Lajmet nga UBT

Transfero studimet master në programin Shkenca Politike në UBT

Ky program ka për qëllim përgatitjen e studentëve për një karrierë në menaxhimin e lartë në sektorët e qeverisë kombëtare, organizatat ndërkombëtare, zhvillimin rajonal, agjencitë dhe organizata joqeveritare.

Published

on

Programi Shkenca Politike në UBT synon të nxjerrë profesionistë të ditur, të aftë dhe kompetentë si studiues të ardhshëm dhe analistë në shkencës politike, të aftë të hulumtojnë fenomenet politike si përmes institucioneve tipike akademike, ashtu edhe përmes instituteve kërkimore dhe organizatave ndërkombëtare.

Ky program ka për qëllim përgatitjen e studentëve për një karrierë në menaxhimin e lartë në sektorët e qeverisë kombëtare, organizatat ndërkombëtare, zhvillimin rajonal, agjencitë dhe organizata joqeveritare.

Studentët do të përfitojnë dije të thellë dhe të përditësuar për referencat kryesore, argumentet dhe literaturën e shkencës politike, si dhe aftësi metodologjike të fuqishme dhe të udhëzuara nga teoria në skicimin e propozimeve kërkimore për qëllime kërkimore dhe planifikim, analizë dhe vlerësim politikash.

Ndër të tjera, studentët do të jenë në gjendje të zbatojnë aftësitë dhe dijet kërkimore, analitike, vlerësuese, udhëheqësore dhe ekipore për të riparuar probleme politike bashkëkohore, si dhe të analizojnë dhe vlerësojnë gjetjet e rëndësishme shkencore.

Lajmet

Zgjidhni Masterin në Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT: Përfitoni 20% bursë me Engaged Scholarship

Published

on

By

Raporti i fundit i Forumit Ekonomik Botëror (World Economic Forum – The Future of Jobs Report 2025) thekson se mendimi analitik, menaxhimi i burimeve dhe udhëheqja mbeten ndër aftësitë më të kërkuara nga mbi 70% e kompanive globale për të përballuar transformimin digjital dhe ekonomik. Po ashtu, mungesa e kuadrove me përgatitje të avancuar në menaxhim dhe biznes po vlerësohet si pengesa kryesore për zhvillimin e ndërmarrjeve.

Në përgjigje të këtyre kërkesave të tregut, Programi Master në Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi (MBE) në UBT ofron një platformë të avancuar arsimore, të projektuar për të përgatitur profesionistë dhe udhëheqës të aftë për të marrë rolin e tyre drejtues në biznes, industri, shërbime publike dhe shoqëri.

Programi MBE është i harmonizuar plotësisht me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve (EQF) dhe Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve. Kurrikula përmban një ndërthurje të teorive të avancuara të menaxhimit, ekonomisë aplikative, kërkimit shkencor dhe përdorimit të teknologjisë së informacionit në hartimin e menaxhimin organizativ. Përmes një stafi me përvojë vendore e ndërkombëtare, programi nxit aftësitë analitike, zgjidhjen e problemeve komplekse dhe përgatitjen e kandidatëve si për pozita udhëheqëse në treg, ashtu edhe për vazhdimin e mëtejmë të studimeve në nivelin e doktoratës.


Me qëllim të mbështetjes direkte të zhvillimit profesional dhe lehtësimit financiar për kandidatët e förkushtuar, UBT ofron bursën Engaged Scholarship prej 20%. Kjo bursë synon të përfshijë studentë të dalluar në një mjedis dinamik arsimor, ku përsosmëria akademike, ndërkombëtarizimi, transferimi i njohurive dhe integrimi i drejtpërdrejtë me industrinë përbëjnë shtyllat kryesore strategjike të fakultetit.

Aplikimet për programin Master në Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi janë të hapura. Përfitoni nga bursa prej 20% Engaged Scholarship dhe regjistrohuni sot te UBT.

 

 

Continue Reading

Lajmet

Profesorët e UBT-së publikojnë punim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Pharmacoepidemiology”

Published

on

By

Profesorët e UBT-së kanë shënuar një tjetër arritje të rëndësishme shkencore me publikimin e punimit të tyre më të ri me titull “Evaluation of Systemic Pharmacotherapy in Bacterial Skin Infections: Adherence to Clinical Guidelines and Factors Associated with Treatment Outcomes” në revistën prestigjioze ndërkombëtare Pharmacoepidemiology (MDPI).

