Automobilizëm elektrikë

Toyota prezanton Land Cruiser Modellista për tregun e Japonisë

Publikuar

Pasi së fundi prezantoi gjeneratën e re të Land Cruiserit, Toyota ka nisur të ofrojë për tregun e Japonisë edhe modelin Modellista.

Land Cruiser Modellista është i destinuar vetëm për tregun e Japonisë dhe ndër të tjera tërheq vëmendjen me mbrojtësin e përparmë e të pasmë, pastaj me dizajnin ndryshe të pragjeve e tavanit dhe me pasqyre të kromuara. Ka rrotë 21 inç nga alumini, sistem të ri shkarkimi dhe drita LED me ndriçim të brendshëm si dhe disa elemente nga metali. \autoblog

Automobilizëm elektrikë

Elon Musk konfirmon një makinë të re elektrike Tesla me kosto të ulët

Ai premtoi një sistem revolucionar të prodhimit për makinën që është shumë më i avancuar se çdo sistem tjetër në botë.

Publikuar

nga

Elon Musk ka konfirmuar se një makinë elektrike me kosto të ulët e gjeneratës së ardhshme nga Tesla është në punim dhe mund të mbërrijë në gjysmën e dytë të vitit 2025. Ai premtoi një sistem revolucionar të prodhimit për makinën që është shumë më i avancuar se çdo sistem tjetër në botë.

Ditën e djeshme agjencia e lajmeve Reuters sugjeroi se një makinë e re Tesla crossover me emrin e koduar Redwood po vjen. Raportohet se Tesla ka kërkuar nga furnizuesit që të përgatiten për një volum prodhimi prej 10 mijë makinash në javë.

Në të kaluarën Musk kishte thënë se prodhuesi i makinave elektrike po punon në dy modele të reja të cilat mund të shiten në 5 milionë njësi në vit së bashku.

Makina do të prodhohet në fabrikën e Tesla në Austin dhe sipas Musk teknikat e prodhimit aplikuar mbi të do të jenë shumë të vështira për t’u kopjuar./PCWorld Albanian

Vazhdo të lexosh

Automobilizëm elektrikë

Pse makinat Tesla përplasen më shumë se ato me karburant?

Kryeshefi ekzekutiv i Hertz, Stephen Scherr, vuri në dukje se kostot e riparimit të një automjeti elektrik janë gjithashtu shumë më të larta.

Publikuar

nga

Kompania Hertz kohët e fundit njoftoi se do të shesë 20 mijë makina elektrike nga flota e saj dhe do t’i zëvendësojë me automjete me benzinë. Një arsye që kompania dha ishte se shoferët vazhdonin të përplasnin makinat.

Kryeshefi ekzekutiv i Hertz, Stephen Scherr, vuri në dukje se kostot e riparimit të një automjeti elektrik janë gjithashtu shumë më të larta.

Studiuesit në ‘LexisNexis Risk Solutions’, duke parë të dhënat e sigurimit, kanë zbuluar se, me sa duket, shoferët e makinave me qira nuk janë të vetmit që kanë probleme me mbajtjen e automjeteve elektrike në një copë.

Deklaratat e Scherr u bënë jehonë gjetjeve nga analistë të sigurimeve në LexisNexis, të cilët zbuluan se, kur pronarët e automjeteve kalojnë nga makinat me benzinë në makina elektrike, ata priren të përplasen më shumë.

Drejtuesit gjithashtu priren të përplasen disi më shumë edhe kur kalojnë në automjete me karburant, por rritja është më e theksuar me automjetet elektrike. Frekuenca e dëmeve nga sigurimet rritet me rreth 14.3%, ndërsa ashpërsia e dëmeve ose shuma që duhet paguar rritet me 14.5%, sipas të dhënave.

Rritja e incidenteve është më e larta gjatë vitit të parë ose më shumë pasi drejtuesit marrin automjetin e ri elektrik, por më pas zvogëlohet, sipas LexisNexis, me sa duket pasi njerëzit mësohen të ngasin modelin e ri. Ka shumë më pak problem kur një shofer ndryshon nga një automjet me benzinë në një tjetër me karburant, zbuluan ata./CNN

Vazhdo të lexosh

Automobilizëm elektrikë

Tesla tërheq mbi 1.6 milion makina në Kinë

Modelet që do të tërhiqen janë S, X, 3 dhe Y dhe 7 mijë e 538 automjete të importuara.

Publikuar

nga

Tesla po tërheq më shumë se 1.6 milionë automjete në Kinë për shkak të problemeve me softuerin e drejtimit dhe sistemet e mbylljes së dyerve, thotë rregullatori i vendit. Modelet që do të tërhiqen janë S, X, 3 dhe Y dhe 7 mijë e 538 automjete të importuara.

Problemet do të rregullohen me përditësime në distancë të softuerit, që do të thotë se automjetet nuk do të kenë nevojë të dërgohen në shitore ose garazhe.

Vendimi erdhi më pak se një muaj pasi Tesla tërhoqi dy milionë makina në SHBA për shkak të problemeve të softuerit autopilot./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Automobilizëm elektrikë

Xiaomi lanson veturën e parë elektrike

Sedani, i quajtur SU7 me shkurtesën SU për Speed Ultra, është një model i shumëpritur.

Publikuar

nga

Prodhuesi kinez i telefonave inteligjentë Xiaomi (1810.HK) lansoi automjetin e parë elektrik të enjten dhe njoftoi rreth planeve që synon të bëhet një nga pesë prodhuesit më të mirë të automjeteve në botë.

Sedani, i quajtur SU7 me shkurtesën SU për Speed Ultra, është një model i shumëpritur që shefi ekzekutiv, Lei Jun, shpalli se ka teknologji me “super motor elektrik”. Por makina e cila pritet të dalë në shitje pas disa muajsh, po bën debutimin e saj në një kohë kur tregu i automobilave i Kinës, më i madhi në botë, po lufton me një tepricë kapaciteti dhe ngadalësimin e kërkesës që ka ndezur një luftë çmimesh.

“Duke punuar shumë gjatë 15 deri në 20 vitet e ardhshme, ne do të bëhemi një nga pesë prodhuesit më të mirë të automjeteve në botë, duke u përpjekur të ngrisim industrinë e përgjithshme të automobilave në Kinë”, tha ai gjatë lansimit.

Planet sipas tij janë për prodhimin e “një makine të ëndrrave që krahasohet me markat Porsche dhe Tesla”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara