Sport

Trajneri i Rumanisë: Mos bëni shaka me Kosovën!

Published

on

Në prag të ndeshjes mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Rumanisë, trajneri i skuadrës rumune, Mircea Lucescu, ka dhënë një mesazh të fuqishëm për gazetarët dhe tifozët, duke theksuar se Kosova është një kundërshtar i rrezikshëm dhe i denjë për respekt.

Në konferencën për shtyp të mbajtur në Bukuresht, përpara përballjes së vlefshme për Grupin 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve, Lucescu ka kërkuar të qartësojë që Kosova nuk është një skuadër që mund të nënvlerësohet, pavarësisht nga pozita aktuale e saj në grup.

“Shpresoj të mos bëni shaka me Kosovën. Ata janë një ekip i madh që mund të fitojë kundër çdo skuadre”, u shpreh trajneri i Rumanisë. Ai vazhdoi duke theksuar se Kombëtarja e Kosovës ka lojtarë të cilët luajnë në kampionate të fuqishme evropiane dhe se kjo tregon për nivelin e lartë të skuadrës.

Në një ndërhyrje gjatë konferencës, Lucescu kërkoi të sqarohet një deklaratë e bërë më parë nga një lojtar i skuadrës, Valentin Mihaila, që mund të ishte interpretuar si nënvlerësim i Kosovës. Ai theksoi se, përkundër faktit që Kosova nuk ka arritur të krijojë një grup të qëndrueshëm me rezultate të jashtëzakonshme, ajo mbetet një skuadër shumë e rrezikshme.

“Disa skuadra, si Lituania, ka 6-7 lojtarë që luajnë në kampionate shumë të forta. Po ashtu, Qiproja ka 4-5 lojtarë që luajnë në ligat më të forta. Kjo nuk është më si dikur, kur skuadrat e tilla mund të ishin konsideruar të dobëta. Kosova është një ekip që nuk duhet nënvlerësuar,” shtoi Lucescu.

Këto deklarata të trajnerit rumun vijnë pas përgatitjeve të intensifikuara të dy skuadrave për këtë ndeshje të rëndësishme, që do të luhet të premten, më 15 nëntor 2024, me fillim nga ora 20:45. Ndeshja do të zhvillohet në Bukuresht dhe është e vlefshme për Ligën e Kombeve, ku Kosova kërkon të sigurojë një rezultat pozitiv për të ruajtur shanset për kualifikim.

Përballja me Rumaninë është një mundësi e artë për Kombëtaren e Kosovës për të treguar fuqinë dhe nivelin e saj në skenën ndërkombëtare të futbollit./UBTNews/

Sport

Talentet e diasporës zgjedhin fanellën e kosovës

Published

on

By

Përfaqësuesja U17 e Kosovës po vazhdon rrugëtimin në kualifikimet për Kampionatin Evropian U17, me ndeshjet që po zhvillohen në Kroaci.

Një prej elementeve më pozitive të kësaj gjenerate është numri i madh i talenteve shqiptare nga diaspora, të cilët po i përgjigjen ftesës së Kosovës nga vende të ndryshme evropiane, si Zvicra, Gjermania dhe shtete të tjera.

Në mesin e tyre është edhe Erdon Zeqiri, i lindur në vitin 2010, i cili është pjesë e klubit gjerman HFC Halle (Hallescher FC) dhe aktivizohet në futbollin gjerman.

Zeqiri përfaqëson një tjetër shembull të talenteve të reja shqiptare që po zgjedhin ta përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Prania e futbollistëve të rinj nga diaspora dëshmon se Kosova ka një potencial të madh për të ardhmen, ndërsa ftesat e përfaqësueses po shërbejnë si një mundësi që këta talentë të zhvillohen dhe të kontribuojnë me fanellën dardane.

Talenti i ri është një nga pasuritë më të mëdha të futbollit kosovar, ndërsa diaspora vazhdon të jetë një burim i rëndësishëm për gjeneratat e ardhshme të përfaqësueses.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova u21 pëson humbje nga luksemburgu

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës U21 është mposhtur me rezultat 2:0 nga Luksemburgu U21, në ndeshjen miqësore ndërkombëtare të zhvilluar sot.

Dardanët e rinj nuk arritën të marrin rezultat pozitiv në këtë përballje, duke e mbyllur ndeshjen pa gola të shënuar.

Golat për skuadrën mysafire i realizuan Mick Kirsch në minutën e 6-të dhe shqiptari Flavjo Hoxha në minutën e 65-të, i cili përfaqëson grupmoshat e reja të Luksemburgut.

Kosova pati mundësinë të barazonte në minutën e 25-të përmes Eliot Bujupit, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
D.L

Continue Reading

Sport

Kosova U21 përballet sot me Luksemburgun në miqësore

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës U21 zhvillon sot një ndeshje miqësore ndërkombëtare kundër Luksemburgut U21.

Dardanët e rinj do të zbresin në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku synojnë të paraqiten sa më mirë në këtë përballje.

Ndeshja Kosovë U21 – Luksemburg U21 zhvillohet të hënën, më 16 nëntor, me fillim nga ora 16:00.

Kjo miqësore shërben si një tjetër mundësi për futbollistët e rinj të Kosovës për të fituar përvojë ndërkombëtare dhe për të dëshmuar vlerat e tyre.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Përparim Rama reagon për anulimin e takimit për “Prishtina 2030”

Published

on

By

Anulimi i takimit të planifikuar në Athinë për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” ka nxitur reagime në Kosovë.

Për këtë çështje ka reaguar edhe Përparim Rama, i cili përmes një postimi ka kritikuar Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti, duke kërkuar përgjegjësi për situatën e krijuar.

Sipas njoftimit të Komitetit Olimpik të Kosovës, takimi me Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare është anuluar për shkak të mungesës së përgjigjeve, obligimeve të papërmbushura dhe moskonfirmimit të delegacionit brenda afatit të caktuar.

Rama ka shprehur shqetësimin për rrezikun që kjo situatë paraqet për organizimin e Lojërave Mesdhetare në Prishtinë më 2030, duke e cilësuar anulimin si një skandal dhe duke kërkuar llogaridhënie të menjëhershme nga kryeministri Kurti dhe Qeveria e Kosovës.

“Ky është skandal! Ky është turpi i shtetit tonë!”, ka shkruar Rama në reagimin e tij.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara