Sport

Trajneri i ri i Prishtinës debuton nesër, ky është rivali i tij i parë

Trajneri i ri është Abdulah Ibrakoviç, nga Bosnja e Hercegovina.

Published

on

Kampioni aktual i Kosovës në futboll Prishtina dje mori dy vendim shumë të rëndësishme brenda pak orësh.

Së pari ata shkarkuan trajnerin e deritanishëm Zekirija Ramadanin dhe vetëm pak orë më vonë emëruan trajnerin e ri Abdulah Ibrakoviç, trajner nga Bosnja e Hercegovina, transmeton KosovaPress.

Në fjalimin e tij të parë, Ibrakovic premtoi se do ta synojë titullin e kampionit me skuadrën bardhekaltër dhe këtë rrugë duhet ta fillojë që nga dita e nesërme.

Prishtina të premten do të ballafaqohet me Dukagjinin në kuadër të xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës.

Prishtina ka vetëm tri pikë më shumë se Dukagjini momentalisht. Skuadra nga kryeqyteti renditet në vendin e gjashtë me 17 pikë, kurse ajo nga Klina është e teta me 14 pikë.

Continue Reading

Sport

Trepça, Bashkimi dhe Peja mësojnë kundërshtarët në FIBA Europe Cup 2026/27

Published

on

By

Trepça, Bashkimi dhe Peja kanë mësuar kundërshtarët e tyre në edicionin 2026/27 të FIBA Europe Cup, pas shortit të hedhur të enjten në Munih të Gjermanisë.

Kampionia e Kosovës, Trepça, është shortuar në Grupin A, ku do të përballet me Promitheas Patras (Greqi), Opava (Çeki), VET-CONCEPT Gladiators Trier (Gjermani), Split (Kroaci) dhe Batumi 2010 (Gjeorgji).

Bashkimi do të garojë në Grupin F, ku kundërshtarë do t’i ketë Bigbank/Kalev (Estoni), Glint Manisa Basket (Turqi), Elan Chalon (Francë), Valmiera Glass VIA (Letoni) dhe Manchester Basketball (Britania e Madhe).

Ndërkohë, Peja do ta nisë aventurën evropiane nga raundi kualifikues, ku do të përballet me Dinamo Bukureshtin e Rumanisë. Ndeshjet do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, ndërsa fituesi i këtij dueli do të sigurojë një vend në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup.

Sipas kalendarit të garës, ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen më 23 dhe 30 shtator, ndërsa faza e grupeve të FIBA Europe Cup për edicionin 2026/27 do të nisë më 7 tetor.

D.L

Continue Reading

Sport

FFK uron FC Ballkanin për kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Conference League

Published

on

By

Federata e Futbollit e Kosovës ka përgëzuar FC Ballkanin për kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Conference League, pas fitores 3:2 ndaj skuadrës uellsiane Connah’s Quay Nomads në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në reagimin e saj, FFK vlerësoi paraqitjen e skuadrës nga Suhareka, e cila, pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë, siguroi kalimin tutje me një performancë bindëse në ndeshjen e kthimit. Edhe pse mysafirët ngushtuan rezultatin në minutat e fundit, Ballkani arriti ta ruajë epërsinë dhe të sigurojë kualifikimin.

Federata uroi futbollistët, stafin teknik, drejtuesit e klubit dhe tifozët për këtë sukses, duke theksuar se kualifikimi i FC Ballkanit dhe FC Malishevës në raundin e dytë të UEFA Conference League është dëshmi e progresit të futbollit të Kosovës dhe e punës së vazhdueshme në të gjitha nivelet.

Në fund, FFK i uroi FC Ballkanit dhe FC Malishevës shumë sukses në sfidat e ardhshme, duke shprehur besimin se do ta përfaqësojnë futbollin e Kosovës në mënyrën më të denjë në arenën evropiane.

D.L

Continue Reading

Sport

Lineker dhe Rooney kritikojnë Tuchelin pas eliminimit të Anglisë: “Na kushtoi me vendimet e tij”

Published

on

By

Legjendat e futbollit anglez, Gary Lineker dhe Wayne Rooney, kanë drejtuar kritika të forta ndaj përzgjedhësit të Anglisë, Thomas Tuchel, pas humbjes 2:1 ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Gary Lineker vlerësoi se qasja taktike e Anglisë pas golit të epërsisë ishte e gabuar dhe tepër mbrojtëse.

“Ne shënuam një gol, pastaj u kthyem në mbrojtje. Taktikisht ishte e habitshme, për të qenë plotësisht i sinqertë. Ishte një veprim negativ nga ana e Tuchelit”, deklaroi Lineker në podcastin “The Rest is Football”.

Kritikave iu bashkua edhe Wayne Rooney, i cili beson se vendimet e trajnerit gjerman ndikuan drejtpërdrejt në eliminimin e Anglisë.

“Vendimet që ka marrë Thomas Tuchel, duhet të jemi të sinqertë, na kanë kushtuar me eliminim”, u shpreh legjenda e Manchester Unitedit.

Anglia u eliminua në gjysmëfinale pas humbjes 2:1 nga Argjentina, e cila tashmë ka siguruar një vend në finalen e madhe të Kupës së Botës.

D.L

Continue Reading

Sport

Romero dhe Martinez kundër Gary Neville: “Ne përgjigjemi në fushë”

Published

on

By

Mbrojtësit e Argjentinës, Cristian Romero dhe Lisandro Martinez, kanë reaguar ashpër ndaj kritikave të legjendës së futbollit anglez, Gary Neville, duke i cilësuar komentet e tij si të padrejta.

Neville kishte kritikuar paraqitjet e dy mbrojtësve argjentinas, por pas fitores së Argjentinës ndaj Anglisë me rezultat 2:1 në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, Romero dhe Martinez nuk i kursyen përgjigjet e tyre.

“E vetmja gjë që shpresoj kur të dal në pension është të mos bëhem aq budalla. Shpresoj të mos kritikoj asnjë lojtar”, deklaroi Romero për “DSports”.

Edhe Lisandro Martinez ishte i drejtpërdrejtë në reagimin e tij ndaj kritikave.

“Jemi mësuar që njerëzit të flasin gjithmonë për ne. Duket sikur atyre u pëlqen ta bëjnë këtë, por ne përgjigjemi në fushë, gjithmonë me respekt”, tha mbrojtësi argjentinas.

Argjentina siguroi një vend në finalen e madhe pas triumfit ndaj Anglisë, ndërsa në sfidën për titull do të përballet me Spanjën të dielën.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara