Lajmet nga UBT

Transfero studimet në UBT – Bëhu pjesë e ekselecës akademike!

Published

on

Në një kohë kur mundësitë për zhvillim personal dhe profesional janë të pafundme, UBT vazhdon të mbetet një nga institucionet më të kërkuara për arsimin e lartë në Kosovë. Me një infrastrukturë moderne dhe metodologji inovative të mësimdhënies, UBT ofron mundësi të shkëlqyera për të gjithë studentët që kërkojnë të përmirësojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre.

UBT ka hapur dyert për të gjithë ata që dëshirojnë të transferojnë studimet dhe të bëhen pjesë e një komuniteti akademik që promovon cilësinë dhe inovacionin. Si një universitet lider në arsim, UBT ofron një ambient mësimor që bazohet në teknologjinë më të avancuar, duke ofruar mundësi për zhvillim profesional dhe rrjetëzim për studentët e tij.

Programet akademike të UBT-së janë të dizajnuara për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut të punës dhe për t’u ofruar studentëve mundësinë për të zhvilluar aftësi praktike që do t’i ndihmojnë ata të bëhen liderë të suksesshëm në fushat e tyre. Çdo student që transferon studimet në UBT ka mundësinë të ndjekë mësime në laboratorët më modernë dhe të punojë me metodat më të avancuara të mësimdhënies, duke u përgatitur për sfidat e së ardhmes.

Për të aplikuar për transfer, studentët duhet të vizitojnë UBT dhe të paraqesin kërkesën për transfer. Po ashtu, ata duhet të sjellin certifikatën e lindjes, si dhe certifikatën dhe transkriptin e notave me numrin e krediteve – ECTS, për të vazhduar udhëtimin e tyre akademik në këtë universitet prestigjioz.

Për më shumë informacion mbi mundësitë për transfer, studentët mund të kontaktojnë UBT-në dhe të marrin informacionin e nevojshëm.

Mos e humbisni mundësinë për të qenë pjesë e një ambienti akademik që frymëzon, udhëzon dhe e bën të mundur realizimin e ëndrrave tuaja profesionale! Transfero studimet në UBT dhe bëhu pjesë e ekselencës akademike!

Continue Reading

lajme

Gala Mbramja e EOQ Congress 2026 bashkon liderët evropianë të cilësisë në shënimin e tri jubileve

Published

on

By

Në kuadër të EOQ Congress 2026, në Kosovë u mbajt gala mbramja, e cila shënoi tri përvjetorë të rëndësishëm: 70-vjetorin e European Organization for Quality (EOQ), 25-vjetorin e UBT-së dhe 20-vjetorin e Quality Kosova. Mbrëmja mblodhi përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar të cilësisë, liderë akademikë dhe partnerë institucionalë, duke vënë në pah rëndësinë e bashkëpunimit, inovacionit dhe zhvillimit të kulturës së cilësisë. 

Fjalën e rastit e mbajti fillimisht Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Rektor i UBT-së, President i Quality Kosova dhe Zëvendëspresident i EOQ-së, i cili theksoi rëndësinë e rrugëtimit 25-vjeçar të UBT-së dhe kontributin 20-vjeçar të Quality Kosova në zhvillimin e sistemeve të cilësisë, krijimin e vlerës dhe ndërtimin e së ardhmes.

Më pas, të pranishmëve iu drejtua Prof. Dr. Paulo Sampaio, President i European Organization for Quality (EOQ), i cili vuri në pah rëndësinë e shënimit të 70-vjetorit të organizatës dhe rolin e saj në zhvillimin e komunitetit global të cilësisë.

Programi festiv vijoi me një performancë të valleve tradicionale shqiptare, duke sjellë para të ftuarve kulturën, traditat dhe identitetin e Kosovës. Kjo pjesë i dha mbrëmjes një dimension të veçantë kulturor, duke ndërthurur rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar me pasurinë e trashëgimisë kulturore vendore.

Një nga momentet e rëndësishme të mbrëmjes ishte ndarja e çmimeve dhe mirënjohjeve për liderët evropianë të cilësisë, si dhe vlerësimi i partnerëve strategjikë të UBT-së dhe EOQ-së për kontributin e tyre në avancimin e cilësisë dhe forcimin e bashkëpunimit institucional.

Continue Reading

lajme

Vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të EOQ-së në UBT: Rektori Hajrizi prezanton vizionin strategjik për të ardhmen e cilësisë

Published

on

By

Punimet e ditës së dytë të Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ), që po mbahet për herë të parë në Kosovë, kanë nisur me prezantimin kryesor të Prof. Dr. Edmond Hajrizit, themelues dhe Rektor i UBT-së, President i Quality Kosova dhe Zëvendëspresident i EOQ-së.

Rektori Hajrizi po sjell në vëmendje një perspektivë strategjike mbi të ardhmen e cilësisë, duke e trajtuar atë përtej standardeve tradicionale dhe certifikimit, si një element thelbësor për zhvillimin e sistemeve moderne, inovacionin dhe transformimin institucional.

