Sport

Trajneri rumun tërbohet: Ankohet për mungesën e përkthyesit dhe pyetjet e gjata të gazetarit

Published

on

Në konferencën për shtyp të mbajtur dje përpara ndeshjes së Ligës së Kombeve me Kosovën, trajneri i kombëtares rumune, Mircea Lucescu, përjetoi një moment tensioni dhe shqetësimi. Kjo ishte hera e parë që Lucescu, i cili e ka marrë drejtimin e ekipit të Rumanisë, doli përpara mediave që nga emërimi i tij.

Gjatë konferencës, Lucescu duket se e kishte humbur qetësinë kur një gazetar nga Kosova bëri disa pyetje të gjata dhe të ndërlikuara. Trajneri rumun i reagoi me nervozizëm, duke i thënë gazetarit: “Pyetjet e tua janë shumë të gjata, nuk kemi kohë, na duhet të shkojmë në stërvitje, madje kjo s’është as pyetje.” Kjo përgjigje e fortë shprehu frustrimin e tij ndaj situatës.

Përveç tensioneve me mediat, Lucescu gjithashtu u ankuar për mungesën e një përkthyesi të gjuhës rumune në konferencë. Ai shprehu shqetësimin e tij për nevojën e përkthimit të pyetjeve dhe përgjigjeve në gjuhën e tij amtare, duke theksuar: “Ne duhet të respektojmë njëri-tjetrin, mua më duhet përkthyes për gjuhën rumune sepse nuk dua të flas anglisht. Unë mund të flas shumë gjuhë, por sa të jem në krye të Rumanisë do të flas vetëm rumunisht.”

Ky incident ka ngritur shqetësime dhe ka theksuar nevojën për një organizim më të mirë të konferencave për shtyp, veçanërisht kur trajnerë dhe funksionarë të rëndësishëm janë të angazhuar në ngjarje ndërkombëtare./UBTNews/

Sport

Zyrtare: Prishtina e blindon me kontratë të re Ardian Mujën

Published

on

FC Prishtina ka vazhduar me rinovimet e kontratave, ku i radhës që ka vazhduar bashkëpunimin është Ardian Muja.

Anësori mitrovicas do të mbetet në kryeqytet edhe për dy vite të tjera, pasi ka nënshkruar kontratë deri në qershor 2027.

Ka qenë faqja zyrtare e FC Prishtinës që ka njoftuar se Muja ka vazhduar kontratën dhe do të mbetet në kryeqytet.

Njoftimi i plotë nga FC Prishtina:

Muja +2

Ardian Muja, ka zgjatur kontratën, duke konfirmuar përkushtimin e tij ndaj ekipit edhe për dy sezone në vijim.

Me shpirtin luftarak dhe kontribut të vazhdueshëm në fushë, Muja është një nga shtyllat kryesore të skuadrës. 

Continue Reading

Sport

Futbollisti i famshëm gjerman viziton memorialin e UÇK-së në Shtërpcë

Published

on

Futbollisti i famshëm gjerman, Karim Adeyemi, po kalon disa ditë të mira në Kosovë. Ai ndodhet bashkë me gruan e tij, këngëtaren nga Ferizaj, Loredana Zefi si dhe disa miq të tyre.

Pushimet e çiftit vijnë pas përfundimit të sezonit 2024/25 të Bundesligës gjermane.

Ata kanë zgjedhur për të vizituar disa vende të veçanta, ndonëse e tillë ishte edhe vizita te memoriali i UÇK-së në Shtërpcë.

Përpara këtij memoriali, ylli i Dortmundit ka bërë edhe shqiponjën dykrenare, simbolin e shqiptarëve.

Loredana dhe Karim janë bashkë prej disa vitesh, një përkrahje e madhe e njëri-tjetrit.

Rap-artistja ndërkaq ka një vajzë nga marrëdhënia e mëparshme me reperin Mozzik.

Continue Reading

Sport

FIFA kërkon përfshirjen e futsallit në Lojërat Mesdhetare, futbolli largohet nga programi

Published

on

By

Për edicionin e 21-të të Lojërave Mesdhetare që do të mbahet në Prishtinë në vitin 2030, është vendosur që futsalli të zëvendësojë futbollin. Kjo është hera e parë që futsalli përfshihet në programin zyrtar të Lojërave, duke zëvendësuar turneun tradicional të futbollit për moshat nën 21 vjeç.

Anëtari i Bordit të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, Stavri Bello, tha për KosovaPress se ky ndryshim është bërë me kërkesë të FIFA-s, me qëllim zhvillimin dhe ndërkombëtarizimin më të madh të futsallit si sport.

“FIFA vendosi që në Lojërat Mesdhetare të zhvillohet futsalli në vend të futbollit, pasi ky i fundit nuk ka pasur interes të madh në garat për moshat e reja,” shpjegoi Bello.

Ky ndryshim ka ngritur pyetje nëse investimet për ndërtimin dhe rinovimin e stadiumeve në Kosovë do të ngadalësohen, por autoritetet janë shprehur se këto investime do të vazhdojnë sipas planit afatgjatë.

Kushtrim Krasniqi, zëdhënës i Komitetit Olimpik të Kosovës, tha se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nuk do të ndryshojë ritmin e investimeve në stadiume dhe infrastrukturë sportive, megjithë ndryshimin në programin e Lojërave.

Nga ana tjetër, Fidan Shatri, Kryesues i Komisionit për Licencim të Federatave Sportive në MKRS, theksoi se plani pesëvjeçar për ndërtimin dhe rinovimin e 27 stadiumeve do të vazhdojë pa ndryshime.

“Futsalli kërkon infrastrukturë të mbyllur, pra palestra dhe qendra sportive, prandaj përgatitjet për Lojërat do të përfshijnë edhe këto ambiente,” tha Shatri.

Lojërat Mesdhetare 2030 do të jenë hera e parë që Kosova do të organizojë këtë ngjarje madhore sportive, duke treguar një rritje të besimit ndërkombëtar në kapacitetet e vendit për të mirëpritur evente të rëndësishme sportive.

Continue Reading

Sport

FIFA ia ndalon klubit francez transferimin për tre afate kalimtare, shkak borxhet

Published

on

FIFA ka vendosur që Lyoni nuk do të mund të bëj transferime në tre afatet e ardhshme.

Masa disiplinore kundër klubit francez rrjedh nga një borxh i papaguar prej vetëm 2,000 eurosh që lidhet me komisionet e papaguara të transferimeve.

Ky ndalim transferimesh do të mbetet në fuqi deri në afatin kalimtar të verës 2026.

Megjithatë, Lyon këmbëngul se çështja është zgjidhur dhe shuma është paguar plotësisht.

Kujtojmë se, Lyon përfundoi i gjashti në renditjen e Ligue 1 të sezonit të kaluar.

Continue Reading

Të kërkuara