Sport

Tottenham Hotspur shpreh interesim për Mikkel Damsgaard

Published

on

Pas West Hamit edhe skuadra tjetër angleze, Tottenhami, ka shprehur interesim për mesfushorin e Sampdorias, Mikkel Damsgaard. Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”.

Damsgaard ka treguar paraqitje të mira këtë sezon në Serie A dhe po pëlqehet shumë nga trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho që po insiston në transferimin e tij.

Tottenhami është i gatshëm që për kartonin e Damsgaardit të paguajë rreth 20 milionë euro. Danezi 20-vjeçar te Sampdoria u transferua para fillimit të këtij edicioni nga Norsjaellandi për 6.5 milionë euro dhe ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2024.

Ai këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka asistuar katër herë në 20 paraqitje në kampionatin italian.

Lajmet

​Ish-lojtari i Arsenalit në koma pas dëmtimit të rëndë në tru

Published

on

Futbolli anglez është tronditur nga lajmi i rëndë për ish-sulmuesin e Arsenalit, Billy Vigar, i cili është vendosur në koma të induktuar pas një incidenti gjatë ndeshjes së fundjavës në Isthmian League Premier Division.

21-vjeçari, që aktualisht luan për Chichester City, pësoi dëmtimin serioz në minutën e 13-të të sfidës kundër Wingate & Finchley, duke detyruar ndërprerjen e menjëhershme të lojës.

Klubi konfirmoi se Vigar është në kujdes intensiv, ku po merr trajtimin më të mirë të mundshëm, ndërsa gjendja e tij mbetet kritike.

“Është shumë herët për të thënë se cili do të jetë rezultati. Edhe nëse gjërat shkojnë mirë, rruga drejt rikuperimit do të jetë e gjatë,” thuhet në deklaratën e Chichester City.

Mediat britanike raportojnë se sulmuesi mund të jetë përplasur me një mur betoni, megjithatë kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht nga klubi.

Billy Vigar iu bashkua akademisë së Arsenalit në moshën 14-vjeçare dhe luajti për ekipet U18 dhe U21 të londinezëve, përpara se të huazohej te Derby County dhe Eastbourne Borough.

Pas largimit nga “Topçinjtë” në vitin 2024, ai u bashkua me Hastings United dhe këtë sezon kishte realizuar një gol në katër paraqitje për Chichester City.

Klubi, ish-bashkëlojtarët dhe tifozët i kanë dërguar urime për shërim sa më të shpejtë sulmuesit të ri./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Neymar për Topin e Artë: Vendi i pestë për Raphinhan është shaka

Published

on

Reagimet ndaj përzgjedhjes së Ousmane Dembele si fitues të Topit të Artë vazhdojnë të vërshojnë nga çdo cep i globit. Fakti që Dembele ka fituar këtë sezon bashkoi shumicën dërrmuese të opinioneve në mbarë botën, megjithatë, kjo nuk do të thotë se ka zëra mospajtues në lidhje me rezultatin e këtij edicioni të vitit 2025.

Pothuajse shok skuadre i Dembeles te Paris Saint-Germain, futbollisti brazilian Neymar Junior ka vënë në pikëpyetje renditjen përfundimtare të këtij edicioni të Topit të Artë.

Neymar reagoi pothuajse menjëherë kur pa renditjen finale të çmimin që e ndan France Football.

“Është shaka që Raphinha është i pesti”, u përgjigj Neymar, i cili gjithashtu mbështeti bashkatdhetarin e tij Vinicius sezonin e kaluar.

Ndryshe, Raphinha pati një sezon më shumë se madhështor vitin e kaluar dhe, siç ndodhi me Lamine Yamal, delegacioni i Barçës priste më shumë njohje në galën franceze.

Ai shënoi më shumë se tridhjetë gola sezonin e kaluar, përveç fitimit të tripletës me Barcelonën: Ligën, Kupën dhe Superkupën./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Dembele merr urimin e veçantë nga Leo Messi

Published

on

Lionel Messi ka uruar publikisht Ousmane Dembélé-n pas triumfit të tij në “Topin e Artë 2025”.

Përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, argjentinasi i dërgoi komplimentet ish-shokut të skuadrës te Barcelona:

“Uni i shkëlqyer! Urime, jam shumë i lumtur për ty. E meriton”, shkroi Messi.

Nga ana tjetër, gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, Dembélé nuk harroi të falënderonte klubet ku është formuar dhe ka luajtur, duke përmendur me respekt të veçantë Barcelonën dhe lojtarët e mëdhenj me të cilët ka ndarë fushën.

“Dua gjithashtu të falënderoj të gjitha klubet për të cilat kam luajtur, nga Borussia Dortmund te Stade Rennais, ku mësova praktikisht gjithçka. Klubi për të cilin ëndërroja të luaja, Barcelona, ishte gjithashtu i jashtëzakonshëm. Mësova kaq shumë gjatë viteve, përkrah lojtarëve të mëdhenj si Andrés Iniesta, Lionel Messi… ishte vërtet e jashtëzakonshme”, tha francezi.

Ky moment tregoi lidhjen dhe respektin e ndërsjellë mes Messit dhe Dembélé-s, duke e bërë fitimin e trofeut edhe më domethënës për yllin e Francës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Manaj gati të blejë klubin shqiptar të futbollit

Published

on

Rey Manaj, futbollist i Kombëtares Shqiptare është pranë një marrëveshjeje për të blerë klubin e Lushnjës në Shqipëri. Ai ka nisur përpjekjet për të marrë në pronësi skuadrën nga qyteti i tij i origjinës.

“Moda e futbollistëve të suksesshëm që blejnë klube ka mbërritur edhe në Shqipëri. Rey Manaj po bën një hap të madh duke investuar te Lushnja. Ky është një model që na duhet për të ecur përpara”, u tha gjatë emisionit “Procesi Sportiv” në Top Channel.

Të ftuarit në studio pranuan se sulmuesi i Kombëtares është kandidati më i mundshëm për këtë blerje, duke marrë parasysh lidhjet e tij me Lushnjën.

Ky hap e vendos Manajn në të njëjtën linjë me emra të njohur të futbollit botëror që kanë zgjedhur të investojnë në klube.

Shembujt më të spikatur janë David Beckham, i cili zotëron Inter Miamin në SHBA, dhe Ronaldo “Fenomeni”, që prej disa vitesh është pronar i Real Valladolid në Spanjë./S.K/KP/TCh/

Continue Reading

Të kërkuara