Sport

Trajneri i Chelseat për Lukakun: Të gjithë duan të vijnë te ne

Published

on

Romelu Lukaku është shumë afër rikthimit te Chelsea. Klubi anglez ka gati 130 milion euro për sulmuesin e Interit.

Kampionët e Italisë kanë nevojë për para, ndërsa bomberin belg e pret një dyfishim rroge në “Stamford Bridge”.

Trajneri i “Bluve të Londrës”, Thomas Tuchel foli rreth tij dhe blerjeve të Chelseat, pas barazimit 2-2 në miqësoren ndaj Tottenham.

“Romelu është një futbollist fantastik, por nuk bën pjesë në skuadrën time. Unë e di që shumë lojtarë kanë dëshirë të vijnë te Chelsea, arrij ta imagjinoj që shumë prej tyre duan të luajnë me ne”, tha Tuchel.

Ai nënvizoi: “Unë bisedoj me agjentët e atyre lojtarëve që mendojmë se do e bëjnë edhe më të fortë ekipin tonë. Nuk është vetëm çështje talenti, por edhe qëndrimi.

“Por unë kurrë nuk do t’i zbuloj emrat në të cilët po fokusohemi“, deklaroi trajneri i kampionëve të Evropës, që synojnë me çdo kusht rikthimin e Lukakut në Londër.

Lajmet

Januzaj kthehet në skenë me dy gola

Published

on

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj, ishte kryefjala e Sevillës në fitoren prej 1:4 në Kupën e Mbretit ndaj Toledos.

Januzaj shkëlqeu me paraqitjen e tij, duke shënuar dy gola gjatë ndeshjes.

Golin e parë Januzaj e shënoi në minutin e 40, kurse golin tjetër në minutën e 48-të, duke kaluar pak minuta prej njëra-tjetrës./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Tri duele të zjarrta sot në Superligë

Published

on

Xhiro e 11-të e Superligës së Kosovës në futboll do të vazhdojë edhe sot me tri ndeshje të tjera, ku vëmendja kryesore do të jetë në Podujevë tek lideri i tabelës, Prishtina, e cila viziton Llapin në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Në dy ndeshjet tjera, Drenica e pret Dritën kurse Ferizaj ballafaqohet me Prishtinën e Re.

Të tri ndeshjet nisin nga ora 13:00.

Ndërkaq, dje u zhvilluan dy ballafaqimet e para ku Ballkani deklasoi Malishevën me rezultat 5-0, kurse Dukagjini triumfoi ndaj Gjilanit me rezultat 2-0./S.K/KP/

 

 

Continue Reading

Lajmet

​Portieri i Interit nën hetim për vrasje të paqëllimshme

Published

on

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për portierin e dytë të Interit, Josep Martinez, i cili është vënë nën hetim për vrasje rrugore pas një aksidenti tragjik që ndodhi të martën në mëngjes, në afërsi të Komos.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 në Rrugën Provinciale 32 në Fenegrò, vetëm pak kilometra larg qendrës stërvitore të Interit në Appiano Gentile.

Sipas raportimeve të para, Martinez po udhëtonte me makinën e tij kur goditi një 81-vjeçar, Paolo Saibene, i cili po lëvizte me një karrocë elektrike me katër rrota.

I moshuari humbi jetën në vend si pasojë e përplasjes, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit. Dyshohet se viktima mund të ketë hyrë papritur në rrugë.

Josep Martinez, 26 vjeç, i cili iu bashkua Interit këtë verë, aktualisht po bashkëpunon me autoritetet hetimore, mirëpo klubi zikaltër ende nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë zyrtare në lidhje me incidentin./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Tare qetëson situatën te Milani pas rezultateve jo të mira

Published

on

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka komentuar gjendjen aktuale të skuadrës para ndeshjes së sotme kundër Atalantës, që luhet në “New Balance Arena” të Bergamos me fillim nga ora 19:45.

Milani po përballet me disa mungesa të rëndësishme, pasi gjashtë lojtarë janë të lënduar.

“Nuk e kishim planifikuar që gjashtë lojtarë të dëmtoheshin njëkohësisht gjatë pushimit të kombëtareve, kjo nuk ndodh çdo ditë. Por kemi një skuadër të fortë dhe duhet të vazhdojmë kështu deri në dhjetor, pastaj do të vlerësojmë me trajnerin për të ardhmen,” tha Tare për DAZN Italia.

Ndërkohë, Santiago Gimenez pritet të jetë titullar sonte, edhe pse po kalon një periudhë pa gola.

“Ai duhet të relaksohet. Kjo ndodh me çdo sulmues. Ka besimin e klubit, të trajnerit dhe të shokëve të skuadrës. Gimenez ka treguar se është një golashënues i madh dhe kjo është vetëm një fazë e përkohshme,” shtoi drejtori sportiv.

Milani aktualisht kërkon qëndrueshmëri pas barazimit 2-2 ndaj Pisas fundjavën e kaluar, që i kushtoi vendin e parë në Serie A./S.K/KP/DAZN/

Continue Reading

Të kërkuara