Në një kohë kur Inteligjenca Artificiale dhe teknologjitë e reja po ndryshojnë mënyrën se si funksionojnë organizatat dhe institucionet, prezantimi i Rektorit Hajrizi vë në pah rëndësinë e ndërlidhjes së teknologjisë me besimin, përgjegjësinë dhe vlerat njerëzore, si parakushte për një zhvillim të qëndrueshëm.

Përmes këtij prezantimi, Kongresi i 67-të i EOQ-së vazhdon të krijojë hapësirë për shkëmbimin e ideve dhe përvojave ndërkombëtare, duke vendosur në qendër sfidat dhe mundësitë që përcaktojnë të ardhmen e cilësisë në epokën e Inteligjencës Artificiale.

Kongresi po mbahet në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, duke bashkuar ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë për të diskutuar mbi cilësinë, inovacionin, qëndrueshmërinë dhe besimin në një botë gjithnjë e më të digjitalizuar.

Continue Reading

Vendi

Fokus te Institucionet dhe Zhvillimi Ekonomik: Studiuesja nga Harvardi prezanton vizionin për prosperitet të qëndrueshëm në Kongresin e EOQ në UBT

Published

on

By

Për herë të parë, Kosova është bërë qendra e komunitetit evropian të cilësisë, duke mirëpritur në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së Kongresin e 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi. Ky organizim madhor shënon një moment historik për vendin dhe dëshmon angazhimin e UBT-së në fuqizimin e bashkëpunimit evropian dhe zhvillimin e inovacionit.

Në kuadër të këtij kongresi prestigjioz, punimet kanë vazhduar me sesione të rëndësishme në sallën e koncerteve, ku u zhvilluan prezantime kyçe përmes lidhjeve online me ekspertë të njohur ndërkombëtarisht.

Një nga pikat më kulmore të këtij sesioni ishte kontributi i znj. Fatema Z. Sumar, nga Qendra për Zhvillim Ndërkombëtar në Universitetin e Harvardit (Harvard Center for International Development).

Në fjalën e saj me titull “Institucionet cilësore, zhvillimi ekonomik dhe prosperiteti i qëndrueshëm”, znj. Sumar solli një analizë të thelluar mbi rolin e pazëvendësueshëm që luajnë strukturat e besueshme institucionale në nxitjen e rritjes ekonomike afatgjatë. Ajo shtjelloi se si standardet e larta të cilësisë dhe qeverisja e mirë janë çelësi për të krijuar një ekonomi të qëndrueshme, duke ofruar shembuj dhe praktika ndërkombëtare të zbatuara në vendet në zhvillim.

Continue Reading

Lajmet

EOQ Congress 2026 në UBT: Inteligjenca artificiale dhe transformimi digjital në fokus të cilësisë 5.0

Published

on

By

Në kuadër të Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ Congress 2026), në UBT u mbajt sesioni “Inteligjenca Artificiale, Transformimi Digjital dhe Cilësia 5.0”, i moderuar nga Prof. Dr. Blerton Abazi.

Ekspertë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të akademisë e industrisë diskutuan mbi ndikimin e inteligjencës artificiale, sistemeve inteligjente dhe transformimit digjital në zhvillimin e modeleve të reja të menaxhimit të cilësisë, duke trajtuar gjithashtu rëndësinë e qëndrueshmërisë, inovacionit dhe besueshmërisë së të dhënave.

Gjatë sesionit, u prezantuan këto tema:

Prof. Dr. Galia Marinova, Universiteti Teknik i Sofjes – “Transformimi digjital, sistemet inteligjente dhe Cilësia 5.0”.
Prof. Henriqueta Sampaio da Novoa dhe Fatima Carneiro – “Integrimi i strategjisë ESG me përsosmërinë operacionale: Një kornizë e integruar për menaxhimin e cilësisë të qëndrueshëm, rezistent dhe të fuqizuar nga inteligjenca artificiale”.
Mina Gavrilova, menaxhere e lartë e cilësisë në Huvepharma, dhe David Isaacson, nënkryetar i marketingut të produkteve në Octave – “Avancimi i menaxhimit të cilësisë në organizatë: Si ka nxitur Huvepharma cilësinë dhe inovacionin për ndikim më të madh në biznes”.

Prof. Dr. Bertan Karahoda, UBT – “Cilësia në shkallë globale: Inteligjenca artificiale, aftësitë dhe e ardhmja e të nxënit global”.
Prof. Dr. Blerton Abazi, UBT – “Sigurimi i cilësisë së inteligjencës artificiale, cilësia e të dhënave dhe sistemet inteligjente të besueshme”.

Përmes këtyre kontributeve, sesioni vuri në pah rëndësinë e ndërthurjes së inteligjencës artificiale me standardet e cilësisë, zhvillimin e aftësive dhe inovacionin organizativ.

Diskutimet theksuan se transformimi digjital dhe qasja e Cilësisë 5.0 krijojnë mundësi të reja për ndërtimin e sistemeve më efikase, të qëndrueshme dhe të besueshme në arsim, industri dhe sektorë të tjerë të ekonomisë.

Continue Reading

Të kërkuara