Sport

Tragjedi në pistën e skive, vdes në moshën 18-vjeçare ylli i ri francez Margot Simond

Published

on

Një tjetër tragjedi ka goditur botën e skive, pas asaj të Matilde Lorenzi. Vdes gjatë një stërvitjeje ne Val d”lsere ylli i ri francez i skive, Margot Simond. Ajo po përgatitej të merrte pjesë ne eventin “Red Bull Alpine Park”.

18-vjecarja ra gjatë aktivitetit dhe ndërhyrja e shpejtë e ndihmës nuk arriti ta shpëtojë, përplasja ishte fatale.

Prokuroria e Alberville ka hapur një hetim për aksidentin.

Margot Simond, e lindur në Aillons Margériaz, në rajonin e Savojës dhe pjesë e klubit të skive “Ski Club Les Saisies”, ishte një nga talentet më të mëdha të skive franceze.

Kampione kombëtare në kategorinë nën 18 vjeç, këtë vit kishte debutuar në Kupën e Europës dhe kishte marrë pjesë në Kampionatin Botëror për të rinj në Tarvisio.

Lajmet

​Spalletti për Zhegrovën: Është shkatërrues, por pati dhimbje

Published

on

Luciano Spalletti pranoi se Juventusi reagoi më mirë në lojë vetëm pasi Jonathan David u fut në pjesën e parë dhe Yildiz u rikthye në pozicionin e tij natyral në krahun e majtë ku theksoi se pasimet e gabuara dhe balanca e dobët në fazën mbrojtëse e lanë ekipin të ekspozuar në disa momente.

Në mesin e analizës, Spalletti u ndal posaçërisht te Edon Zhegrova, një nga lojtarët që zakonisht sjell shpërthim në të tretën e fundit të fushës.

Ai e quajti kosovarin “shkatërrues” në zonat kreative, por zbuloi se gjendja fizike nuk e kishte lejuar të ishte në maksimum këtë javë.

“Edon Zhegrova është shkatërrues në të tretën e fundit, por ai pati dhimbje në stërvitje dhe do t’i duhet kohë që të kthehet në formë”, tha Spalletti, duke lënë të kuptohet se mungesa e tij në 100% ndikoi në mënyrën si u përball Juventusi me presionin e Napolit.

Trajneri theksoi se ekipi po vuan për të shënuar gola, por sipas tij problemet nuk ndodhen vetëm tek sulmuesit. Ai nënvizoi se lëvizjet në të gjithë fushën duhen përmirësuar, jo vetëm në pasimin e fundit apo në rastet para portës, duke kërkuar më shumë kohezion dhe qartësi lojtarësh në fazën organizative./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Conte: Napoli po më mbush me krenari

Published

on

Antonio Conte u shfaq shumë i lumtur dhe krenar pas fitores 2-1 të Napolit ndaj Juventusit, një ndeshje që skuadra e tij e dominoi edhe pse po kalon një periudhë me shumë lëndime.

Ai tha se lojtarët po bëjnë gjëra të jashtëzakonshme dhe po tregojnë karakter të madh, duke marrë përgjegjësi në një moment tepër të vështirë.

Juventusi shënoi me të vetmen goditje në portë, por Napoli reagoi dhe Rasmus Hojlund shënoi dy gola, duke i dhënë fund mungesës së tij të gjatë të realizimeve. Conte theksoi edhe lojën e mirë të McTominay dhe Eljif Elmas, ndërsa tregoi se Lobotka do të mungojë rreth dy javë për shkak të një problemi muskulor.

Me këtë fitore, Napoli e mbyll vitin 2025 pa humbje në shtëpi në Serie A, për herë të parë që nga viti 1987, dhe Juventusin e mund për herë të shtatë radhazi në kampionat. Conte tha se ekipi i tij po fiton energji nga uniteti, dëshira dhe sakrifica e lojtarëve, duke kaluar me sukses një seri ndeshjesh të vështira kundër Atalantës, Romës dhe Juventusit.

Trajneri shpreson që skuadra të pushojë disa ditë, pasi i pret udhëtimi në Portugali për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Benfikës, një sfidë që do të kërkojë përgatitje të kujdesshme për shkak të lodhjes së madhe të lojtarëve./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Real Madrid pësoi humbje nga Celta Vigo

Published

on

Futbollistët e Real Madridit kanë pësuar humbje të papritur në luftën e tyre për vendin e parë në tabelë, duke pësuar si vendës nga skuadra Celta Vigo me rezultatin 0:2.

Klubi mbretëror kështu humbi rastin t’i afrohet liderit Barcelona, e cila ka 40 pikë, katër më shumë se madrilenët e tronditur.

Ndeshja ishte e vlefshme në kuadër të javës së 16-të të La Ligës spanjolle në futboll.

Celta Vigo erdhi në epërsi me golin e mesfushorit Williot Swedberg në minutën e 53-të, pas asistimit nga Bryan Zaragoza.

Real Madrid mbeti pa dy lojtarë më pak në fushë. Fran Garcia u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 64-të dhe Alvaro Fernandez Carreras u ndëshkua me karton të kuq direkt në minutën e dytë të kohës shtesë.

Vetëm një minutë më vonë, minuta e tretë e kohës shtesë, Celta Vigo vulosi fitoren e madhe me golin e dytë të Williot Swedberg, pas asistimit të Iago Aspas, i cili hyri në lojë vetëm pesë minuta më herët.

Celta Vigo pas kësaj fitoreje, e katërta në këtë edicion të ri të garave në La Liga, renditet e dhjeta në tabelë me 19 pikë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Napoli i Rrahmanit mposht Juventusin e Zhegrovës

Published

on

Skuadra e Napolit ka rikthyer kreun e tabelës në Serie A, pasi në derbin e madh si vendës kundër Juventusit, ku arriti të shënojë fitore me rezultatin 2:1.

Hero i takimit ishte danezi Rasmus Hojlund me dy gola të shënuar në minutat 7’ dhe 78’ për fitoren e madhe që mban napolitanët në garë për titullin e radhës, raporton KosovaPress.

Juventusi shënoi golin e vetëm përmes Kenan Yildiz pas asistimit të Weston McKennie në minutën e 59-të.

Edon Zhegrova hyri në pjesën e dytë në minutën e 82-të në vend të Khephren Thuram, ndërsa Amir Rrahmani luajti 90 minuta për Napolin që kryeson tabelën me 31 pikë, një më shumë se Inter në pozitën e dytë dhe tetë më shumë se Juventusi në vendin e shtatë pas 14 xhirove të zhvilluara./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara