Bota

Tragjedi në Afganistan: Autobusi përplaset me kamionin, mbi 70 viktima

Published

on

Të paktën 71 persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në provincën Herat, në perëndim të Afganistanit. Ngjarja tragjike ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit, kur një autobus që transportonte migrantë të dëbuar është përplasur me një kamion dhe një motoçikletë, duke shkaktuar një zjarr të madh që përfshiu automjetin.

Sipas zëdhënësit të qeverisë provinciale, Ahmadullah Mutaki, përplasja ka ndodhur në një nga segmentet më të frekuentuara të rrugës që lidh Heratin me Kabulin.

Autobusi, i mbushur me migrantë të rikthyer në vend, ka devijuar nga rruga kryesore për shkak të shpejtësisë së lartë dhe mungesës së kontrollit nga ana e shoferit. Ai është përplasur fillimisht me një motoçikletë dhe më pas me një kamion, duke shkaktuar një shpërthim dhe më pas zjarr të fuqishëm.

Autoritetet konfirmojnë se 71 persona kanë humbur jetën në vend, përfshirë 17 fëmijë. Disa të tjerë janë plagosur rëndë dhe janë dërguar me urgjencë në spitalet e zonës. Shumica e viktimave ishin persona që po ktheheshin në Kabul pas dëbimit nga vendet fqinje.

Policia lokale ka dalë me një deklaratë zyrtare, duke thënë se “shpejtësia tej normave të lejuara dhe pakujdesia e drejtuesit të autobusit ishin shkaqet kryesore të aksidentit”.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në vijim.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë skena të rënda, autobusi i djegur thuajse plotësisht, trupat e pajetë të viktimave dhe përpjekjet e zjarrfikësve për të shuar flakët dhe për të shpëtuar ata që mund të kenë mbijetuar.

Ky është një nga aksidentet më të rënda rrugore që ka ndodhur në Afganistan në vitet e fundit.

Autoritetet lokale kanë shpallur ditë zie në Herat dhe kanë bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare për përballimin e pasojave të kësaj fatkeqësie.

Continue Reading

Bota

Polonia rrëzon dronë rusë që hynë në hapësirën e saj ajrore

Published

on

Kryeministri polak, Donald Tusk tha se një operacion është duke u zhvilluar në lidhje me shkelje të shumta të hapësirës ajrore nga Rusia dhe ushtria përdori edhe armët kundër objektivave të identifikuara si dronë.

“Operacionet janë duke u zhvilluar për të gjetur objektet e rrëzuara. Inkursionet janë një akt agresioni .Dronët kaluan kufirin gjatë një vale sulmesh ruse në Ukrainë”, thanë Forcat e Armatosura Polake.

”Tusk është i pranishëm në vendin e ngjarjes”, deklaroi zëvendësministri polak i Mbrojtjes Cezary Tomczyk, shkruan ANSA.

Ministri Wladyslaw Kosiniak-Kamysz shtoi se Forcat Territoriale të Mbrojtjes Polake janë aktivizuar për të kërkuar në tokë për dronë të rrëzuar.

Mbrëmë, autoritetet polake mbyllën përkohësisht aeroportin ”Chopin” të Varshavës dhe vunë mbrojtjen ajrore të vendit në gatishmëri të lartë pas raportimeve për dronë rusë që hynë vazhdimisht në hapësirën ajrore polake gjatë një vale sulmesh ajrore gjatë natës kundër Ukrainës.

Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura Polake tha se kishte aktivizuar të gjitha procedurat e nevojshme për të mbrojtur hapësirën ajrore kombëtare dhe kishte ngritur në ajër avionë polakë dhe të NATO-s në përgjigje të kërcënimit të mundshëm.

“Gjatë sulmeve të sotme ruse ndaj objektivave në Ukrainë, hapësira ajrore polake u shkel vazhdimisht nga objekte të ngjashme me dronë”, thanë Forcat Ajrore Polake.

