Botë

Tregjet i përgjigjen fitores së Trump, forcohet Dollari, rritet Bitcoin dhe bie çmimi i naftës

Published

on

Një nga reagimet më të dukshme ka qenë forcimi i dollarit amerikan, i cili është ngjitur në nivele të larta pas shpalljes së fitores së Trump. Pritshmëritë për tarifa më të larta mbi importet e huaja, që Trump ka mbështetur në të kaluarën për të mbrojtur industrinë vendase, kanë krijuar një atmosferë të favorizuar për valutat dhe asetet amerikane.

Po ashtu, çmimi i Bitcoin është rritur në një rekord të ri prej 75,060 dollarësh, pasi investitorët besojnë se administrata e Trump mund të krijojë një mjedis më të favorshëm për kriptomonedhat, duke inkurajuar zhvillimin dhe rregullimin më të qartë të këtyre aseteve.

Nga ana tjetër, çmimi i naftës ka rënë nën 75 dollarë për fuçi, duke pasqyruar pritshmërinë që një administratë Trump mund të nxisë rritjen e prodhimit dhe eksportimit të naftës në SHBA, çka do të mund të çonte në rritjen e furnizimeve dhe uljen e çmimeve të karburanteve.

Në përgjithësi, këto zhvillime tregojnë se tregjet financiare janë në lëvizje, duke u përgatitur për mundësitë që mund të krijohen nën udhëheqjen e re të SHBA-së, ndërsa investitorët janë duke bërë kalkulime për të përfituar nga ndryshimet që mund të sjellë kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë./UBTNews/

Botë

Italia dërgon 24 karabinierë në Kosovë para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit

Published

on

Ambasada italiane në Prishtinë ka njoftuar se Italia ka dërguar 24 karabinierë italianë në Kosovë para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Nga ambasada thonë se karabinierët janë dërguar për të ndihmuar forcimin e sigurisë para zgjedhjeve lokale bashkë me partnerët e tjerë evropianë.

“Jemi të lumtur të mirëpresim në Kosovë 24 karabinierë italianë, të cilët së bashku me partnerët tanë evropianë do të ndihmojnë në forcimin e sigurisë para zgjedhjeve të ardhshme lokale. Si pjesë e #EUROGENDFOR, ata po formojnë Njësinë Policore të Formuar Rezervë të EULEX-it (RFPU), duke punuar për të mbështetur stabilitetin dhe për të ndërtuar besimin brenda komuniteteve”, thuhet në njoftim.

Italia thekson se mbetet e përkushtuar për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në gjithë Ballkanin./S.K/KP/

Continue Reading

Botë

Sllovenia ia ndalon hyrjen kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu

Published

on

By

Sllovenia të enjten ia ndaloi hyrjen në territorin e saj  kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Ky veprim vjen pas një ndalimi kundër dy ministrave të kabinetit të ekstremit të djathtë izraelit në korrik, sipas një deklarate qeveritare, shkruan Reuters.

Sllovenia, një shtet anëtar i BE-së që vitin e kaluar njohu një shtet palestinez, I vendosi një embargo armësh ndaj Izraelit në gusht dhe futi një ndalim për importin e mallrave të prodhuara në territoret palestineze të pushtuara nga Izraeli./D.B/EO

Continue Reading

Botë

​Erdogan mbërrin në Uashington për takim me Trumpin

Published

on

By

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili po merr pjesë në Asamblenë e 80-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), mbërriti në Uashington nga Nju Jorku për një takim me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.

Avioni me të cilin udhëtoi presidenti Erdogan dhe bashkëshortja e tij Emine Erdogan, u ul në aeroportin e bazës së përbashkët “Andrews”, që ndodhet në një distancë të shkurtër nga kryeqyteti.

Në aeroportin e bazës së përbashkët “Andrews”, presidenti Erdogan dhe delegacioni i tij shoqërues u pritën nga ambasadori turk në Uashington, Sedat Onal dhe zyrtarë të tjerë.

Në Uashington krahas presidentit Erdogan dhe bashkëshortes së tij Emine Erdogan mbërritën edhe ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Guler, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës Ibrahim Kalin, drejtori i Komunikimeve Presidenciale Burhanettin Duran, presidenti i Industrive të Mbrojtjes Haluk Gorgun, shefi i Kabinetit të Presidencës, Hasan Dogan dhe kryekëshilltari i presidentit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Akif Çagatay Kiliç.

Gjithashtu edhe ministri i Punëve të Jashtme Hakan Fidan do të mbërrijë në Uashington pas takimeve të tij në Nju Jork.

Erdogan dhe Emine Erdogan udhëtuan nga aeroporti për në Blair House, pjesë e Shtëpisë së Bardhë, ku do të kalojnë natën.

Ndërkohë, Shërbimi Sekret Amerikan u pa duke marrë masa të gjera sigurie rreth Blair House./D.B/KP

Continue Reading

Botë

Sarkozy shpallet fajtor për komplot kriminal në lidhje me fondet e Gaddafit

Published

on

By

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy është shpallur fajtor për komplot kriminal në një rast që lidhet me marrjen e miliona eurove fonde të paligjshme nga lideri i ndjerë libian, Koloneli Muammar Gaddafi.

Gjykata e Parisit e liroi atë nga të gjitha akuzat e tjera, përfshirë korrupsionin pasiv dhe financimin e paligjshëm të fushatës elektorale.

Sarkozy mohon akuzat dhe i quan ato të motivuara politikisht./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara