Lajmet
Trepça largon nga puna edhe një minator
Published
3 hours agoon
By
UBTNewsNdërmarrja publike Trepça ka njoftuar se kanë larguar nga vendi i punës punëtorin E.M, pasi që i është ngritur aktakuza bazuar në Ligjin e Punës për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça.
“Me datën 30.10.2024 z.E.M është larguar përkohësisht nga puna. Me vendim të Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A., pasi është ngritur aktakuza, duke u bazuar në nenin 73 par.1, nën paragrafi 1.1 i Ligjit nr. 03/L-212 të Punës si dhe nenit 19 par.1, nën paragrafi 1.1 i Rregullores nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A”, thuhet në njoftim.
Në muajt e fundit, kjo kompani ka larguar disa minatorë nga puna.
Lajmet
Nora Gjakova nis rrugëtimin akademik në UBT në programin e Masterit për Shëndet dhe Aktivitet Fizik
Published
3 mins agoon
October 30, 2024By
UBT NEWSKampionia olimpike në xhudo, Nora Gjakova, ka marrë një hap të rëndësishëm në karrierën e saj akademike duke u regjistruar në programin e Masterit për Shëndet dhe Aktivitet Fizik në UBT.
Nora Gjakova, e njohur si medaliste e artë në Lojërat Olimpike, ka treguar përkushtim të jashtëzakonshëm për sportin dhe është një inspirim për shumë sportistë të rinj. Pas suksesit të saj të madh në Tokio, ku fitoi medaljen e artë, ajo ka vendosur të investojë në edukimin e saj për të thelluar njohuritë mbi shëndetin dhe aktivitetin fizik, duke u bërë kështu një model edhe në aspektin akademik.
Programi i Masterit në Shëndet dhe Aktivitet Fizik është program që do t’i mundësojë Norës të zhvillojë aftësi dhe njohuri të reja, të cilat do t’i shërbejnë në karrierën e saj si trajnere dhe promovuese e aktiviteteve fizike dhe shëndetësore.
Gjakova shprehu emocionet e saj për këtë hap të ri në jetën e saj, duke theksuar rëndësinë e arsimit në formimin e një sportisti të suksesshëm. “Jam shumë e lumtur që kam mundësinë të studioj në UBT. Shëndeti dhe aktiviteti fizik janë të rëndësishëm për të gjithë, dhe unë shpresoj të kontribuoj në këtë fushë,” tha Nora.
Agron Thaçi, Dekan i Fakultetit të Shkencave të Sportit dhe Lëvizjes, vlerësoi se regjistrimi i Nora Gjakovës në programin e Masterit në Shëndet dhe Aktivitet Fizik është një ngjarje e rëndësishme për fakultetin dhe për komunitetin tonë akademik.
Ai theksoi se Nora është një kampione që përfaqëson vlerat më të larta të sportit dhe punës së palodhur, duke shërbyer si një inspirim për të rinjtë. “Prania e saj në radhët tona do të sjellë një energji pozitive dhe një përkushtim të jashtëzakonshëm, duke e forcuar lidhjen mes praktikës sportive dhe arsimimit. Besoj se Nora do të kontribuojë ndjeshëm në promovimin e kulturës së shëndetit dhe aktivitetit fizik, duke ndihmuar në formimin e brezit të ri të profesionistëve në këtë fushë,” tha ai.
Regjistrimi i Norës në programin e Masterit është një nxitje për sportistët e rinj, duke treguar se suksesi në sport mund të kombinohet me arsimimin dhe zhvillimin profesional. Me përkushtimin dhe pasionin e saj, Nora Gjakova vazhdon të jetë një shembull frymëzues për shumë individë që dëshirojnë të ndjekin ëndrrat e tyre, qoftë në sport, qoftë në arsim./UBTNews/
Aktualitet
Ambasadori i Italisë në Kosovë, De Riu: UBT ka dëshmuar se është institucioni kryesor në Kosovë dhe i besueshëm për investitorët italianë
Published
28 mins agoon
October 30, 2024By
UBT NEWSNë një fjalim gjatë inaugurimit të qendrës “HUB Revolution Your Start Up” në Qytetin e Mençur të UBT-së në Lipjan, Ambasadori i Italisë në Kosovë, z. Antonello De Riu, nënvizoi rëndësinë e kësaj iniciative si një mundësi për të transformuar skenën e inovacionit dhe sipërmarrjes në Kosovë dhe rajon.
Ambasadori e përshëndeti këtë hap të UBT-së dhe partnerëve italianë për promovimin e një mjedisi që bashkon të rinjtë, profesionistët dhe sektorët e ndryshëm në realizimin e ideve të reja që mund të sjellin një të ardhme më të zhvilluar dhe të qëndrueshme.
“Kosova ka një popullatë të re dhe energjike, një burim me potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim”, theksoi Ambasadori De Riu. “
UBT ka treguar kapacitete të mëdha për t’i përgjigjur kësaj energjie, duke krijuar mundësi për edukim të avancuar dhe ndërmarrësi që mund të ndikojë në një nivel rajonal e më gjerë”. Ai vlerësoi gjithashtu rolin e jashtëzakonshëm të diasporës shqiptare në Evropë, veçanërisht në Itali, duke theksuar kontributin e saj të pandërprerë për zhvillimin ekonomik dhe transferimin e eksperiencave të vlefshme në vendlindje. “Diaspora është një thesar i vërtetë që sjell pasuri të çmueshme të njohurive dhe ideve për inovacionin”, u shpreh ai.
Një aspekt tjetër i rëndësishëm që Ambasadori solli në vëmendje ishte përkushtimi i qendrës për të lidhur botën akademike dhe biznesin, duke krijuar një platformë që forcon bashkëpunimin mes sektorëve.
“Organizata dhe kompani të shumta italiane janë të gatshme të kontribuojnë për zhvillimin e start-up-eve këtu”, theksoi De Riu. Ai sugjeroi që inovacionet dhe projektet e reja të mbështeten nga grante dhe fonde qeveritare, si dhe nga sektori privat, për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm në fushat strategjike si agrobiznesi dhe energjia e ripërtëritshme, duke shtuar se këto janë sektorë kyç për rritjen ekonomike të Kosovës.
Ambasadori vuri në dukje edhe partneritetin strategjik të Italisë me UBT-në dhe theksoi se ky institucion është dëshmuar si një institucion i besueshëm dhe inovativ në Kosovë. “UBT ka dëshmuar aftësi për të ndërtuar iniciativa të qëndrueshme dhe me ndikim, siç është certifikimi i gjuhës italiane në Kosovë”, tha ai, duke shprehur bindjen se ky bashkëpunim do të ndihmojë studentët kosovarë të përgatiten për tregun ndërkombëtar dhe të krijojnë mundësi të reja karriere./UBTNews/
Lajmet
Murati: Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë në mbështetje të qytetarëve dhe familjeve
Published
1 hour agoon
October 30, 2024By
UBTNewsMinistri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se buxheti për vitin 2025 do të jetë në mbështetje të qytetarëve dhe familjeve kosovare “përmes rritjes së pagave e pensioneve që ka bërë Qeveria”.
Pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, Murati ka thënë se buxheti që pritet të jetë 3 miliardë e 600 milionë euro është gjithëpërfshirës.
“Është një projektligj gjithëpërfshirës. Kryesisht ka shkuar në mbështetjet të qytetarëve dhe familjeve. Shumica e buxhetit shkon për paga… si buxhet kemi shkuar në vij me kornizën ligjore. Kemi shtuar edhe një dispozitë që ka të bëjë më normën progresive tatimore, tatim i cili mblidhet dhe i shkon komunave. Jemi qeveria e vetme që të gjitha ligjet për ndarjet buxhetore i ka dërguar në afate. Shpesh herë ka ndodhur që është vonuar miratimi i buxhetit”, ka thënë Murati.
I pyetur nëse ngritja e pagave ka të bëjë me afrimin e datës së zgjedhjeve, Murati ka thënë se kjo çështje është bërë duke u bazuar në tri ligje që e përcaktojnë se si bëhet ndarja buxhetore.