Kjo revistë është me Impact Factor 1.6, e indeksuar në platformat shkencore Scopus dhe Web of Science (ESCI), si dhe e renditur në kuartilin Q2 sipas SCImago Journal Rank (SJR).

Studimi trajton farmakoterapinë sistemike të infeksioneve bakteriale të lëkurës, nivelin e zbatimit të udhëzimeve klinike dhe faktorët kyç që ndikojnë në rezultatet e trajtimit. Përmes të dhënave nga praktika reale klinike, ky punim jep një kontribut të rëndësishëm në promovimin e përdorimit racional të antibiotikëve dhe forcimin e parimeve të antimicrobial stewardship në mjekësi.

Ky botim është rezultat i bashkëpunimit shkencor të profesorëve të UBT-së me kolegë nga University of Maribor dhe Jacksonville University. Autorë të studimit janë Lirim Shefki Mustafa, Arieta Hasani Alidema, Mirlinda Havolli, Linda Connelly dhe Fitim Bexhet Alidema.

Punimi është publikuar në Pharmacoepidemiology (2026, Volume 5, Article 38).

Punimi i plotë mund të lexohet këtu.

 

Continue Reading

Lajmet

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, pjesë e transmetimit global “Peace One Day Broadcast”

Published

on

By

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes, më 21 shtator, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, do të jetë pjesë e transmetimit global “Peace One Day Broadcast”, një platformë ndërkombëtare që bashkon liderë, akademikë dhe inovatorë nga e gjithë bota.

Në kuadër të këtij transmetimi global do të diskutohet mbi rolin e arsimit, teknologjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm në ndërtimin e një të ardhmeje më paqësore dhe më të qëndrueshme. Si institucion i përkushtuar ndaj dijes, inovacionit dhe fuqizimit të të rinjve, UBT vazhdon të ndërtojë ura bashkëpunimi dhe të kontribuojë në krijimin e një shoqërie ku arsimi dhe inovacioni shërbejnë si mjete për dialog, mirëkuptim dhe paqe.

Transmetimi do të zhvillohet sot, më 21 shtator, duke filluar nga ora 13:00. Pjesëmarrja e Rektorit Hajrizi në “Peace One Day Broadcast” mund të ndiqet drejtpërdrejt përmes platformës zyrtare peaceoneday.org, si dhe përmes rrjeteve sociale të UBT-së.

Continue Reading

Lajmet

Studentja e UBT-së Kosovare Elshani nominohet në garën prestigjioze “Inspireli Awards”

Published

on

By

Studentja e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, Kosovare Elshani, ka shënuar një sukses të madh në arenën ndërkombëtare duke u bërë pjesë e garës më të madhe globale për studentët e arkitekturës, Inspireli Awards.

Projekti i saj inovativ ka marrë vëmendjen e jurisë ndërkombëtare për konceptin unik që gërsheton artin, natyrën dhe arsimin brenda një mjedisi të vetëm multifunksional.

I konceptuar si një atelie moderne, objekti përfshin studio krijuese, mini-bibliotekë, zona për instalacione artistike dhe hapësira bashkëpunuese. Synimi kryesor i projektit është krijimi i një platforme frymëzuese ku drita natyrale dhe arkitektura nxisin mendimin kritik, eksplorimin dhe shkëmbimin e ideve.

Në aspektin arkitekturor dhe teknik, ndërtesa shumëkatëshe karakterizohet nga një strukturë mbajtëse me beton të përforcuar, ndërsa pamja e jashtme dallohet për përdorimin e bryleve vertikale prej xhami me ngjyra, të cilat filtrojnë dritën e diellit dhe krijojnë përvoja dinamike vizuale.

Gjithashtu, projekti i përmbahet standardeve të larta të efiçiencës së energjisë, ventilimit natyral dhe qëndrueshmërisë ekologjike përmes gërshetimit të drurit natyral dhe betonit të ekspozuar.

Nomini i Kosovare Elshanit në Inspireli Awards është një tjetër dëshmi e cilësisë akademike dhe përgatitjes profesionale që ofron UBT, duke nxjerrë në pah talentin e arkitektëve të rinj në skenën botërore.

Continue Reading

Të kërkuara