Lajmet

Tre liderët evropianë mbërrijnë në Kiev për t’u takuar me Zelenskyn

Macron tha se ai ka një “mesazh të unitetit evropian drejtuar burrave dhe grave ukrainase”.

Published

on

Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri italian Mario Draghi udhëtuan në qytet me tren, konfirmoi të enjten Pallati Elysee.

Duke folur me gazetarët ndërsa mbërriti në Kiev, Macron tha se liderët do të takohen me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe do të vizitojnë vendin e një masakre të supozuar.

I pyetur nëse ai kishte një mesazh për ukrainasit, Macron tha se ai ka një “mesazh të unitetit evropian drejtuar burrave dhe grave ukrainase”.

“Javët e ardhshme, ne e dimë, do të jenë shumë të vështira” tha ai. “Dua t’i mbështes dhe të jem në krah të tyre”./UBTNews/

Aktualitet

Shqiptohen rreth 2 mijë e 500 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Published

on

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2498 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në këtë 24 orësh janë raportuar 103 aksidente trafiku me dëme materiale kurse 39 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Gjithashtu, Policia e Kosovës ka arrestuar 19 persona, 8 janë dërguar në mbajtje, kurse 1 person është në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Aktualitet

Cakolli: Kushtetuesja ka të drejtë ta vazhdojë shqyrtimin edhe pas tërheqjes së Osmanit

Published

on

Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka tërhequr kërkesën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese sa i përket pasojave juridike për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës, brenda afatit tridhjetëditor, duke thënë se tërheqja e kërkesës nuk e ndalon domosdoshmërisht trajtimin e saj.

Osmani në një konferencë për media tha se ka tërhequr kërkesën për arsye se gjyqtar raportues është caktuar Radomir Laban dhe meqë i njëjti, sipas institucioneve të sigurisë, cenon sigurinë kombëtare.

Ndërkohë, Cakolli në reagimin e tij tha se është legjitime që secili institucion të ketë rezerva ndaj figurave individuale, veçanërisht kur ekzistojnë informacione të përsëritura nga institucionet e sigurisë për cenim të rendit kushtetues.

“Nëse pas tetë vitesh raportimesh të tilla nuk është iniciuar asnjë hetim apo kallëzim penal (gjyqtarët s’kanë imunitet jashtë fushëveprimit të tyre), atëherë është vështirë të arsyetohet se si një element procedural si caktimi i gjyqtarit raportues, mund të shërbejë si arsye për tërheqjen nga një rast me rëndësi thelbësore kushtetuese.E vërteta është që gjyqtari raportues nuk e vendos as fatin e kërkesës, as përmbajtjen e vendimit. Nëse paneli prej tre gjyqtarësh propozon papranueshmëri dhe asnjë gjyqtar tjetër nuk e kundërshton, atëherë rasti mbyllet. Por mjafton që një gjyqtar tjetër të mos pajtohet, dhe rasti kalon për shqyrtim në përbërje të plotë të Gjykatës. Aty vendoset me shumicë votash për secilën pikë si për pranueshmëri ashtu edhe për substancë. Edhe nëse gjyqtari raportues nuk është në atë shumicë, me vendim të Kryetarit, tekstin final e harton një gjyqtar tjetër. Për më tepër, tërheqja e kërkesës nuk e ndalon domosdoshmërisht trajtimin e saj. Gjykata ka të drejtë ta vazhdojë shqyrtimin kur konstatohet interes publik madhor. E në një situatë ku Kuvendi nuk është konstituuar brenda afatit kushtetues dhe vendi ndodhet në vakum institucional, s’ka dilema se ky është një ndër rastet më serioze, që kërkon përgjigje të qartë nga autoriteti i vetëm që ka mandat ta japë atë”, ka shkruar ai.

Sipas Cakollit, Gjykata duhet ta trajtojë këtë çështje deri në fund.

Continue Reading

Aktualitet

UBT pret në vizitë zyrtare Kryetarin e FFK-së, Agim Ademi – fokus te edukimi dhe inovacioni në sport

Published

on

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në UBT, ku është mirëpritur nga Presidenti dhe Themeluesi, Rektori, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, në ambientet e Parkut Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Lipjan.

Gjatë kësaj vizite, Ademi pati mundësinë të njihet nga afër me kapacitetet infrastrukturore, laboratorët e avancuar, si dhe projektet ndërdisiplinore që po zhvillohen në UBT.

