Lajmet

Tramp: Jam shëndoshë e mirë!

Published

on

Presidenti i SHBA-së Donald Trump hodhi poshtë të martën spekulimet se ai pësoi një sulm të lehtë në tru nëntorin e kaluar kur u shtrua në spital.

Vizita e befasishme e presidentit në spitalin ushtarak Walter Reed ndezi spekulime atë kohë për shëndetin e tij, të cilat u mohuan nga një mjek i Shtëpisë së Bardhë.

Në një libër të botuar të martën, një gazetar i New York Times pretendon se gjatë asaj vizite, nënpresidenti Mike Pence, i cili do ta pasonte atë sipas kushtetutës, ishte “i gatshëm” në rast se Trump kishte nevojë për anestezi.

Zbulimet nxitën një seri thashethemesh në mediat sociale për sulm në tru, por ato nuk u vërtetuan në librin e gazetarit.

Trump reagoi në Twitter dhe theksoi se ai është viktimë e lajmeve të rreme.

“Ata nuk ndalen kurrë! Tani ata janë duke u përpjekur të thonë se presidenti juaj i preferuar ishte në spitalin Walter Reed për shkak të sulmeve në tru,” tha ai.

“Libri nuk përmend mini-sulme,” u përgjigj Michael Schmidt, autor i librit “Donald Trump v. The United States: Inside the Struggle to Stop a President”.

“Unë mund të konfirmoj që presidenti Trump nuk ka pësuar një goditje në tru, një sulm ishemik kalimtar (goditje e lehtë), ose një gjendje akute kardiovaskulare”, tha mjeku i presidentit Sean Conley, i cili vlerësoi se presidenti ishte “në formë” dhe pritej të ishte “i aftë dhe vazhdojnë të kryejnë detyrat presidenciale”.

Lajmet

Kosova ndan licencat e para për udhërrëfyesit turistikë

Published

on

Kosova ka ndarë licencat e para për udhërrëfyesit turistikë, duke shënuar fillimin e një sistemi të rregulluar të licencimit me standarde të qarta për këtë profesion.

Sipas Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, ky proces synon të sigurojë që udhërrëfyesit turistikë të ushtrojnë profesionin me përgatitje profesionale, përgjegjësi dhe njohuri të sakta, duke kontribuar në prezantimin dinjitoz të historisë, kulturës dhe trashëgimisë së Kosovës para vizitorëve.

Në njoftim thuhet se udhërrëfyesit turistikë kanë një rol të rëndësishëm në lidhjen e vizitorëve me identitetin kulturor të vendit, prandaj licencimi i tyre përbën një hap të rëndësishëm në zhvillimin e sektorit të turizmit.

Ministria theksoi se krijimi i Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit ka mundësuar një qasje më të strukturuar ndaj zhvillimit të turizmit, duke e trajtuar atë si një sektor me potencial të madh për Kosovën.

Me këtë rast, u uruan të gjithë udhërrëfyesit e licencuar për sukses në ushtrimin e profesionit dhe u vlerësua kontributi i tyre në promovimin e vlerave kulturore dhe turistike të Kosovës para vizitorëve vendas dhe të huaj./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përmbyllet Akademia Verore e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, në fokus gazetaria dhe inteligjenca artificiale 

Published

on

Me një seri ligjëratash dhe diskutimesh mbi sfidat bashkëkohore të gazetarisë, është përmbyllur Akademia Verore e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, ku morën pjesë studentët së bashku me profesorët e fakultetit dhe ekspertë të fushës.
Gjatë akademisë, studentët patën mundësinë të trajtonin tema aktuale që lidhen me transformimin e medias në epokën digjitale, ndikimin e inteligjencës artificiale në gazetari, si dhe rëndësinë e verifikimit të informacionit në një mjedis të mbushur me dezinformim.
Profesoresha Gjylie Rexha ligjëroi temën “Saktësia e kontestuar e informacionit në epokën digjitale”. Përmes një bashkëbisedimi interaktiv me studentët u analizuan raste konkrete të raportimit mediatik, përdorimi i burimeve të informacionit dhe rëndësia e verifikimit të fakteve në gazetarinë moderne.
Më pas, profesoresha Xhevahire Millaku ligjëroi në temën “Sfidat e gazetarisë përballë inteligjencës artificiale”, duke nxitur një debat të hapur mes profesorëve dhe studentëve mbi ndikimin që teknologjitë e reja kanë në profesionin e gazetarit, etikën profesionale dhe të ardhmen e mediave.
Akademia u përmbyll me ligjëratën e profesorit Musa Sabedini, i cili trajtoi temën “Inteligjenca artificiale dhe gazetaria, partneritet profesional apo kërcënim për profesionin”. Gjatë prezantimit u diskutua për mundësitë që ofron inteligjenca artificiale në procesin e raportimit, por edhe për sfidat që sjell përdorimi i saj në ruajtjen e standardeve profesionale dhe besueshmërisë së medias.
Dekani Ferid Selimi vlerësoi sfidat e gazetarisë në kohën e intelegjencës artificiale si një çështje që duhet të kihet parasysh, sidomos nga mediat serioze. Ai vlerësoi se gazetaria profesionale, në pikën e sotme të zhvillimit, varet shumë nga redaktorët profesionalë.
Në fjalën përmbyllëse, Koordinatori i Akademisë Verore të Fakultetit Media dhe Komunikim, Safet Zejnullahu, vlerësoi angazhimin e studentëve dhe profesorëve gjatë Akademisë Verore, duke theksuar rëndësinë e diskutimeve akademike për zhvillimin profesional të brezit të ri të gazetarëve.
“Akademia Verore dëshmoi se media dhe komunikimi janë fusha që zhvillohen vazhdimisht dhe kërkojnë mësim të përhershëm. Studentët tanë duhet të jenë të gatshëm të përballen me ndryshimet teknologjike, të ruajnë etikën profesionale dhe të ndërtojnë një gazetari të bazuar në fakte, integritet dhe përgjegjësi ndaj publikut”, u shpreh Zejnullahu.
Akademia Verore u mbyll me mesazhin se përballë zhvillimeve të shpejta teknologjike, gazetaria mbetet një profesion që ndërtohet mbi besueshmërinë, mendimin kritik dhe përgjegjësinë publike, ndërsa dialogu mes studentëve dhe profesorëve mbetet një element kyç në përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet 32-vjeçari në Ferizaj, policia i gjen armë zjarri në një Lamborghini

