

Published
3 years agoon
By
Betim GashiËmbëlsira përpara buke është shpesh si molla e ndaluar. Ekspertët e ushqyerjes së shëndetshme, por edhe nënat apo gjyshet na kanë paralajmëruar prej kohësh që tu qëndrojmë larg ëmbëlsirave, sidomos përpara drekës.
Megjithatë, shkencëtarët pretendojnë se çelësi i të pasurit një peshë të mirë trupore, është ngrënia e ëmbëlsirave përpara vakteve.
Një studim i Imperial College London doli në konkluzionin se ngrënia e ushqimeve të pasura me sheqer përpara një vakti është e dobishme. Duke ngrënë të ëmbla mbani nepsin nën fre.
Studimi të cilit i referohet AgroWeb.org, u përqendrua tek oreksi dhe dëshira për glukozë, që gjendet tek çokollatat dhe ëmbëlsirat e ndryshme.
Përse duhen ngrënë të ëmblat përpara buke?
Glukoza është gjithashtu burimi kryesor i energjisë për trurin. Në tru gjendet një proteinë e trurit që mban emrin glucokinase. Ajo luan rolin e gardianit të glukozës. Nëse nivelet e saj janë të ulëta, truri i thotë trupit të konsumojë më shumë ushqime të pasura me niseshte dhe sheqer.
Kjo është një arsye përsa përpara çdo ushqimi, syri shkon direkt e të ëmblat. Duke ngrënë në fillim ushqime të pasura me glukozë, truri do të jetë objektiv. Ai do të përcaktojë sasinë e kalorive të mbetura për të cilat ka nevojë. Në këtë mënyrë, do të jetë e vështirë ta teproni me ushqime.
Nëse të ëmblat i konsumoni përgjatë vaktit, truri do ta ketë më të vështirë për të përcaktuar sa glukozë i nevojitet. Kështu, aktivizimi i sistemit të numërimit të kalorive do të vonohet. Gjasat e të tepruarit me ushqim do të jenë të mëdha.
Stili italian i të ushqyerit më i shëndetshmi
Shkencëtarët thonë se ushqime me niseshte si buka, makaronat dhe orizi janë më të pasura me glukozë dhe janë më të shëndetshme se ëmbëlsirat. Me fjalë të tjera, sekreti i të rënit në peshë është të hash si një Italian. Pjata e parë e një vakti Italian është orizi ose makaronat.
Sipas shkencëtarëve të Imperial College London, ky zbulim është shumë i rëndësishëm. Ai mund të shërbejë si shtysë për krijimin e ilaçeve të reja për rënien në peshë në mënyrë natyrale.
Të dhënat e studimit të publikuara në revistën Journal of Clinical Investigation mund të përbëjnë pikënisjen e zhvillimit të kurave të reja për mbipeshën./AgroWeb.org
Shëndet
Studimi: Njerëzit inteligjentë vuajnë më shumë nga dhimbjet e kokës!
Published
3 hours agoon
October 23, 2025By
UBT News
Sipas studimeve shkencore të kryera nëpërmjet një teknike inovative me rezonancë magnetike të trurit, dhimbja e kokës ndikon vetëm në trurin që është më aktiv, thonë studiuesit e Qendrës së dhimbjes së kokës në Shtetet e Bashkuara.
Migrena e konsideruar si një sëmundje e vërtetë prek vetëm mendjet më aktive dhe më efikase. Në fakt thuhet se shkaktohet nga disa disfunksione të trurit.
Çfarë i shkakton sulmet e tmerrshme që prekin 15% të popullsisë (sidomos gratë në moshën 35-45 vjeç)? A mund të jetë ushqim i rëndë?
Lodhja, uria? A keni parë televizor ose keni lexuar një libër deri vonë?
Hulumtimi më i fundit thotë dhe pohon se dhimbja e kokës ndikon tek njerëzit e kulturuar dhe inteligjentë.
Persona që vuajnë zakonisht janë kreativ, jetësor dhe të zgjuar. Një neurolog në Universitetin e Utah shpjegon se migrena zhvillohet vetëm në trurin e trajnuar plotësisht dhe tepër funksional. Gjithashtu duket se ka një predispozitë gjenetike.
Inteligjentë apo jo, sot ka shumë njerëz që vuajnë prej saj dhe që janë të mbushur me analgjezik për të lehtësuar dhimbjen.
Por, si mund të kurohet një dhimbje koke?
Sipas specialistëve të dhimbjeve të kokës, dhimbja nuk është një ngjarje, por një proces progresiv që zhvillohet gjatë orëve.
Në shumicën e rasteve, rreth një orë pas fillimit të dhimbjes së kokës, pacienti ndjen siklet si dhimbje e vërtetë nëse prek ballin ose kokën.
Në atë pikë, marrja e ilaçeve është e pavlefshme, sipas mjekëve analgjeziku duhet të merret brenda një ore që nga fillimi i dhimbjes.
Është e domosdoshme të shmangni verën, çokollatën, djathin, bananet, arrat dhe domatet. Të jetosh me migrenë nuk është e këndshme, por nga sot jeni të vetëdijshëm se jeni një person jashtëzakonisht inteligjent. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Nga mango te avokado, frutat me më shumë dhe më pak sheqer
Published
4 hours agoon
October 23, 2025By
UBT News
Sheqeri i frutave shoqërohet me fibra, vitamina dhe minerale, gjë që e bën shumë më të balancuar për organizmin se sa sheqeri i përpunuar.
Megjithatë, edhe sheqeri natyral duhet konsumuar me masë, sidomos nëse po përpiqeni të humbisni peshë ose keni gjendje shëndetësore ku sheqeri mund të përkeqësojë situatën.
Frutat më të rekomanduara në këto raste janë ato që përmbajnë më pak sheqer dhe më shumë antioksidantë, fibra dhe lëndë ushqyese.
Frutat me më shumë sheqer
Mango: Një mango përmban 45 gram sheqer. Për këtë arsye, nëse përpiqeni të kufizoni sheqerin, këshillohet të konsumoni vetëm disa feta.
Rrushi: Një filxhan me rrush ka rreth 23 gram sheqer. Për të mbajtur sheqerin nën kontroll, konsumoni sasi të vogla.
Qershitë: Një filxhan qershi përmban 18 gram sheqer. Kujdes me sasitë, sepse është e lehtë të teprohet.
Dardha: Një dardhë mesatare ka 17 gram sheqer. Nëse doni të reduktoni sheqerin, mund të konsumoni vetëm gjysmën e saj.
Shalqiu: Ai është i pasur me ujë dhe minerale, por një copë e vogël përmban 17 gram sheqer.
Fiqtë: Dy fiq mesatarë përmbajnë 16 gram sheqer. Konsumoni me moderim nëse po mbani sheqerin nën kontroll.
Bananet: Një banane mesatare ka 14 gram sheqer. Për sheqer më të ulët, mund të konsumoni gjysmën ose të zgjidhni bananet jeshile.
Frutat me më pak sheqer
Avokado: Vetëm 1.33 gram sheqer për një frut, por ka kalori të larta, prandaj konsumojeni me kujdes.
Mjedrat: Një filxhan përmban 5 gram sheqer dhe 8 gram fibra, të dobishme për tretjen dhe ndjesinë e ngopjes.
Papaja: Gjysma e një papaje të vogël përmban vetëm 6 gram sheqer dhe mjafton për një vakt të lehtë.
Luleshtrydhet: Një filxhan luleshtrydhe ka vetëm 7 gram sheqer. Mund t’i konsumoni si pjesë të sallatave ose si vakt të ndërmjetëm.
Edhe pse frutat përmbajnë sheqer natyral, zgjedhja e atyre me më pak sheqer dhe konsumimi i moderuar mund t’ju ndihmojë të mbani një dietë të shëndetshme pa hequr plotësisht ëmbëlsinë natyrale të frutave. /A.Z/UBT News/
Shëndet
A mund të hanë vezë personat me sëmundje të zemrës?
Published
6 hours agoon
October 23, 2025By
UBT News
Vezët janë ndër ushqimet më të konsumuar në botë, të përballueshme, ushqyese dhe shumë të larmishme.
Ato përmbajnë vitamina, aminoacide thelbësore, acid folik, omega-3 dhe minerale si seleni dhe hekuri, si dhe ofrojnë një burim të shkëlqyer proteinash cilësore për ndërtimin dhe rigjenerimin e qelizave.
Për shkak të përmbajtjes së kolesterolit dhe yndyrnave, roli i tyre në dietën e personave me kolesterol të lartë apo sëmundje kardiovaskulare ka qenë objekt debati.
Studime të ndryshme, përfshirë Mayo Clinic dhe National Institutes of Health, tregojnë se konsumimi i moderuar i vezëve, deri në shtatë copa në javë – nuk rrit rrezikun për sëmundje të zemrës tek individët e shëndetshëm.
Përkundrazi, vezët mund të jenë pjesë e një diete të ekuilibruar kur kombinohen me perime, drithëra integrale dhe yndyra të pangopura.
Konsumimi i sasive të mëdha, mbi 12 vezë në javë, rrit rrezikun për probleme kardiovaskulare, sidomos te personat me nivele të larta të kolesterolit LDL, sipas Journal of the American College of Nutrition.
Një studim dhjetëvjeçar në Greqi tregoi se personat që konsumonin një deri tri vezë në javë kishin rrezik më të ulët për sëmundje të zemrës krahasuar me ata që nuk konsumonin ose konsumonin sasi të tepërta.
Ekspertët e Harvard School of Public Health nënvizojnë se ndikimi i vezëve varet shumë nga konteksti i dietës: ato janë më të dobishme kur zëvendësojnë mishin e përpunuar, por më pak të favorshme kur konsumohen me ushqime të pasura me yndyra të ngopura.
Moderimi dhe larmishmëria janë çelësi i shëndetit të zemrës. Personat me kolesterol të lartë ose sëmundje kardiake nuk kanë pse të shmangin vezët, por duhet t’i konsumojnë deri në 7 copa në javë, duke i kombinuar me fibra, perime dhe yndyra të pangopura.
Një dietë e tillë ndihmon në kontrollin e kolesterolit dhe përmirëson shëndetin e përgjithshëm të zemrës. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Tetë vende të reja në listën britanike për rrezikun nga pijet e falsifikuara me metanol
Published
1 day agoon
October 22, 2025By
UBT News
Tetë shtete të reja janë shtuar në listën e paralajmërimeve të Zyrës së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, për shkak të rrezikut nga helmimi me metanol që mund të ndodhë nga pijet alkoolike të falsifikuara ose të ndotura.
Sipas raportimit të BBC, vendet e reja të përfshira janë: Ekuadori, Japonia, Kenia, Meksika, Nigeria, Peruja, Rusia dhe Uganda, pas disa rasteve të britanikëve që janë prekur në këto shtete.
Më herët, paralajmërimi përfshinte Tailandën, Laosin, Vietnamin, Kamboxhën, Indonezinë, Turqinë, Kosta Rikën dhe Fixhin, pas disa incidenteve serioze — përfshirë vdekjen e gjashtë turistëve në Laos vitin e kaluar.
Autoritetet britanike u bëjnë thirrje udhëtarëve të tregojnë kujdes ndaj shenjave të mundshme të helmimit me metanol, si shikim i turbullt, konfuzion apo probleme me frymëmarrjen, që mund të çojnë në sëmundje të rënda ose edhe vdekje. /A.Z/UBT News/

Rektori Hajrizi mori pjesë në Konferencën CIGRE Kosova mbi “Formësimin e fuqisë punëtore të së ardhmes: Perspektiva e universitetit mbi tregun e punës”

Studim i përbashkët UBT – Universiteti i Mynhenit publikohet në revistë ndërkombëtare shkencore

UBT organizon ligjëratë ndërkombëtare dhe hap Panairin e Materialeve në Arkitekturë dhe Konstruksione

Brigitte Bardot reagon ndaj raportimeve të rreme për vdekjen e saj

Kina dhe ShBA do zhvillojnë bisedime në Malajzi

Britani e Madhe: Arrestohen tre të dyshuar për ndihmë ndaj shërbimit rus të inteligjencës

Përfundon rinumërimi i 16 kutive të votimit nga 12 vendvotime

Studimi: Njerëzit inteligjentë vuajnë më shumë nga dhimbjet e kokës!

Thierry Henry kritikon Juventusin
Të kërkuara
-
Lajmet2 months ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Rajoni4 weeks ago
Policia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Votoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
-
Rajoni2 months ago
Profesori i UBT-së fiton grant prestigjioz kërkimor në Universitetin Çarls të Pragës