Lajmet

Tre të vdekur e 131 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Published

on

Në 24 orët e fundit në Shqipëri tre persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 131 raste të reja me COVID-19 nga 842 testime të bëra.

MSH-ja njofton se u shëruan edhe 115 pacientë./UBTNews

Aktualitet

Tri raste të dhunës në familje në Graçanicë dhe Gjakovë

Published

on

By

Në raportin e fundit të Policisë së Kosovës, janë regjistruar tri raste të dhunës në familje, të cilat kanë çuar në arrestime dhe procedura ligjore disa persona në Graçanicë dhe Gjakovë.

Në Graçanicë, janë raportuar dy raste të ndara. Në rastin e parë, një person ka njoftuar policinë se është kanosur verbalisht nga një grua, rast i cili po trajtohet në procedurë të rregullt. Ndërsa në rastin e dytë, një grua është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një burrë pas një mosmarrëveshjeje. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

Ndërkohë, në Gjakovë, Policia ka arrestuar një burrë nën dyshimin për dhunë në familje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme.

Sipas raportit zyrtar “Me vendim të prokurorit, rastet në Graçanicë dhe Gjakovë po trajtohen sipas procedurave, ku dy persona janë dërguar në mbajtje, ndërsa një rast vazhdon në procedurë të rregullt”.

Continue Reading

Vendi

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet për dhunim

Published

on

By

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar një person në Podujevë nën dyshimin për veprën penale të dhunimit.

Sipas policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur muaj më parë, ndërsa i dyshuari tashmë është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se muaj më parë ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar në IML për ekzaminime mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Continue Reading

Vendi

Gjendet një person pa shenja jete në Fushë Kosovë

Published

on

By

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në Fushë Kosovë është gjetur një person pa shenja jete.

Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e personit, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjorë për obduksion.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Continue Reading

Lajmet

Filharmonia e Kosovës performon për herë të parë në Korçë

Published

on

Filharmonia e Kosovës do të mbajë për herë të parë koncert në Korçë më 16 maj, në ora 19:30, në një mbrëmje që synon të forcojë lidhjet kulturore mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ngjarja organizohet nga Bashkia Korçë, Këshilli i Qarkut Korçë dhe Qendra e Kulturës dhe Inovacionit, duke sjellë në skenë një kombinim të traditës, identitetit dhe artit simfonik.

Koncerti cilësohet si një urë kulturore mes Prishtinës dhe Korçës.

Continue Reading

Të kërkuara