Lajmet

Tre mijë e 195 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Në 24-orëshin e fundit janë regjistruar 203 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.

Published

on

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID-19 është tre mijë e 195.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin në 24-orëshin e fundit janë regjistruar 203 raste të reja.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.246 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904,083 qytetarë.

Deri më sot 824.416 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 104.896 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,659 persona.

Lajmet

Gjykata Kushtetuese: Kuvendi duhet ta zgjedhë kreun e ri me votimi të hapur

Published

on

By

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur dhe brenda 30 ditëve, raporton Ekonomia Online.

Në njoftimin e saj të premten, Kushtetuesja ka përcaktuar që kandidati i njëjtë mund të votohet vetëm deri në 3 herë dhe se të gjithë deputetët duhet të marrin pjesë në votim.

Njëkohësisht, ajo ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025, duke konstatuar shkelje të një aktgjykimi të mëparshëm.

Vendimi u mor pas shqyrtimit të kërkesave KO193/25 dhe KO196/25 nga deputetët e udhëhequr nga Memli Krasniqi dhe Hykmete Bajrami, lidhur me kushtetutshmërinë e votimit të Komisionit për votim të fshehtë më 29 qershor 2025.

Gjykata vendosi:

TË DEKLAROJË, njëzëri, kërkesën të pranueshme;

TË KONSTATOJË, njëzëri, që deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk kanë zbatuar Aktgjykimin e 26 qershorit 2025, të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, dhe rrjedhimisht të gjitha seancat e mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik 2025 shpallen të pavlefshme;

TË KONSTATOJË, njëzëri, që Kryesuesi i Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk ka vepruar në pajtueshmëri me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, të 26 qershorit 2025 dhe rrjedhimisht veprimet e tij janë në papajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës;

TË URDHËROJË, me 6 (gjashtë) vota për dhe 1 (një) kundër, Kryesuesin e Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së Seancës Konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe në pajtim me paragrafin 2 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutësë Republikës së Kosovës, të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë;

TË URDHËROJË, njëzëri të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që në pajtim me nenin 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 7 [Vlerat] dhe nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës gjatë procedurës së zgjedhjes së Kryetarit/es dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të jenë të pranishëm dhe të votojnë;

TË URDHËROJË, me 6 (gjashtë) vota për dhe 1 (një) kundër deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafët 2, 3 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës të zgjedhin Kryetarin/en dhe nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Kosovës sipas pikave 3 dhe 4 të rendit të ditës të Seancës Konstituive brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi;

TË VAZHDOJË, njëzëri, masën e përkohshme të vendosur më 24 korrik 2025 deri në hyrjen në fuqi të këtij Aktgjykimi;

T’UA KUMTOJË këtë Aktgjykim palëve;

TA PUBLIKOJË këtë Aktgjykim në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafin 4 të nenit 20 (Vendimet) të Ligjit Nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës;

TË KONSTATOJË që ky Aktgjykim hyn në fuqi në ditën e publikimit të tij nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe njoftimit të palëve.

Continue Reading

Lajmet

​Laporta shpalos dëshirën e madhe, kërkon përplasjen e dy gjigantëve në Ligën e Kampionëve

Published

on

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka vlerësuar PSG-në si një nga dy skuadrat më të forta dhe më të bukura për t’u parë sezonin e kaluar, krahas Barcelonës. Ai ka shprehur dëshirën që dy gjigantët të përballen këtë sezon për të përcaktuar “cilët janë më të mirët”.

“Mendoj se dy skuadra, mes tyre PSG-ja, bënë shumë mirë sezonin e kaluar, fituan Ligën e Kampionëve, fituan kampionatin francez dhe ofruan futboll të bukur me një trajner shumë të mirë, lojtarë të shkëlqyer dhe një ekip fantastik. Fatkeqësisht, nuk patëm mundësinë të luanim kundër tyre, por është një ndeshje që bota e futbollit ende e pret. Mendoj se ishim dy skuadrat më konkurruese dhe në formën më të mirë sezonin e kaluar. Shpresoj që të përballemi këtë sezon për të parë se cila është më e mira, duke respektuar të gjitha klubet e tjera, sepse mund të shfaqet edhe ndonjë tjetër që do të luajë futboll të bukur”, theksoi Guardiola për ‘CNN’.

“Në aspektin e futbollit, të gjithë ata që e duan këtë sport e panë se Barcelona dhe PSG ishin ekipet më në formë dhe që ofronin futbollin më të mirë në botë. Por, për fat të keq, nuk patëm mundësinë të luanim finalen kundër tyre në Ligën e Kampionëve. Shpresoj që me formatin e ri të Ligës së Kampionëve, të organizuar nga UEFA, të kemi këtë mundësi sezonin e ardhshëm”, shtoi ai.

Laporte përgëzoi presidentin e UEFA-s, Aleksander Čeferin, për formatin e ri të Ligës së Kampionëve.

“E përgëzoj Aleksander Čeferin si president të UEFA-s, sepse ai ka krijuar një format që e përmirëson garën. Čeferin është një njeri i aftë që e njeh futbollin dhe besoj se edhe ai e shijon këtë kompeticion.”.

 

Continue Reading

Bota

​Kombet e Bashkuara: Izraeli të ndalojë menjëherë planin për Gazën

Published

on

OKB-ja kërkon që Izraeli të “ndalojë menjëherë” planin për kontroll ushtarak të Rripit të Gazës, sipas ANSA.

Në një deklaratë thuhet se “Plani i qeverisë izraelite për një marrje të plotë ushtarake të Rripit të Gazës të pushtuar rrezikon të sjellë vuajtje të paimagjinueshme dhe krime të tmerrshme dhe duhet të ndalet menjëherë”, tha Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, në një deklaratë të publikuar sot në Gjenevë.

Plani, theksoi më tej Türk, “është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që Izraeli duhet t’i japë fund okupimit sa më shpejt të jetë e mundur, me zbatimin e zgjidhjes me dy shtete dhe të drejtës së palestinezëve për vetëvendosje”.

Sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së, bazuar në të gjitha provat e disponueshme deri më tani, “kjo përshkallëzim i mëtejshëm do të sjellë zhvendosje masive të detyruar, vrasje të mëtejshme, vuajtje të padurueshme, shkatërrim të pakuptimtë dhe krime mizore”.

“Në vend që ta përshkallëzojë këtë luftë, qeveria izraelite duhet të bëjë çdo përpjekje për të shpëtuar jetët e civilëve të Gazës duke lejuar rrjedhën e plotë dhe të pakushtëzuar të ndihmës humanitare”.

Gjithashtu, pengjet duhet të “lirohen menjëherë dhe pa kushte” nga grupet e armatosura palestineze, ashtu si edhe palestinezët e ndaluar në mënyrë arbitrare nga Izraeli”.

Continue Reading

Aktualitet

Kurti: PDK dhe LDK dërguan lëndë të reja në Gjykatë, nuk donin bashkëpunim

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se partia e tij ka ofruar kompromise dhe ka qenë e gatshme për bashkëpunim, por partitë e tjera nuk kanë ndërmarrë hapa të njëjtë.

Ai ka deklaruar se edhe pas këshillës së Gjykatës Kushtetuese që partitë të merren vesh mes vete, PDK-ja dhe LDK-ja kanë dorëzuar lëndë të reja në këtë gjykatë.

“Ne kemi ofruar dy kompromise. I pari ka qenë që, nëse me votim të fshehtë nuk zgjidhet Albulena Haxhiu, ne do të sjellim një emër tjetër. Kompromisi i dytë ka qenë që të merremi vesh për një paketë ku përfshihen kryetari dhe nënkryetarët. Ne kemi bërë hapa, nuk ka pasur hapa nga pala tjetër”, tha Kurti.

“Nëse Gjykata thotë “Uluni dhe merruni vesh”, ti nuk shkon të dorëzosh lëndë në Gjykatë. LDK dhe PDK menjëherë kanë shkuar në Gjykatë, sikur të mos kishte pasur fare një vendim paraprak”, vazhdoi tutje Kurti.

 

Continue Reading

Të kërkuara