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri gjatë një kontrolli të realizuar në Ferizaj.

Sipas policisë, më 9 korrik 2026, rreth orës 19:20, njësia e patrullës së Stacionit Policor në Ferizaj ka ndaluar për kontroll një automjet të tipit Lamborghini në rrugën “Enver Topalli”.

Gjatë kontrollit, te pasagjeri i automjetit, V.S., 32 vjeç, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe është iniciuar procedurë për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim./A.K/

Continue Reading

Lajmet

ATK thotë se në janar-qershor 2026 mbodhi më tepër para se më 2025 e më 2024

Published

on

Administrata Tatimore e Kosovës ka shënuar rritje prej 14 për qind të të hyrave gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, ndërsa ka shtuar edhe numrin e kontrolleve, vizitave në terren dhe rasteve të evidentuara të evazionit fiskal.

Kështu bëri të ditur drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni, gjatë prezantimit të raportit gjashtëmujor për vitin 2026, të premten në Prishtinë.

Sipas tij, rritja e të hyrave në këtë periudhë ka tejkaluar rezultatet e të njëjtës periudhë kohore edhe për vitet 2025 e 2024, ndërsa tatimi mbi vlerën e shtuar përbën mbi 37 për qind të të hyrave tatimore.

Në bazë të të dhënave të prezantuara nga Hyseni, numri i kontrolleve është rritur për 35.7 për qind, ndërsa evidentimi i evazionit fiskal është dyfishuar. Po ashtu, sipas tij, vizitat në terren janë rritur nga 11 mijë e 900 në rreth 16 mijë.

“Në 2026 në këtë gjashtë mujor kemi një rritje prej 14 për qind që tejkalon dy vitet paraprake. Nëse e shohim ka përbërja, në pjesën e TVSH-së e kemi mbi 37 për qind që është pjesa e të hyrave tatimore, nëse shohim historinë e saj për 2024-2025 kemi një rritje prej 16 për qind ndërsa 2025-26 kemi 11 për qind, parashihet një rënie e TVSH-së krahasim me vitet paraprake.. 10 punëtorë na kanë dalë në pension në këtë gjashtë mujorin e parë, por megjithatë me këtë mungesë të punëtorëve, ne kemi arritur ta rrisim numrin e kontrolleve për 37 për qind në krahasim me vitin paraprak, 35.7 për qind është rritur numri i kontrolleve”, ka deklaruar ai. “Rezultatet nuk tregojnë që ka pasur vetëm rritje efektive të numrit. Me rritjen prej 35.7 për qind të kontrolleve kemi rritur 100 për qind pjesën e evazionit fiskal që e kemi gjetur. Kjo nuk ka shënuar vetëm efikasitet në rritje të numrit të kontrolleve, por edhe efektivitet në mënyrën se si janë kontrolluar bizneset. E njëjta dinamikë tregohet tek rezultatet e vizitave. Numri tyre është prej 36.97 për qind krahasuar me vitin paraprak sa kanë qenë 11 mijë e 900 tash janë 16 mijë vizita në terren”.

Sipas Hysenit, masat ndëshkuese ndaj tatimpaguesve kanë shënuar rënie, nga 2 mijë e 700, në 2 mijë e 500. /KosovaPress//A.K/

Continue Reading

Të kërkuara