Teknologji

Tregtia në internet në Shqipëri – burrat blejnë ushqime, gratë veshje

Përqindja e familjeve shqiptare që kanë qasje në internet është 88.3 për qind krahasuar me 83.3 për qind të një viti më parë.

Published

on

Instituti i Statistikave raporton sot se rezultatet e Anketës së Përdorimit të Teknologjisë së Informacionit gjatë vitit 2021, nga grupmosha 16-74 vjeç, treguan se e përdorin internetin 79.3 për qind e popullsisë, nga të cilët 91.7 për qind e përdorin çdo ditë. 98.7 për qind e individëve kanë përdorur telefona të mençur për të hyrë në internet.

Ndërkohë 22.8 për qind e popullsisë e përdorin internetin nëpërmjet laptopit dhe 8.8 për qind nëpërmjet tabletit. 98.3 për qind kryejnë thirrje/video thirrje përmes Skype, Viber, WhatsApp dhe ky tregues ka shënuar rritje prej 2.1 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2020.

Përqindja e familjeve shqiptare që kanë qasje në internet është 88.3 për qind krahasuar me 83.3 për qind të një viti më parë. 78.3 për qind ose 530,755 familje kanë për qind në internet me rrjet fiks broadband (rrjet optike ose kabllor, ADSL), tregues i cili ka shënuar rritje prej rreth 9.6 pikë përqindje. Përqindja e familjeve me qsje në internet nëpërmjet lidhjes “mobile broadband” (3G/4G) është 99.1 për qind krahasuar me 90.7 për qind në vitin 2020.

Përdorimi i TIK nga individët e grupmoshës 16-74 vjeç

Individët e moshës 16-74 vjeç që kanë përdorur internetin në “tre muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës, përfaqësojnë 79.3 për qind të popullsisë në studim. Tregues i cili ka regjistruar një rritje rreth 7.1 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2020.

Ndër to, përdoruesit e shpeshtë të internetit përfaqësojnë 91.7 për qind të individëve (që përdorin internet çdo ditë apo pothuajse çdo ditë) dhe 7.7 për qind (të paktën një herë në javë), krahasuar me 88.2 për qind dhe 10.8 për qind për të njëjtat kategori në 2020.

Nga ana tjetër, aktivitetet që kryhen nëpërmjet internetit në “tre muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës të cilat kanë regjistruar rritjet më të larta janë: kërkim i informacionit për të mira dhe shërbime (3.7 pikë përqindje), kërkim i informacionit lidhur me shëndetin (2,6 pikë përqindje) si dhe thirrjet nëpërmjet internetit/video thirrjet me 2.1 pikë përqindje.

Përdorimi i e-Qeverisjes, rritet shkarkimi i dokumenteve online

Në vitin 2021 të gjitha kategoritë për kontaktet elektronike nëpërmjet internetit me autoritetet publike dhe disa shërbime publike, si faqet e internetit në lidhje me detyrimet e qytetarëve (deklaratën tatimore, njoftimin për zhvendosje), të drejtat (përfitimet sociale), dokumentet zyrtare (letërnjoftim, certifikatë të lindjes), shërbimet arsimore publike (biblioteka publike, informacion mbi regjistrimin në shkollë ose universitet, shërbimet e shëndetit publik) kanë shënuar rritje. Rritja më e lartë është shënuar për kategorinë “shkarkimi apo printimi e formularëve zyrtarë” me 4.7 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2020. 97.5 për qind e individëve që kanë ndërvepruar me autoritet publike nëpërmjet internetit kanë mbetur të kënaqur me shërbimet publike të ofruara.

21.4 për qind e popullsisë 16-74 vjeç bënë blerje online

Blerjet “online” i referohen porosive të mallrave ose shërbimeve nëpërmjet internetit, blerjen e tyre nëpërmjet internetit (e-blerje) për qëllime personale nëpërmjet çdo lloji pajisjeje (desktop, i lëvizshëm ose i dorës, përfshirë telefonin celular ose telefon smart).

Blerjet “online” janë kryer nga 21.4 për qind e popullsisë së grup-moshës 16-74 vjeç “në 12 muajt e fundit”, nga momenti i kryerjes së intervistës, tregues i cili ka shënuar një rritje prej 1.9 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2020.

Ndër blerjet “online”, produktet/shërbimet që zënë peshën më të madhe janë rroba/këpucë/aksesorë me 88.9 për qind, të cilat kanë treguar një rritje nga viti 2020 me 4.1 pikë përqindje. Gjithashtu edhe në vitin 2021, rritjen më të lartë e kanë shënuar blerjet “online” për “ushqime/pije nga dyqanet apo ofruesit” me 4.7 pikë përqindje.

Ritet me 8 për qind instalimi i aplikacioneve

Në vitin 2021 të gjitha aftësitë teknologjike apo kompjuterike kanë shënuar rritje, ku rritja më e lartë është shënuar për aftësitë lidhur me “instalimi i softwareve/aplikacioneve” dhe “transferimin e materialeve” përkatësisht me 8,6 pikë përqindje dhe rreth 6 pikë përqindje.

Përdorimi i internetit në “tre muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës tek të rinjtë e moshës 16-24 vjeç është 96.7 për qind. Individët e grup-moshës 65-74 vjeç, të cilët kanë deklaruar që nuk e kanë përdorur asnjëherë internetin zënë 51.1 për qind, tregues i cili është zvogëluar krahasuar me vitin 2020.

Nëse do të analizojmë shpërndarjen e individëve që kryejnë thirrje/video thirrje (përmes Skype, Viber, WhatsApp), “gjatë tre muajve të fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës, vihet re se mbi 95 për qind e popullsisë 16-74 vjeç kryejnë thirrje/video thirrje. Shpërndarja e individëve që kryejnë thirrje/video thirrje (përmes Skype, Viber, WhatsApp) “gjatë tre muajve të fundit” sipas grup-moshave tregon se grup-mosha 25-34 vjeç ka shënuar përqindjen më të lartë 24.7 për qind ndjekur nga grup-mosha 16-24 vjeç me 20.7 për qind.

Burrat blejnë ushqime me internet, gratë veshje

Përdorimi i internetit në vitin 2021 si për burrat edhe për gratë shënon vlerat më të larta për kategorinë “gjatë tre muajve të fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës, duke shënuar rritje prej 7.1 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2020. Gjatë vitit 2021, 80.3 për qind e burrave dhe 78.3 për qind e grave të grup-moshës 16-74 vjeç janë përdorues të internetit “gjatë tre muajve të fundit”.

Shpeshtësia e përdorimit të internetit sipas ndarjes gjinore, tregon se përdorimi i internetit “çdo ditë/pothuajse çdo ditë” dominohet nga burrat me 50.7 për qind, ndërsa përdorimi i tij “të paktën një herë në javë” dominohet nga gratë me 53.1 për qind.

Sa i përket blerjeve nëpërmjet internetit, sipas gjinisë, gjatë vitit 2021 gratë kanë kryer më shumë blerje për “produkte për kujdes personal (kozmetikë)”, “produkte për fëmijë apo lodra për ta” si dhe “produkte shtëpiake”.

Ndërkohë burrat kanë shfaqur preferenca më shumë në blerjet për “të mira dhe mallra sportive”, “shërbimet e ushqimit nga restorante/fast-food apo shërbimet katering” si dhe “ushqime apo pije nga dyqanet/ofruesit e ushqimit”.

Teknologji

OpenAI lanson modelet zërore “GPT-Live” që dëgjojnë dhe flasin njëkohësisht

Published

on

By

Kompania OpenAI ka lansuar të mërkurën “GPT-Live”, një familje të re të modeleve zërore, të cilat janë të kapshme të dëgjojnë dhe të flasin në të njëjtën kohë në kohë reale.

Startup-i i inteligjencës artificiale, i cili po përgatitet për të dalë në bursë (IPO), njoftoi se do të nxjerrë në treg dy versione të këtij modeli – GPT-Live-1 dhe GPT-Live-1 mini – për përdoruesit në mbarë botën po të mërkurën.

Në maj, OpenAI prezantoi tre modele audio për platformën e saj të zhvilluesve, me qëllim që t’i bëjë agjentët softuerikë të bazuar në zë më bashkëbisedues dhe më të aftë për të kryer detyra në kohë reale. /Reuters/ /E.A/

Continue Reading

Teknologji

Instagram sjell funksionin e shumëpritur: Tani mund ta riorganizoni profilin sipas dëshirës

Published

on

Instagram ka prezantuar zyrtarisht funksionin e ri që u mundëson përdoruesve të riorganizojnë postimet në profilin e tyre, pa marrë parasysh se kur janë publikuar.

Pas një pritjeje të gjatë, përdoruesit tani mund të ndryshojnë renditjen e fotografive dhe videove në rrjetën e profilit, duke krijuar estetikën dhe paraqitjen që dëshirojnë.

Funksioni ishte paralajmëruar vitin e kaluar nga kreu i Instagramit, Adam Mosseri, ndërsa tani është i disponueshëm globalisht. Për ta përdorur, mjafton të mbani të shtypur një postim në profil dhe të zgjidhni opsionin “Riorganizo rrjetin”, ku më pas mund të lëvizni postimet sipas preferencës.

Meta ka bërë të ditur se kjo ka qenë një nga veçoritë më të kërkuara nga përdoruesit e Instagramit, duke shtuar se është punuar gjatë për ta sjellë funksionin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Megjithatë, postimet e fiksuara (pinned posts) do të vazhdojnë të qëndrojnë në krye të profilit dhe nuk do të shfaqen në opsionin për riorganizimin e rrjetës.

/A.K/

Continue Reading

Teknologji

OpenAI ndalon përdorimin e AI-së për mbikëqyrje ndaj amerikanëve pas reagimeve publike

Published

on

By

OpenAI ka njoftuar ndryshime në marrëveshjen që kishte lidhur me qeverinë amerikane për përdorimin e teknologjisë së saj në operacione të klasifikuara ushtarake, pas reagimeve të ashpra nga përdoruesit dhe publikimi i marrëveshjes fillestare.

Shefi ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, tha se marrëveshja do të përfshijë gjuhë që ndalon shprehimisht përdorimin e sistemeve të kompanisë për mbikëqyrje të brendshme ndaj shtetasve amerikanë. Ndryshimet gjithashtu parashikojnë që agjencitë e inteligjencës, si NSA, nuk do të mund të përdorin sistemet e OpenAI pa modifikime të mëtejshme të kontratës.

Marrëveshja fillestare kishte nxitur debate pasi rivalja e OpenAI, Anthropic, u përplas me Departamentin e Mbrojtjes për përdorimin e modelit të saj Claude për mbikëqyrje masive dhe armë autonome. OpenAI pranoi se nxituan me njoftimin e së premtes, duke e cilësuar atë “opportunist dhe të nxituar”.

Reagimet e përdoruesve ishin të menjëhershme: sipas Sensor Tower, numri i çinstalimeve të ChatGPT u rrit 200% nga norma e zakonshme që nga momenti i njoftimit. Ndërkohë, modeli Claude i Anthropics u radhit në vendin e parë në App Store të Apple.

AI përdoret nga ushtria për të thjeshtuar logjistikën dhe përpunuar shpejt informacion të madh. Shtetet si SHBA, Ukraina dhe NATO përdorin teknologji të Palantir për inteligjencë, mbikëqyrje dhe operacione ushtarake, ndërsa ekspertët theksojnë rëndësinë e mbikëqyrjes njerëzore mbi vendimet e AI-së.

Profesoresha Mariarosaria Taddeo nga Universiteti i Oksfordit paralajmëroi se largimi i Anthropics nga Pentagoni do të lërë një “mungesë të aktorit më të kujdesshëm për sigurinë” në përdorimin e AI-së për qëllime ushtarake, duke e konsideruar këtë një problem serioz.

Ky lajm tregon tensionin dhe sfidat që lidhen me përdorimin e inteligjencës artificiale në operacionet ushtarake dhe kontrollin e saj nga qeveritë dhe kompanitë private. /BBC/

Continue Reading

Teknologji

Google paralajmëron përdoruesit e WhatsApp për këtë funksion

Published

on

By

Së fundmi u zbulua një dobësi serioze e sigurisë në WhatsApp. Qendër e problemit ishte një funksion që shumë përdorues e kishin aktivizuar pa e ditur.

Ne shpjegojmë pse shkarkimet automatike janë të rrezikshme dhe si mund të mbroheni tani. Sulmi përmes grupeve të WhatsApp.

Sipas shërbimit të sigurisë IT Malwarebytes dhe zbulimeve të Project Zero të Google, sulmuesit shtuan viktimat e tyre pa paralajmërim në grupe WhatsApp dhe dërguan aty skedarë të manipuluar.

Meqë WhatsApp shkarkon mediat automatikisht si parazgjedhje, këta skedarë u ruajtën menjëherë në telefonat e viktimave. Veçanërisht të prekur ishin pajisjet Android, raporton gazeta gjermane Bild

Problem i madh: Nuk shfaqej asnjë pyetje sigurie ose paralajmërim. Kështu, malware ishte tashmë në telefon, pa pëlqimin aktiv të përdoruesit. Gjithçka që nevojitej nga sulmuesit ishte numri i telefonit i viktimës.

Skedari duhej të hapej për të shkaktuar dëmin, por sipas ekspertëve, sulmuesit përdorën edhe truke psikologjike – si thirrje ose mesazhe që të bindnin përdoruesin ta hapte skedarin.

Update-i nuk mjafton gjithmonë Kompania Meta publikoi një përditësim për të mbyllur dobësinë. Google e vlerësoi fillimisht këtë patch si të paplotë. Tani ekziston një fix i plotë.

Megjithatë, ekspertët këshillojnë që të mos mbështeteni vetëm te përditësimet, por të merrni vetë masa mbrojtëse. Këto masa duhet të merrni tani: Çaktivizoni shkarkimet automatike Hapni WhatsApp Shkoni te “Cilësimet” Zgjidhni “Ruajtja dhe të dhënat” Tek “Shkarkimi automatik i mediave” hiqni të gjitha shenjat tek të gjitha llojet e skedarëve Në iOS: tek të gjitha mediat vendosni “Kurrë” Shënim: Fotot dhe videot nuk do ruhen më automatikisht edhe në biseda individuale.

Parandaloni ruajtjen në galeri Hapni cilësimet e WhatsApp Shkoni te “Bisedat” Çaktivizoni “Shfaqjen e mediave” Në iOS: çaktivizoni “Ruaj në Foto” Shënim: Mediat do të shkarkohen ende, por nuk do ruhen ose shpërndahen automatikisht. Kufizoni ftesat për grupe Në cilësime shkoni te “Privatësia” Zgjidhni “Grupet” Në vend të “Të gjithë”, vendosni “Kontakte të mia” ose “Kontakte të mia përveç …” Përjashtoni kontaktet e panjohura ose të dyshimta /Bild/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara