Sport

Tottenhami arrin marrëveshje me Barcelonën për Emerson Royal

Published

on

Fabrizio Romano raporton se Tottenhami ka arritur marrëveshje me Barcelonën për transferimin e Emerson Royal.

Spurs do të paguajnë 30 milionë euro për kartonin e tij, derisa detajet e marrëveshjes janë kompletuar.

Njoftimi zyrtar do të bëhet sot, me lojtarin që do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2026.

Real Betisi që po ashtu ka një klauzolë me lojtarin, do të përfitojë plotë pesë milionë euro nga kjo marrëveshje.

Edhe pse Barcelona dëshironte ta mbante lojtarin, mirëpo kriza financiare në klub, ka detyruar ata që ta shesin lojtarin.

Sport

Kosova U20 shënon fitoren e parë në Evropian, mposht bindshëm Armeninë

Published

on

By

Përfaqësuesja U20 e Kosovës ka regjistruar fitoren e parë në FIBA U20 EuroBasket, Divizioni B, pasi mposhti bindshëm Armeninë me rezultat 86:67, në ndeshjen e katërt të fazës së grupeve.

Dardanët e rinj zhvilluan një paraqitje shumë të mirë gjatë gjithë takimit, duke dominuar në parket dhe duke mos i lënë shumë hapësira kundërshtarit. Loja e organizuar në sulm dhe mbrojtja e fortë i siguruan Kosovës një fitore të merituar.

Më i dalluari në radhët e Kosovës ishte Erolt Rrahmani, i cili e përfundoi ndeshjen me 15 pikë dhe 18 kërcime. Kontribut të rëndësishëm dha edhe Noa Istrefi me 18 pikë, ndërsa Mal Tusuni realizoi “double-double” me 12 pikë dhe 10 kërcime.

Kjo fitore i jep moral dhe vetëbesim ekipit të Kosovës për sfidat e radhës në Kampionatin Evropian U20, Divizioni B.

D.L

Continue Reading

Sport

FC Drita eliminohet nga Liga e Kampionëve

Published

on

By

Ëndrra e FC Dritës për të vazhduar rrugëtimin në UEFA Champions League mori fund në raundin e parë kualifikues, pasi kampionia e Kosovës u mposht 3:2 nga Kauno Žalgiris në ndeshjen e kthimit, të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas barazimit 1:1 në takimin e parë, sfida e kthimit ishte mjaft e luftuar dhe e mbushur me emocione, ndërsa fituesi u vendos vetëm në minutat shtesë, kur mysafirët realizuan golin e fitores nga pika e bardhë.

Kauno Žalgiris kaloi në epërsi në minutën e 9-të me golin e Vykintas Slivka. Drita reagoi shpejt dhe barazoi rezultatin në minutën e 21-të përmes Igball Jasharit. Në pjesën e dytë, Arb Manaj realizoi në minutën e 53-të për t’i dhënë epërsinë kampiones së Kosovës dhe për të rikthyer shpresat për kualifikim.

Megjithatë, skuadra lituaneze nuk u dorëzua. Vykintas Slivka shënoi golin e barazimit në minutën e 82-të, ndërsa në minutën e 94-t, Amine Benchaib u tregua i saktë nga pika e penalltisë, duke vulosur fitoren 3:2 dhe kualifikimin e Kauno Žalgiris në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Me këtë disfatë, Drita i jep fund rrugëtimit në Champions League dhe tashmë do ta vazhdojë garimin në UEFA Conference League.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Spanja mposht Francën dhe siguron finalen

Published

on

By

Kampione e Evropës dhe tashmë finaliste e Botërorit 2026. Kombëtarja e Spanjës ka siguruar biletën e madhe për në finalen e Kupës së Botës, pas një fitoreje bindëse dy me zero ndaj Francës të martën mbrëma në Dallas. Spanjollët dominuan plotësisht lojën që nga minuta e parë, duke lënë në hije yjet e Francës si Kylian Mbappe, Ousmane Dembele dhe Michael Olise, të cilët dështuan të gjenin rrugën e rrjetës përballë një Spanje tërësisht superiore.

Rrugën drejt finales e hapi Mikel Oyarzabal në minutën e 22-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Kjo e fundit u sigurua nga talenti Lamine Yamal, i cili u pengua brenda zonës nga Lucas Digne gjatë një tentative për të larguar topin. Ky ishte goli i pestë në këtë kampionat për Oyarzabal, i cili e dërgoi ekipin në pushim me epërsi minimale.

Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 58-të, Pedro Porro vulosi fatin e takimit duke shënuar golin e dytë dhe duke siguruar finalen e parë të Spanjës në një Botëror që nga viti 2010, kur u shpallën kampionë bote.

Në krahun tjetër, kjo humbje shënon një dështim të madh për Francën, e cila humb mundësinë për të luajtur në finalen e saj të tretë radhazi, pas titullit të fituar në vitin 2018 dhe finales dramatike të katër viteve më parë kundër Argjentinës. Pavarësisht eliminimit, ylli francez Kylian Mbappe e mbyll këtë Botëror me tetë gola të shënuar, po aq sa ka realizuar edhe legjenda Lionel Messi. /E.A/

 

Continue Reading

Sport

Kosovare Asllani rinovon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027

Published

on

By

Kosovare Asllani do të vazhdojë të jetë pjesë e London City Lionesses edhe për dy sezone të tjera. Klubi anglez ka konfirmuar këtë të martë se ka rinovuar kontratën me futbollisten me përvojë deri në verën e vitit 2027.

36-vjeçarja, e cila iu bashkua skuadrës në vitin 2024, ka qenë një nga figurat kyçe në suksesin e klubit, duke ndihmuar London City Lionesses të sigurojë ngjitjen në elitën e futbollit anglez dhe më pas të zhvillojë një sezon konkurrues në nivelin më të lartë.

Aktualisht, Asllani është në fazën e rikuperimit pas një lëndimi serioz, ndërsa rikthimi i saj në fushë pritet gjatë edicionit të ardhshëm.

London City e mbylli sezonin e kaluar në vendin e gjashtë të kampionatit anglez, por ambiciet e klubit janë rritur ndjeshëm. Së fundmi, skuadra ka siguruar transferimin e fitueses së shumëfishtë të “Topit të Artë”, Alexia Putellas, duke synuar luftën për titull në sezonin e ri.

Asllani ka ndërtuar një karrierë të jashtëzakonshme në futbollin evropian, duke veshur fanellat e klubeve të njohura si Milan, Real Madrid, Manchester City dhe Paris Saint-Germain. Me kombëtaren e Suedisë, ajo ka regjistruar 209 paraqitje, ndërsa mban shiritin e kapitenes si te përfaqësuesja suedeze, ashtu edhe te London City Lionesses.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara