Industri teknike

Toyota do ta ulë prodhimin për 40 për qind

Published

on

Toyota do ta ulë prodhimin e veturave deri në 40% në shtator, për shkak të mungesës globale të mikroçipave.

Prodhuesi më i madh i veturave ka planifikuar të prodhojë gati 900 mijë vetura muajin e ardhshëm, por tani kjo kompani e ka reduktuar prodhimin në 540 mijë.

Volkswagen, prodhuesi i dytë më i madh i veturave në botë, ka paralajmëruar se mund të detyrohet gjithashtu të ulë prodhimin.

Pandemia Covid rriti kërkesën për pajisje që përdorin çipa, të tilla si telefona dhe televizorë.

Të enjten, kompania gjermane Volkswagen, që zvogëloi prodhimin në fillim të vitit, i tha Reuters se “nuk mund të përjashtojmë mundësinë e ndryshimeve tjera në prodhim”.

Rivalët e tjerë të Toyota-s, përfshirë General Motors, Ford, Nissan, Daimler, BMW dhe Renault, tashmë kanë zvogëluar prodhimin përballë mungesës globale të çipave. Deri më tani vetëm Toyota kishte arritur disi ta menaxhonte këtë situatë.

Vendimi për të zvogëluar prodhimin e veturave erdhi pas rritjes së rasteve me COVID-19 në gjithë Azinë, duke pamundësuar furnizimin me mikroçipa./UBTNews

Të kërkuara