Sistemet e mbrojtjes ajrore tokësore dhe të zbulimit me radar kanë arritur gatishmërinë maksimale dhe një operacion për të lokalizuar dhe neutralizuar dronët është duke u zhvilluar./S.K/KP/The New York Times/

 

Continue Reading

Bota

Macron emëron aleatin e tij Sebastien Lecornu si kryeministër të ri të Francës

Published

on

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka emëruar aleatin e ngushtë Sebastien Lecornu si kryeministrin e ri francez, 24 orë pasi një votëbesim rrëzoi François Bayrou nga posti i kreut të qeverisë.

Lecornu, 39 vjeç, ishte ndër kandidatët e preferuar për të marrë detyrën dhe ai ka kaluar tre vitet e fundit si ministër i forcave të armatosura duke u përqendruar në përgjigjen e Francës ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë, shkruan BBC

Pallati Elize përmes një deklarate tha se Lecornu kryeministri i shtatë në presidencën e Macron i ishte dhënë detyra e konsultimit me partitë politike me qëllim miratimin e buxhetit të ardhshëm të Francës.

Nxitja e një buxheti si kreu i një qeverie minoritare ishte ajo që e rrëzoi Bayrou-n, me kundërshtarët e majtë dhe të ekstremit të djathtë që dënuan emërimin e Lecornu-së./S.K/BBC/

Continue Reading

Bota

Trump pas sulmit në Katar: Nuk i çon përpara qëllimet e Izraelit apo të Amerikës

Published

on

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se nuk është i kënaqur për sulmin ajror të Izraelit në Katar, dhe se sulmi i Izraelit ndaj objektivave të Hamasit në Katar nuk i çon përpara qëllimet e Izraelit apo të Amerikës.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se sulmi ishte plotësisht i justifikuar sepse kishte në shënjestër udhëheqësit e lartë të Hamasit që organizuan sulmin e 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit, i cili shkaktoi luftën në Gaza shkruan BBC.

Mediat izraelite raportuan se operacioni përfshinte 15 avionë luftarakë izraelitë, të cilët qëlluan 10 municione kundër një objektivi të vetëm.

Grupi i armatosur palestinez ka thënë se pesë anëtarë të tij u vranë në një sulm ajror izraelit në kryeqytetin e Katarit, por pretendoi se një përpjekje për të vrarë ekipin e tij negociator dështoi.

Katari është një aleat kyç i SHBA-së në rajon, ku ndodhet një bazë e madhe ajrore amerikane.

I pyetur për sulmet e Izraelit kundër Katarit, Trump tha: “Epo, nuk jam i kënaqur… Thjesht nuk jam i kënaqur me të gjithë situatën. Nuk është një situatë e mirë. Por do ta them këtë, ne duam që pengjet të kthehen, por nuk jemi të kënaqur me mënyrën se si ndodhi sot”, tha Trump për mediat./S.K/BBC/

 

Continue Reading

Bota

​Gjashtë të vdekur nga sulmi i Izraelit në Katar

Published

on

Gjashtë persona u vranë në sulmin izraelit në Doha, por Hamasi pretendon se ekipi i tij negociator mbijetoi.

Hamasi thotë se midis të vrarëve ishte edhe djali i negociatorit kryesor të grupit, Khalil al-Hayya.

Ai i liston emrat e tyre si: Humam El-Hajja (Ebu Jahja) – djali i el-Hajjes, Xhihad Labad (Abu Bilal) – drejtor i zyrës së al-Hayya, Abdullah Abdul Vahid (Ebu Khalil), Moamen Hassouna (Abu Omar), Ahmed Al-Mamluk (Abu Malik).

Personi i gjashtë i vrarë, thuhet se ishte një anëtar i forcave të sigurisë së brendshme të Katarit, Kaporali Badr Saad Mohammed Al-Humaidi.

Ushtria izraelite e përshkroi sulmin e saj ndaj një kompleksi banimi në qendër të Dohas, Katar, si një sulm “të saktë”.

Raketat goditën Dohan ndërsa Izraeli shënjestroi udhëheqësit e Hamasit mes përpjekjeve për armëpushim dhe Katari e quajti këtë një shkelje të sovranitetit./S.K/KP/Al Jazeera/

Continue Reading

Të kërkuara