Rektori Hajrizi dhe Kryetari Ademi diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet UBT-së dhe FFK-së, me qëllim të ndërlidhjes së teknologjisë, inovacionit dhe sportit në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të të rinjve dhe shoqërisë në përgjithësi.

Gjatë vizitës së tij në UBT, Kryetari Ademi, vlerësoi rolin udhëheqës të këtij institucioni në fushën e arsimit, teknologjisë dhe inovacionit. Ai u shpreh i impresionuar nga projektet dhe potenciali që UBT ofron për zhvillimin e të rinjve dhe për krijimin e bashkëpunimeve konkrete ndërmjet sportit dhe edukimit.

“Sot pata kënaqësinë të vizitoj UBT-në në Prishtinë, një qendër jo vetëm e dijes dhe inovacionit, por që me të drejtë mund të quhet edhe një ‘smart city’ brenda kryeqytetit tonë. Ishte impresionuese të shihja nga afër një institucion që jo vetëm e ndjek hapin e zhvillimit teknologjik, por edhe kontribuon në të, me një program të sofistikuar që përfshin gjithçka – nga bazat deri te formimi i shkencëtarëve në profile të ndryshme”, u shpreh Ademi.

Rektori Hajrizi theksoi se përmes programeve bashkëkohore dhe investimeve në infrastrukturë moderne, UBT jo vetëm që udhëheq në fushën akademike, por gjithashtu kontribuon drejtpërdrejt në përgatitjen e sportistëve dhe trajnerëve të rinj, duke i dhënë vendit një bazë të fortë për afirmim në arenën ndërkombëtare.

“UBT është shndërruar në një qendër unike arsimore e inovative, ku talentet e reja jo vetëm edukohen, por edhe fuqizohen për të qenë kampionë në sport, shkencë dhe jetë. Kemi krijuar një ekosistem që i tejkalon kufijtë e edukimit tradicional – duke integruar teknologjinë, lidershipin dhe përgatitjen praktike me standarde ndërkombëtare, për të formuar gjenerata të gatshme të konkurrojnë në çdo arenë”, theksoi Rektori Hajrizi.

Vizita e Kryetarit të FFK-së në UBT hap perspektiva të reja për bashkëpunim në fusha të ndryshme si teknologjia sportive, edukimi i trajnerëve përmes platformave digjitale, organizimi i ngjarjeve të përbashkëta dhe mbështetja e inovacionit në sport.

UBT, si institucion lider në arsimin e lartë në rajon, vazhdon të dëshmojë se është një partner i besueshëm për bashkëpunime strategjike me institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

Në këtë kontekst, UBT veçon edhe Fakultetin e Shkencave të Sportit dhe të Lëvizjes, përmes të cilit synon të kontribuojë në zhvillimin e sportit në vend duke nxjerrë kuadro të rinj profesionalë dhe talente të reja, të cilat do të mund të afirmohen në skenën ndërkombëtare përmes përgatitjes me standarde të larta dhe inspirimit nga kampionët botërorë.

Continue Reading

Lajmet

Edicioni i ri në Serie-A vjen me risi në ndarjen e drejtësisë

Published

on

Sezonin e ardhshëm, futbolli italian do të sjellë një risi të rëndësishme në komunikimin me publikun. Gjyqtarët do të shpjegojnë vendimet e marra pas ndërhyrjes së VAR-it drejtpërdrejt në stadium dhe në transmetim televiziv.

Lajmi u konfirmua nga Gianluca Rocchi, përzgjedhësi i gjyqtarëve të Serie A dhe Serie B, gjatë takimit parasezonal të mbajtur në Cascia.

“Ky është një hap i madh përpara në drejtim të transparencës, një vlerë që e kemi ruajtur prej vitesh”, tha Rocchi. “Tani shpjegimet do të jepen në kohë reale, përpara të gjithëve”.

Ai shtoi se për këtë risi po përgatitet një grup i posaçëm gjyqtarësh, me synim unifikimin e gjuhës dhe përmbajtjes së komunikimit, për t’u bërë sa më të qartë për publikun.

Sipas Rocchit, nuk do të vendoset një kohë maksimale për këto njoftime, pasi secili gjyqtar ka stilin dhe ritmin e vet. “Do të përqendrohemi tek cilësia e komunikimit, më shumë se tek kufijtë e ngurtë kohorë”, përfundoi ai.

Continue Reading

Të kërkuara