

Lajmet
Tre civilë të vrarë nga bombardimet ruse, thonë zyrtarët
Published
2 years agoon
By
UBT newsTre civilë të tjerë janë vrarë nga bombardimet ruse, kanë thënë autoritetet në Kiev.
Rajoni jugor Kherson pësoi një breshëri artilerie gjatë natës, duke vrarë një 42-vjeçar në ndërtesën e tij të banesës dhe duke plagosur një tjetër, tha zyra presidenciale e Ukrainës.
Granatimet ruse vranë gjithashtu dy persona në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore, shtoi zyra.
Nuk është e mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur raportet./UBTNews/
Lajmet
Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime në Stamboll me gjithë intensifikimin e sulmeve
Published
1 hour agoon
June 2, 2025By
UBTnews
Delegacionet nga Ukraina dhe Rusia pritet të takohen më 2 qershor, në Stamboll, për rundin e radhës të bisedimeve për paqe, me gjithë intensifikimin e sulmeve ajrore ndaj njëra-tjetrës.
Media shtetërore ruse raportoi se ekipi negociator i Kremlinit ka arritur në aeroportin Ataturk të qytetit turk në orët e vonshme të 1 qershorit, para bisedimeve që pritet të nisin të hënën në orën 13 (mesditë në Prishtinë).
Ndërkohë, përmes një dekreti presidencial, Kievi tha se ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov, do ta udhëheqë delegacionin ukrainas, që përfshin mbi dhjetë zyrtarë të tjerë. Dekreti nuk theksoi nëse ekipi tashmë ka mbërritur në Turqi.
Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka folur përmes telefonit me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, më 1 qershor, për të diskutuar rreth bisedimeve të radhës.
Sipas DASH-it, telefona u zhvillua me kërkesën e Rusisë, dhe Rubio ka përsëritur thirrjen e presidentit Donald Trump për bisedime të vazhdueshme të drejtpërdrejta për “arritjen e një paqeje të qëndrueshme”.
Para bisedimeve, Ukraina u duk se forcoi pozicionin e saj negociues, pasi forcat e saj goditën disa aeroplanë bombardues nëpër Rusi, me dronë që u futën tinëz në vend përmes disa kamionëve, dhe më pas u lëshuan nga lokacione të afërta.
Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) tha se të paktën 40 bombardues mund të jenë goditur gjatë sulmit të 1 qershorit, i përshkruar si “rezultat absolutisht i shkëlqyeshëm” nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili shtoi se janë dashur mbi një vet e gjysmë për përgatitjen e operacionit.
Në prag të bisedimeve, të dyja palët ende duken të jenë larg arritjes së një pajtimi për ndërprerjen e luftimeve, ndërsa ekspertët thonë se gjasat për një marrëveshje mbeten të vogla.
Zelensky tha më 30 maj se Kremlini “po bën gjithçka” për t’u siguruar që bisedimet e propozuara për paqe nuk do të prodhojnë asnjë rezultat, pasi një sulm i madh me dronë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës plagosi disa persona, dhe pasi një varg sulmesh ajrore ndaj Kievit goditën vende të shumta civile dhe banimi.
Ukraina është pajtuar në prill për një armëpushim 30-ditor, sipas në propozimi nga SHBA-ja, por Rusia nuk ka shfaqur gatishmërinë për ta nënshkruar, dhe shumë prej aleatëve të Ukrainës e kanë akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, se po përpiqet ta zvarrisë procesin, në mënyrë që të shfrytëzojë situatën aktuale në fushëbetejë, ku Rusia ka përparuar në territoret që synon t’i mbajë të pushtuara./REL/
Lajmet
Dështon edhe përpjekja e 25-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Published
1 hour agoon
June 2, 2025By
UBTnews
Për të njëzetepestën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të hënën ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.
Ligjbërësit refuzuan për të shtatëmbëdhjetën herë rresht që ta formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës.
Çështja e votimit të fshehtë – që u propozua më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti në disa votime t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u konfirmuar në post – është dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës nga partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.
Ato thonë se është jokushtetuese mënyra se si LVV-ja po tenton që kryeparlamentari të votohet përmes formës së fshehtë, dhe i kanë kërkuar Kushtetueses të marrë “një masë të përkohshme për ndalim të mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe ta marrë një vendim”.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe refuzuan sërish, në vazhdimin e seancës konstituive, më 2 qershor, që ta propozonin një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.
Seanca konstituive do të vazhdojë të mërkurën e 4 qershorit.
Deri më tani, deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve.
Por, procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryeparlamentarit.
Haxhiu e LVV-së po konsiderohet si figurë përçarëse nga dy parti parlamentare: PDK-ja dhe AAK-ja.
Këto dy subjekte kanë kërkuar që LVV-ja të nxjerrë emër tjetër për kryeparlamentar. LDK-ja, ndërkaq, ka thënë se nuk ka vota për asnjë të propozuar të LVV-së për postin e kryeparlamentarit.
Propozimi për kryeparlamentar është e drejtë ekskluzive e fitueses së zgjedhjeve, LVV-së, e cila ngul këmbë se Haxhiu e meriton të zgjidhet dhe, ndonëse ka kërkuar marrëveshje politike me partitë e tjera, e ka përjashtuar mundësinë të sjellë kandidat tjetër pos saj.
Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri.
Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re./REL/
Lajmet
Bllokada në Kuvend, Haziri: Arritja e një marrëveshje politike është përtej urgjencës
Published
1 hour agoon
June 2, 2025By
UBTnews
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk do të tërhiqen nga pozicioni i tyre në Kuvendin e Kosovës, pavarësisht se në 24 tentime nuk po mundet të konstituohet legjislatura e nëntë, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Haziri adresoi gishtin nga lideri i LVV-së, Albin Kurti duke thënë se është fajtori kryesor për bllokadën në Kuvend, pasi sipas tij, i njëjti nuk po punon drejt kompromisit dhe arritjes së një marrëveshje politike.
Ai tha se arritja e një marrëveshje politike është përtej urgjencës.
“Për mua dhe për LDK-në nuk ka të bëjë emri i përveçëm por parimi në mënyrë që konstituimi të finalizohet sa më shpejt. Një marrëveshje politike është përtej urgjencës pasi Kosova përfundimisht është në krizë politike e cila në mungesë të funksionimit të Kuvendit edhe ekzekutivit e pamundëson me ecë. Mirëmbajtja, kujdestaria në qeveri edhe ashtu me probleme pasi edhe deputetë dhe ministër nuk është e drejtë dhe legjitime, e bën këtë vend me pauzu”, tha ai.
Duke folur për deklaratat e Kurtit se partitë në Kuvend nuk po e votojnë Haxhiun për shkak se është grua, ai tha se një gjë e tillë nuk qëndron pasi LDK-ja në dy raste ka votuar dy gra për presidente, ish-presidenten Atifete Jahjaga dhe presidenten aktuale, Vjosa Osmani-Sadriu.
“LDK-ja i ka votuar dy gra presidente, por sipas një marrëveshjeje politike. Në dy raste nuk është i mbajtur fjala LDK-së por ne kemi votuar. Në rastin e parë te zonja Jahjaga dhe Osmani kemi dhënë kontributin tonë. Nuk e di se ku mundet me gjet, kemi dhënë emra si Nekibe Kelmendi apo Edita Tahiri që kanë qenë zonja lidere. Me ardhë në këtë kohë me thënë që partitë politike në Kuvend kanë probleme me përfaqësimin e një grua është keq dhe rëndë, madje shumë larg ka shkuar me këtë punë”, tha ai.
Këto komente Haziri i bëri në Kuvendin e Kosovës, në pritje të fillimit të vazhdimit të seancës konstituive për herë të 25-të./KosovaPress/
Lajmet
Osmani: Paqja është një mundësi e re për t’u ngritur
Published
1 hour agoon
June 2, 2025By
UBTnews
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se paqja është themeli i çdo gjëje për çka angazhohen. Ajo theksoi se gratë dhe fëmijët në shumë vende të botës janë duke shkruar të njëjtat fjalime qe dikur i përjetonte Kosova.
Kështu u shpreh ajo në hapje të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Osmani tha se tema e forumit të sivjetmë është thirrje për të ndërtuar paqe.
“Pak më shume se dy dekada më parë, fëmijët e këtij vendi ishin dëshmitarë të asaj që asnjë fëmijë nuk duhet t’i shoh. Ishin gratë e këtij vendi të cilat na i mbajtën zemrat gjallë. Asnjëherë nuk pranuan te shihen si viktima por si ndërtuese të paqes. Dhe këtë vazhdojnë ta bëjnë çdo ditë qe kalon“, tha ajo.
Kryetarja e shtetit tha se fëmijët bartin barrën e luftës por edhe se janë mbrojtës të ardhshëm të drejtësisë.
“Paqja është një mundësi e re për t’u ngritur, për të prosperuar dhe për të gjallëruar. Mjedisi global i sigurisë është i rrezikshëm nga lufta globale, krimet kibernetike. Viktimat janë gjithmonë të njëjta, gratë, fëmijët, edhe ata te pa zë”, u shpreh ajo.
Hapjen e Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në Prishtinë, e ka bërë Venesa Sulimani, vajza e të mbijetuarës së dhunës seksuale, Shyrete Sulimani.
Ajo tha se nënës së saj, Shyretes, i janë dashur 20 vjet qe ta gjejë zërin për të treguar atë që kishte përjetuar.
“Në moshën 4 vjeçare unë isha dëshmitare e një krimi te luftës. Për 15 vite të gjata, shëndeti im mendor dhe fizik ishte i rrezikuar rëndë. Para dy vitesh që unë vendosa që kjo të mos na shkatërronte më. Lufta ka shumë viktima, madje edhe pasi lufta të ketë përfunduar“, tha ajo.
Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, është organizuar nën udhëheqjen e presidentes Vjosa Osmani.
Sot dhe nesër do të mbahen mbi 30 panele diskutime, me mbi 150 folës.
Ky është edicioni i tretë, ku tema kryesore e forumit do të jetë “Kodi i Sigurisë për Brezin Tonë”./KosovaPress

Ylli i “Shtëpiake të Dëshpëruara” ndërron jetë në moshën 71-vjeçare

Princesha Diana: Letra që zbulon sa e vetmuar ndihej në pallat

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime në Stamboll me gjithë intensifikimin e sulmeve

Dështon edhe përpjekja e 25-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Bllokada në Kuvend, Haziri: Arritja e një marrëveshje politike është përtej urgjencës

Osmani: Paqja është një mundësi e re për t’u ngritur

Peci: Të gjithë e shohim Nismën si partner eventual, ka pasur takime me Limajn

Princi Harry donte ta ndryshonte mbiemrin në Spencer, përçarja vazhdon në Pallatin Mbretëror

Apple dhe Google i nënshtrohen ligjit të ri në Teksas, që hyn në fuqi më 1 janar
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet2 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Kulturë2 months ago
Shkëlqeu me rolin e tij në ‘Kontesha Arduini’, intervistë me Mirsad Ferati
-
Kulturë2 months ago
27 marsi/Dita Ndërkombëtare e Teatrit! Mitrovica sjell shfaqjen “Kontesha Arduini”, histori magjepëse që nuk duhet humbur