim është shënuar edhe në kampuset rajonale të UBT-së, ku numri i vendeve të mbetura po shkon drejt përmbylljes së plotë të listave.

Veçanërisht në qytetin e Prizrenit, kanë mbetur vetëm edhe pak vende të lira në tre nga programet më të kërkuara: Shkenca Kompjuterike, Juridik, si dhe Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor.

Gjithashtu, procesi i regjistrimeve është drejt fundit edhe për një varg programesh të tjera me karakter të lartë praktik e aplikativ, si: Sistemet e Informacionit, Inxhinieria e Mekatronikës, Studimet e Sigurisë, si dhe në programin unik Muzikë Moderne, Produksion Digjital dhe Menaxhment.

UBT fton të gjithë maturantët dhe studentët e ardhshëm që të shfrytëzojnë këtë mundësi të fundit, të vizitojnë kampuset e UBT-së apo të aplikojnë online për të siguruar vendin e tyre në një nga universitetet më të meituruara për cilësi, infrastrukturë moderne dhe shkallë të lartë të punësimit të diplomuarve.

Continue Reading

Të kërkuara