Teknologji

Tre vite nga mbyllja autoritetet Amerikane padisin mashtrimin 2 miliardë dollarësh të BitConnect

Published

on

Platforma krypto e cila u demaskua publikisht nga komuniteti i kriptomonedhave pasi kishte mashtruar investitorë të shumtë duke ju marrë mëse 2 miliardë dollarë, është paditur pas tre vitesh nga mbyllja nga Komisioni Amerikan i Bursave dhe Letrave me Vlerë (SEC).

Në shënjestrën e SEC nuk është vetëm BitConnect dhe themeluar Satish Kumbhani, por edhe promovuesi Glenn Arcaro dhe firma e tij Future Money për shkelje të Aktit për Shkëmbimin e Letrave me Vlerë që detyron kompanitë që shesin produkte investimi në SHBA të regjistrohen pranë këtij autoriteti.

Në fillim të vitit SEC paditi edhe tre promovues të tjerë të BitConnect të cilët kishin marrë monedha BCC për të tërhequr investitorë të rinj në skemë. Në Gusht të akuzuarit Joshua Jeppesen, Michael Noble dhe Laura Mascola pranuan të paguajnë një gjobë prej 190 bitcoin ose 9.25 milionë dollarë plus 3.5 milionë dollarë të tjera në kesh për të mbyllur çështjen.

Lançuar në 2016-ën, BitConnect prezantohej si një platformë kredie në kriptomonedha. Përdoruesit duhet të depozitonin Bitcoin për të marrë një kredi nga platforma në monedhën BCC ndërsa në fund investitorët do të rimerrnin paratë e tyre tashmë të dyfishuara.

SEC thotë se ishte një skemë e pastër Ponzi ku paratë e investitorëve të rinj përdoreshin për të paguar investitorët e vjetër. Dhe nuk bëhet fjalë për pak para, por diçka më shumë se 325 mijë bitcoin ose 2 miliardë dollarë për kohën. Sot këto bitcoin vlejnë 15 miliardë dollarë.

Agjencia tashmë ka kërkuar nga Gjykata e Distriktit Jugor të Nju Jorkut që të akuzuarit tani të kthejnë të gjitha paratë. BitConnect u mbyll në 2018-ën pasi autoritetet lokale të Teksasit dhe Kalifornisë urdhëruan bllokimin e saj duke bërë që shumë njerëz tashmë ta shikonin si mashtrim.

Edhe pse BitConnect thoshte se monedha e platformës BCC do të vazhdonte të jetonte nëpër bursa, vlera e saj ra nga 425 dollarë në 29 dollarë vetëm 10 ditë më pas.

Edhe pse BitConnect si shumë platforma të tjera janë zhdukur nga memoria, SEC nuk ka harruar. Këtë vit SEC ka hapur hetime e nisur padi ndaj shumë projekteve të ngjashme dhe ICO-ve të cilat joshën investitorë gjatë viteve 2017-2018. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Teknologji

Bitcoin rritet në 107,066$ mes tensioneve Izrael-Iran

Published

on

Bitcoin u rrit me 0.5% të martën, duke zgjatur fitimet nga sesioni i mëparshëm, pas raporteve se Irani mund të kërkojë armëpushim në konfliktin me Izraelin.

Megjithatë, tregjet e kriptove mbetën të ndjeshme, pasi tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë, ndërsa investitorët presin me kujdes vendimin e radhës të Rezervës Federale të SHBA.

Presidenti amerikan Donald Trump dha një paralajmërim të fortë ndaj Iranit, ndërsa sulmet midis Teheranit dhe Jerusalemit vazhduan.

Ndërkohë, Banka e Japonisë mbajti normat e interesit të pandryshuara, pa ndikuar ndjeshëm në tregjet kripto.

Bitcoin tregtohej rreth $107,066, duke mbetur brenda intervalit të zakonshëm të qershorit.

Continue Reading

Automobilizëm elektrikë

Nissani planifikon t’i reduktojë aksionet në Renault

Published

on

Drejtori ekzekutiv i Nissan Motorit, Ivan Espinosa, ka thënë se prodhuesi i automjeteve planifikon të zvogëlojë aksionet e tij në partnerin francez Renault, raportoi gazeta e biznesit Nikkei.

Nissan dhe Renault patën njoftuar në mars se kanë rënë dakord të ulnin pjesëmarrjen minimale të kërkuar tek njëri-tjetri në 10% nga 15%.

Sipas marrëveshjes së tyre, çdo shitje aksionesh duhet të koordinohet me palën tjetër dhe përfshin të drejtën e refuzimit.

Shitja e një pjese prej 5% të aksioneve të Renaultit do të sillte rreth 640 milionë dollarë me çmimet aktuale të aksioneve, fonde që Nissani planifikon t’i përdorë për zhvillimin e automjeteve në kushtet sfiduese të biznesit.

Nissani aktualisht mban 15% të kompanisë franceze, sipas të dhënave të LSEG.

Continue Reading

Teknologji

Familja Trump prezanton telefonin T1 ngjyrë ari

Published

on

Familja Trump po lanson një rrjet celular, Trump Mobile, dhe një telefon të markës Trump, T1, i cili sipas tyre do të prodhohet në Amerikë.

Trump Mobile po lanson rrjetin “Plan 47” për 47.45 dollarë në muaj.

Do të funksionojë me telefonat ekzistues, por nëse preferoni, kompania do të shesë gjithashtu një telefon T1 prej 499 dollarësh me ngjyrë ari, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Në një njoftim për shtyp, Trump Mobile e quan atë “një telefon inteligjent elegant, ari, i projektuar për performancë dhe i projektuar dhe ndërtuar me krenari në SHBA”. Është i disponueshëm për porosi paraprake me depozitë prej 100 dollarësh e do të jetë i disponueshëm nga gushti 2025 ose shtatori 2025.

Detajet mbi vetë telefonin janë të pakta. Faqja e produktit përfshin atë që duket të jetë një imazh i përpunuar në Photoshop i një telefoni të lyer me ngjyrë ari me një logo “T1” dhe flamur amerikan në pjesën e pasme.

“Trump Mobile do të revolucionarizojë telefonat celularë, thirrjet mobile”, tha Eric Trump.

Ndërmarrja e re u njoftua nga Organizata Trump, entiteti kryesor mbajtës për shumicën e bizneseve të Donald Trump, që kontrollohen nga fëmijët e tij.

Continue Reading

Teknologji

Rifreskimi i Tesla Model X sjell përmirësime të vogla, por rrit çmimin

Published

on

Modeli SUV i Teslas, Model X, i cili ka qenë në treg që prej vitit 2015, po përgatitet për një rifreskim të lehtë për vitin 2026.

Pavarësisht moshës së tij dhe përmirësimeve modeste, përditësimi përfshin modele të reja rrotash, një opsion ngjyre të ri Frost Blue, drita adaptive dhe ndriçim ambiental “dinamik” në kabinë.

Në aspektin e hapësirës, është përmirësuar bagazhi dhe është shtuar hapësira në rreshtin e tretë për pasagjerët.

Megjithatë, rifreskimi nuk ka adresuar problemet e njohura me dyert e pasme Falcon Wing, të cilat kanë pasur reputacion për funksionim të vështirë.

Në të njëjtën kohë, çmimet e Model X janë rritur ndjeshëm, duke e bërë atë më të shtrenjtë se çdo Tesla tjetër në linjë, veçanërisht në versionin Plaid me performancë të lartë të prezantuar më 2021.

Kjo ka shkaktuar zhgënjim tek konsumatorët, duke pasur parasysh se ndryshimet janë të vogla. Model X i nivelit fillestar tani fillon nga 79,295 euro,  një rritje e madhe nga 68,694 euro që kushtoi së fundmi.

Continue Reading

Të kërkuara