Sport

Toverlani flet për objektivat me Përfaqësuesen U21 të Kosovës

I pranishëm në prezantimin e Toverlanit ishte edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Published

on

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, sot është prezantuar trajneri i ri Përfaqësueses së Kosovës U21, Afrim Toverlani.

Më të nisur fjalën e tij, ai tregoi se do të jetë një grumbullim i kësaj kombëtareje për të pasur idenë e parë mbi gjendjen e lojtarëve dhe me pas foli për objektivat për të cilat tha se fillimisht do të jenë shumë modeste.

Synimet do të jenë, më tepër mund të flas për synimet pas takimeve, grumbullimeve që do t’i kemi me futbollistët dhe ta shohim se çfarë skuadre mund të krijojmë nga këta futbollistë që do t’i ftojmë dhe do të varet shumë edhe nga shorti. Sepse synimet normal janë gjithmonë të secilit të ketë rezultate më të mëdha, ta kërkojë kualifikimin, mirëpo personalisht do të nisem më tepër me një modesti dhe gjatë rrugës do ta shoh se cilat mund të jenë objektivat të cilat mund t’i arrijmë”, tha Toverlani.

Ai më tutje zbuloi se ka pasur edhe tre apo katër oferta nga disa klube, duke përmendur edhe Shkëndijën e Tetovës, por që i ka refuzuar ato për ta drejtuar kombëtaren e grupmoshave të reja.

Vitin e kaluar kam refuzuar tri oferta. Nuk kam dashur të shkojë çdokund, nuk kam dashur të punoj çdokund dhe falë Zotit i kam do kushte modeste që jo patjetër më duhet të punojë për ta siguruar një mbijetesë. Pra edhe kur të më vijnë ofertat i shqyrtoj nëse më plotësohen mua dhe atyre kushtet e përbashkëta ta marr atë detyrë. Para një javë kam pasur telefonatë, jo ofertë zyrtare por vetëm telefonatë për Shkëndijën e Tetovës, mirëpo unë jam tashmë te U21-shi dhe jo me doemos kam pranuar çdokund të punojë”, tha Toverlani.

Krejt në fund, Toverlani foli edhe për faktin se lojtarët po ikin nga Kosova drejt Shqipërisë, siç ndodhi së fundi me Medon Berishën, dhe Toverlani u tregua mjaft i ashpër me ata që e ndërmarrin një hap të tillë. Sipas tij, këta lojtarë duhet të mendojnë mira para se të largohen sepse më vonë po kërkojnë që të rikthehen.

Dera e Federatës së Futbollit është e hapur për të gjithë futbollistët kosovarë kudo që janë. Ka futbollistë të cilët edhe po zgjedhin, por kjo është krijuar një veti jo e mirë. Nëse vjen, p.sh, je te Kosova për dy ndeshje në bankën e rezervistëve dhe menjëherë po e gjen një arsye ‘jo unë po shkoj të Shqipëria’, ne jo që duam ta ndalim dikë që të luajë për Shqipërinë, mirëpo nuk është korrekte të vish me kushtëzime nëse dëshiron ta përfaqësosh shtetin tënd. Mos harroni që për këtë shtet, për këto fanella është sakrifikuar shumë. Ata që mendojnë që mendojnë që e kanë diku tjetër më mirë, nuk po them mos ta zgjedhin atë rrugë, mirëpo është mirë të mendohen shumë mirë sepse mandej po vjen koha, ka edhe prej atyre që kanë kërkuar prap të kthehen”, ka thënë në fund Toverlani.

Toverlani gjithashtu në fund zbuloi se pjesë e stafit të tij teknik do të jenë edhe Genc Hoxha, Primoz Gliha, Liridon Kukaj dhe Naser Prapashtica tek sektori i portierëve.

I pranishëm në prezantimin e Toverlanit ishte edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Në fund trajneri i Kombëtares U21 publikoi edhe listën prej 25 lojtarëve për grumbullimin e parë nën urdhrat e tij.

Vendi

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Lajmet

Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës

Published

on

By

Sytë e botës sonte janë në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku Kosova luan një ndeshje historike kundër Turqisë për një biletë në Botëror, një sukses që ka zgjuar vëmendjen e mediave më prestigjioze globale.

Prestigjiozja britanike “The Guardian” ka botuar një artikull tejet prekës ku përshkruan rritjen e jashtëzakonshme të kombëtares sonë, duke e titulluar: “Besojmë te njëri-tjetri: Rruga e vështirë e Kosovës nga lufta drejt shpresës për Kupën e Botës”.

Gazeta sjell rrëfimin e Samir Ujkanit, i cili kujton kohën kur lojtarët nuk ia dinin as emrat njëri-tjetrit në ndeshjen e parë kundër Haitit dhe stërviteshin në fusha të rënduara nën tymin e termocentraleve të Obiliqit.

Artikulli vë në pah se për një shtet që dikur e kishte të ndaluar futbollin nga autoritetet serbe, ky moment përfaqëson kulmin e një diplomacie të gjatë sportive të nisur nga i ndjeri Fadil Vokrri dhe Eroll Salihu.

Sipas “The Guardian”, ajo që dikur dukej e pamendueshme – kualifikimi i Kosovës në finalet e një Botërori – sonte është vetëm një fitore larg, duke e shndërruar sportin në projektimin më të bukur të një shteti modern dhe të suksesshëm në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Vendi

Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha

Published

on

By

Sot futbolli kosovar përjeton një moment unik pasi në të njëjtën kohë kur ekipi A zbret në fushën e “Fadil Vokrrit” për ndeshjen finale ndaj Turqisë, Kosova U21 do të sfidojë Spanjën në Madrid.

Të rinjtë tanë po luftojnë për një vend në “Europianin Shqipëri-Serbi 2027”, duke u përballur me liderin e grupit A që mban 18 pikë, ndërsa Kosova renditet në vendin e katërt me 8 pikë.

Pas humbjes 1-3 në ndeshjen e parë në Prishtinë, dardanët e rinj kërkojnë hakmarrjen ndaj spanjollëve, duke u mbështetur në formën e mirë që treguan me fitoret bindëse 4-0 ndaj Qipros dhe 7-0 ndaj San Marinos, si dhe barazimet pa gola kundër Rumanisë dhe Finlandës.

Kjo pasdite i gjen tifozët me vëmendje të ndarë mes Prishtinës dhe Madridit, në një përpjekje të dyfishtë për sukses ndërkombëtar.

Continue Reading

Lajmet

BBC: “Kosova në eufori” – Ndeshja me Turqinë konsiderohet dita më e madhe që nga Pavarësia

Published

on

By

Mediumi prestigjioz britanik, BBC, i ka kushtuar një vëmendje të jashtëzakonshme përballjes së sontme të “Dardanëve”, duke e cilësuar rrugëtimin e Kosovës si një histori suksesi që ka lënë pa fjalë botën e futbollit.

Nga izolimi te pragu i Botërorit

BBC shkruan se vetëm dhjetë vjet më parë, Kosova nuk kishte luajtur asnjë ndeshje kualifikuese, ndërsa sot gjendet vetëm 90 minuta larg pjesëmarrjes në Kampionatin Botëror 2026. Ky progres cilësohet si “i pabesueshëm” për një komb që u njoh nga FIFA dhe UEFA vetëm në vitin 2016.

“Fadil Vokrri” i vogël për ëndrrën e madhe

Në artikull citohet përzgjedhësi Franco Foda, i cili tregon për kërkesën e çmendur të tifozëve për të qenë të pranishëm në stadiumin e kryeqytetit:

“Kemi një stadium vetëm për 13,000 spektatorë, por po të ishte e mundur, do të ishin 100,000. Të martën kemi një lojë historike. Jemi në eufori, por duhet të luajmë me qetësi,” ka thënë Foda për BBC.

Më shumë se futboll: Pesha historike

Për shumë kosovarë, kjo ndeshje tejkalon sportin. Analisti Arben Berisha, në një prononcim për BBC-në, ka theksuar rëndësinë kombëtare të këtij momenti:

“Disa e kanë quajtur të martën ditën më të madhe në historinë e Kosovës që kur u shpall pavarësia në vitin 2008. Kjo mund të jetë dita e tretë historike: Çlirimi në 1999, Pavarësia në 2008 dhe tani kualifikimi në Botëror.”

Rrugëtimi i vështirë dhe krenaria kombëtare

BBC ka biseduar edhe me ish-kapitenin Anel Rashkaj, i cili kujton kohërat kur lojtarët duhej të luftonin me klubet e tyre vetëm për t’u lejuar të veshin fanellën e Kosovës:

“Kemi kaluar kohë shumë të vështira me luftën dhe problemet ekonomike. Kombëtarja u ka dhënë këtyre njerëzve ndjenjën se jemi të fortë, se mund të bëjmë emër në Evropë. Na bën krenarë që njerëzit shohin se kosovarët kanë shumë për t’i dhënë botës,” u shpreh Rashkaj.

 

Continue Reading

Të kërkuara