Sport

Tottenhami e gjen zëvendësuesin e Mourinhos, pas rezultateve të dobëta

Published

on

Jose Mourinhos po i soset koha për ta shpëtuar vendin e punës si trajneri i Tottenhamit, sepse klubi nga Londra veriore e ka gjetur tashmë zëvendësuesin e tij të parapëlqyer.

Tottenhami ka rënë nga kreu i tabelës në Premierligë në vendin e nëntë brenda muajsh, pasi i ka fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fundit në ligë – kundër West Bromit – duke i humbur pesë të tjerat.

E fundit që e mposhti ishte West Hami në fundjavë dhe bëri që skuadra e Mourinhos të bjerë në pozitën e nëntë, nëntë pikë larg zonës së kualifikimit në Ligën e Kampionëve, derisa është eliminuar edhe nga FA Cup pas disfatës ndaj Evertonit.

Sipas gazetës britanike The Telegraph, Mourinho do të përballet me një periudhë vendimtare 12 ditore, gjatë të cilës Tottenhami do të përballet me Wolfsburgun në Ligën e Evropës, pastaj me Burnley, Fulham dhe Crystal Palace në Premierligë.

Një humbje në njërën prej këtyre mund të nënkupton shkarkim për Mourinhon.

Kërkesa e klubit është nëntë pikë nga këto ndeshje, edhe pse trajneri portugez ende e ka përkrahjen e shefit Daniel Levy.

Por kjo mund të ndryshojë shpejt sepse Tottenhami e ka zgjedhur Julian Nagelsmannin e RB Leipzig si njeriun e duhur për ta zëvendësuar Mourinhon.

Lajmet

Akil Gjakova mbetet pa medalje, Kosova kthehet me të artën e Distrisë

Published

on

By

Dita e dytë e Kampionatit Evropian të xhudos në Gjeorgji nuk ka sjellë medalje të reja për ekipin e Kosovës, pasi Akil Gjakova u mposht në sekondat e fundit të luftës për vendin e tretë.

Gjakova, i cili garoi në kategorinë deri në 73 kilogramë, e nisi ditën me dy fitore të rëndësishme ndaj garuesve nga Austria dhe Britania e Madhe, por lufta maratonë me këtë të fundit ndikoi në energjinë e tij për çerekfinalen kundër legjendës gjeorgjiane, Lasha Shavdatiashvili.

Edhe pse arriti të rikthehej me një fitore në repesazh ndaj moldavit Adil Osmanov, Akili u ndal në duelin për medaljen e bronztë nga turku Bilal Çiloglu, i cili shfrytëzoi një moment pakujdesie për të fituar me “Uazari”.

Në këtë kampionat u paraqitën edhe Dardan Cena dhe Laura Fazliu, por pa arritur të lënë gjurmë.

Cena u eliminua nga kampioni olimpik i Azerbajxhanit pas një fitoreje fillestare, ndërsa Laura Fazliu dëshpëroi me një eliminim të papritur që në luftën e parë kundër sllovenes Kaja Kajzer. Megjithatë, bilanci i Kosovës mbetet pozitiv falë Distria Krasniqit, e cila të enjten u shpall kampione e Evropës në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Ky sukses i Distrisë bën që Kosova të fitojë medalje në kampionatet evropiane për të 14-tin vit radhazi, duke konfirmuar nivelin e lartë në mesin e 400 xhudistëve pjesëmarrës në Tbilisi.

Continue Reading

Sport

Fundjava sjell duele të zjarrta në Premier League dhe Bundesliga

Published

on

By

Fundjava sjell përballje mjaft interesante në Premier League dhe Bundesliga, me duele që pritet të ndikojnë në garën për titull dhe zonat evropiane.

Të shtunën, vëmendja në Angli nis që në orën 13:30 me përballjen mes Brentford dhe Fulham. Në orën 16:00 zhvillohen dy ndeshje të tjera, ku Leeds United pret Wolverhampton Wanderers, ndërsa Newcastle United përballet me AFC Bournemouth.

Mbrëmja sjell dy sfida të forta: në 18:30 Tottenham Hotspur përballet me Brighton & Hove Albion, ndërsa në 21:00 luhet derbi mes Chelsea dhe Manchester United.

Në Gjermani, në kuadër të Bundesligës, të shtunën në orën 15:30 Bayer Leverkusen përballet me FC Augsburg, ndërsa TSG Hoffenheim pret Borussia Dortmund.

Edhe e diela premton spektakël në Premier League. Në orën 15:00 zhvillohen tri ndeshje: Aston Villa ndaj Sunderland, Everton përballet me Liverpool në derbin e qytetit, si dhe Nottingham Forest kundër Burnley.

Kryendeshja e ditës zhvillohet në orën 17:30, ku Manchester City përballet me Arsenal në një duel direkt për kreun e tabelës.

Në Bundesliga, të dielën në orën 15:30 Bayern Munich luan ndaj VfB Stuttgart, ndërsa SC Freiburg përballet me 1. FC Heidenheim.

Një fundjavë e pasur me futboll cilësor, ku çdo pikë mund të jetë vendimtare në garën për objektivat sezonalë.

Continue Reading

Sport

Akil Gjakova një fitore larg medaljes së bronztë në Evropian

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova ka mbajtur gjallë shpresat për medalje në Kampionatin Evropian të xhudos që po zhvillohet në Tbilisi, pasi ka fituar përballjen e parë në repesazh.

Gjakova u tregua më i mirë ndaj moldavit Adil Osmanov, të cilin e mposhti me “Ippon”, duke siguruar një hap të rëndësishëm drejt medaljes së bronztë në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Me këtë fitore, ai është vetëm një duel larg podiumit. Në ndeshjen vendimtare për medalje, Gjakova do të përballet me turkun Bilal Ciloglu, ku fituesi siguron medaljen e bronztë.

Në këtë kampionat, Kosova ka shënuar tashmë sukses të madh, pasi Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Continue Reading

Sport

FFK dënon disa klube dhe zyrtarë pas xhiros së 28-të të Superligës

Published

on

By

Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka marrë një sërë vendimesh disiplinore ndaj klubeve dhe individëve të përfshirë në ndeshjet e xhiros së 28-të të Albi Mall Superliga e Kosovës.

KF Llapi është dënuar me një ndeshje si vendas pa praninë e tifozëve, si dhe me gjobë prej 2000 eurosh, pas incidenteve në ndeshjen ndaj KF Drenica. Sipas raportit zyrtar, janë evidentuar ofendime nga tribuna, hedhje mjetesh në fushë dhe dëmtime të pronës së klubit mysafir.

Po ashtu, ndihmëstrajneri i KF Ferizaj, Luan Alija, është pezulluar për dy ndeshje për shkak të sjelljes ndaj gjyqtarëve në ndeshjen kundër FC Drita.

Nga KF Vëllaznimi, futbollistët Arbër Shala dhe Drilon Cenaj janë dënuar me nga dy ndeshje moslojë për kartonë të kuq dhe sjellje josportive në takimin ndaj FC Dinamo.

Ndërkohë, ndihmëstrajneri i FC Ballkani, Radostin Aleksandrov, është pezulluar për tri ndeshje në garat e Kupës dhe është gjobitur me 1000 euro, pas ofendimeve ndaj gjyqtarit në ndeshjen ndaj KF Dukagjini.

Po ashtu, futbollisti i Ferizajt, Argjend Mahmuti, është dënuar me dy ndeshje moslojë për reagim ndaj gjyqtarit në ndeshjen kundër Llapit.

Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në afatin e paraparë, por ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e vendimeve.

Continue Reading

Të kërkuara