“Rritja u prezantua me ligjin e buxhetit, të njëjtën gjë e kemi bërë edhe vitin e kaluar dhe pra nuk ka pasur zgjedhje. Ka rastisur që tani të jenë zgjedhjet. Po të kishte qenë që buxheti që të ishte përcaktuar për më herët do të ishte miratuar. Kemi tri ligje që e përcaktojnë se si bëhet kjo punë dhe në cilat data”, ka thënë Murati.
Ai ka shtuar se nuk ka paligjshmëri të ngritja e pagave.
“Dilema mund të ketë çdo kush, pash që ka mundur që të ketë edhe keqkuptime. Të gjithë shërbyesit publik do të përfitojnë nga ngritja. Me ligj të buxhetit po e procedojmë ngritjen e pagave. Nuk ka të bëjë me paligjshmëri dhe dilemat që janë ngritur”, shtoi ai.
Një palë kufje që stimulojnë trurin mund të përdoren për të ndihmuar në trajtimin e depresionit në shtëpi, sugjeron një studim.
Studiuesit kanë zbuluar se pacientët që përdorin pajisjen për 30 minuta në ditë mund të rrisin shanset e tyre për ta mposhtur gjendjen trefish.
Sëmundjamendore – e quajtur edhe çrregullimi i madh depresiv – prek rreth një në gjashtë të rritur në Mbretërinë e Bashkuar dhe prevalenca duket se po rritet.
Trajtimi aktual përfshin antidepresantë dhe terapi psikologjike, por më shumë se një e treta e njerëzve të diagnostikuar me këtë çrregullim nuk shërohen plotësisht.
Një ekip ndërkombëtar i udhëhequr nga studiues nga King’s College në Londër (KCL) hetoi nëse stimulimi i trurit mund të funksionojë si një trajtim.
Kufjet e tyre, të quajtura Flow FL-100, përmbajnë dy elektroda të cilat japin një rrymë të dobët dhe të drejtpërdrejtë në lëkurën e kokës.
Ai tashmë është i disponueshëm në treg dhe synon një zonë të trurit të lidhur me aktivitet të ulët te njerëzit me depresion.
Sipas Daily Mail, gjithsej 174 pacientë morën pjesë, ku gjysma morën stimulimin e trurit me ‘ndjembje’. Gjysma tjetër, grupi i ‘kontrollit’, e mbante pajisjen por mori vetëm një rrymë të shkurtër për të imituar ndjesinë.
Pjesëmarrësit përdorën pajisjen në shtëpi ndërsa monitoroheshin nga shkencëtarët përmes lidhjes video.
Trajtimi zgjati gjysmë ore në të njëjtën kohë dhe pacientët morën pesë seanca në javë për tre javët e para të ndjekura nga tre seanca në javë për shtatë javët në vijim.
Nora Gjakova nis rrugëtimin akademik në UBT në programin e Masterit për Shëndet dhe Aktivitet Fizik
E keni menduar se nga e kanë origjinën 12 muajt e vitit?
Ambasadori i Italisë në Kosovë, De Riu: UBT ka dëshmuar se është institucioni kryesor në Kosovë dhe i besueshëm për investitorët italianë
Një rrugëtim e ikonës së futbollit, Toni Kroos!
Nuk keni nevojë për terapi, këto ushqime rrisin vitaminën D
Rritet bilanci i viktimave nga përmbytjet katastrofike në Spanjë
Murati: Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë në mbështetje të qytetarëve dhe familjeve
Këto kufje ndihmojnë në zbehjen e depresionit
Kurti i quan “emisione humoristike” premtimet e Abdixhikut dhe Haradinajt
Të kërkuara
-
Lajmet3 months ago
Mbyllet olimpiada e Parisit 2024- Kurora e sportit i përket Amerikës
-
Lajmet2 months ago
Zgjedh Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT – Ferizaj dhe bëhuni liderët e së ardhmes
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kulturë4 weeks ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman