Lajmet

Totaj ankohet për mungesë përkrahje: Komunat po diskriminohen, investimet s’janë as 1 milion euro

Published

on

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, është shprehur i pakënaqur sa i përket mbështetjes nga niveli qendror. Totaj ka thënë se shuma e investimeve që vijnë nga ministritë është më pak se 1 milion. Krahasuar me qytetin e Shtimes, Totaj ka thënë se komuna që ai e drejton ka marrë më pak se 1 milion euro.

I pari i Prizrenit e quan jo profesionale dhe diskriminim qasjen karshi komunave që nuk udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa apelon që të jetë më “profesionale dhe më gjithëpërfshirëse”.

“Ato që ne i paraqesim janë të dhëna nuk janë ankesa, janë një reflektim apo një paraqitje e gjendjes faktike. Ne e dimë që grandi kryesor vjen nga Qeveria dhe ajo është në bazë të numrit të banoreve dhe territorit. Mirëpo pjesa tjetër e investimeve që do të duhej të vinin nëpër komuna përmes ministrive, aty komunat diskriminohen. E keni parë para disa muajve ka qenë publike, ku një paradoks për shembull ku komuna e vogël e Shtimes merr më shumë mjete se sa Prishtina ose edhe se sa Prizreni bashkë. Prandaj është një qasje, kisha me thanë jo profesionale edhe një qasje e cila nuk i bënë nderë as vetë qeverisë, as komunave, sepse me pas një qasje me konstruktive, më profesionale, më gjithëpërfshirëse kishe me u pa ndikimi më i madh i qeverisë qendrore nëpër komuna sepse tek e fundit edhe qeveria qendrore votat i ka marr nëpër komuna se nuk ka pasur ka t’i shpikë ato. Është një vlerë shumë e vogël prej qeverisë që është ndarë diku as një milion euro nuk është. Kurse Shtimja ka marr më tepër se Prishtina. Gjilani për shembull që është komune sa gjysma e Prizrenit ka marr gjashtë milionë e kusur, kurse Prizreni as një milion. Unë nuk po them diskriminim se për më thënë diskriminim i qëllimshëm duhet me pasur argumente, por po them jo profesionalizëm edhe mungesë e sensit për realitet me ditë se cila komunë çfarë trajtimi duhet të këtë”, ka thënë Totaj.

Kreu i Prizrenit ka folur edhe për projektet që kanë nisur në këtë qytet. Krahas rregullimit të sheshit të Shatërvanit, po punojnë edhe për ndërtimin e teleferikut në Kala. Vonesat për këtë projekt, ia faturon kompanisë franceze të specializuar për projektimin e teleferikëve, “Swiss Contact”.

“Shikoni në Prizren janë disa projekte në vazhdimësi e sipër. Për momentin jemi duke u marr me rregullimin e sheshit të Shatërvanit edhe aty kemi vonese e kemi ngecje për shkak të një mungese të fleksibilitetit të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore Historike si pjesë e qeverisë që është po na ngadalësojnë tempon. Mendoj se do të duhej të ishin më fleksibil edhe më konstruktiv edhe në bashkëpunim edhe me KEK-un edhe me Komunën që të adresojmë të rregullojmë atë punë. Në anën tjetër, jemi po ashtu në proces të implementimit të projektit për teleferikun për në Kalanë e Prizrenit, edhe aty kemi ngecje por këtu nuk po e fajësoj Qeverinë, më tepër Swis contaktin që me siguri i ka pengesat e veta sepse Komuna ka marrëveshje tri paleshe, me ‘Swis Contact’ dhe me Qeverinë, ku e para e bën studimin e fizibilitetit dhe e paraqet projektin në detaje, Qeveria i ndan mjetet kurse komuna e implementon projektin”, u shpreh Totaj.

Totaj ka kërkuar që përkatësia politike të mos jetë pengesë sa i përket ndihmesës nga niveli qendror. E sheh të rëndësishme bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë dhe komunave.

“Ne kemi shumë kërkesa për Qeverinë që nëse nuk na aprovohen projektet, të paktën të marrim pjesë në bashkëfinancim për ato projekte të cilat janë në vijim e sipër. Një qasje të tillë e kemi kërkuar dhe e kemi has në bashkëpunim të pjesërishëm, mirëpo ngadalë po shkon ekzekutimi tek renovimi i Shtëpisë së Kulturës. Pra nuk ka një ekspeditivitet në kryerjen e obligimeve të cilat i kanë marrë përgjegjësitë edhe kjo nuk i kontribuon përformancës së mirë të Qeverisë. Unë mendoj që çështja e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë qendrore dhe lokale, nuk duhet të jetë e ndikuar nga begraundi politik apo partiak sepse është e rëndësishme për qytetarët që t’i shohin rezultatet e punës e bashkëpunimit të qeverive qendrore e lokale, e këtu ka hapësirë të madhe për përmirësim”, u shpreh Totaj.

Lajmet

Tre persona në pranga për së paku tetë vjedhje në Fushë-Kosovë, dëmi mbi 60 mijë euro

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Fushë-Kosovë, të dyshuar për kryerjen e së paku tetë rasteve të vjedhjeve të rënda në banesa gjatë muajve tetor dhe nëntor 2026.

Sipas Policisë, A.B., F.H. dhe M.K. janë arrestuar pas një hetimi dymujor. Operacioni policor është zhvilluar më 18 nëntor, ndërsa dëmi fillestar material nga vjedhjet vlerësohet të jetë mbi 60 mijë euro.

Gjatë kontrolleve në katër lokacione, policia ka sekuestruar stoli ari, para të gatshme, një pistoletë, një veturë që dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprave penale, dy telefona dhe një sasi të dyshuar të marihuanës.

Hetimet e mëtejshme kanë çuar policinë edhe te një argjendari në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ku dyshohet se janë shitur stolitë e vjedhura. Pronari i argjendarisë është shoqëruar në stacion policor. Ndërkaq, një sasi tjetër ari është lokalizuar dhe sekuestruar në Prizren.

Policia ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për “Vjedhje të rëndë”, “Posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedim të paautorizuar të narkotikëve”.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, tre të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre zyrtarë nga Kosova diplomojnë në Akademinë e FBI-së, vlerësohet partneriteti me SHBA-në

Published

on

By

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar se tre zyrtarë të zbatimit të ligjit nga Kosova kanë diplomuar së fundmi në Akademinë Kombëtare të FBI-së.

Në njoftimin e ambasadës theksohet se Kosova është një partnere e fortë e SHBA-së në fushën e zbatimit të ligjit dhe ka një nga rrjetet më të mëdha të të diplomuarve të Akademisë Kombëtare të FBI-së në nivel global.

“Krenarë të festojmë diplomimin e tre zyrtarëve kosovarë nga Akademia Kombëtare e FBI-së! Kosova është një partnere e fortë e SHBA-së në zbatimin e ligjit, me një nga rrjetet më të mëdha të alumni-t të Akademisë Kombëtare të FBI-së në botë. Jemi të entuziazmuar të punojmë së bashku për të luftuar krimin e organizuar transnacional”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.  /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi miraton tri marrëveshje ndërkombëtare

Published

on

Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar tri marrëveshje ndërkombëtare.

Me dy të tretat e votave, deputetët miratuan Konventën për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve të Huaja Gjyqësore në Çështjet Civile ose Tregtare.

Kjo marrëveshje mori miratimin në tentimin e tretë, pasi u sigurua se Serbia nuk është pjesë e kësaj konvente.

Po ashtu, Kuvendi miratoi Protokollin për ndryshimin e Marrëveshjes mbi Statusin dhe Funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.

Në mesin e marrëveshjeve të miratuara ishte edhe Konventa për Zgjedhjen e Gjykatës. /KosovaPress/

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kurti: Javën e ardhshme pritet drafti i parë i strategjisë për Apelin dhe Ligjit për Specialen

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se javën e ardhshme pritet të pranohen drafti i parë i strategjisë shtetërore për procesin e Apelit në Hagë dhe drafti i ri i Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Duke folur në Kuvend për Ligjin për Specialen, Kurti ka thënë se ai është hartuar pas pakënaqësisë me aktgjykimin e 16 shtatorit, por ka theksuar se që nga fillimi kishte shprehur rezerva për këtë nismë.

“Nuk dyshoj në qëllimin e mirë, por nuk mjafton vetëm qëllimi i mirë, duhet të kemi edhe sukses. Për këtë na duhet një ligj që nuk kthehet mbrapsht dhe bëhet praktik në realitet”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka theksuar se në grupin punues për strategjinë janë të përfshirë përfaqësues të ndryshëm, ndërsa drafti i ri i ligjit pritet të përgatitet nga një ekip ekspertësh.

Kurti ka përsëritur se nuk e ka ndryshuar qëndrimin për Dhomat e Specializuara që nga viti 2015, duke e cilësuar këtë gjykatë si të pazakontë.

Ai ka përmendur edhe raportin e vitit 2008 për pretendimet lidhur me “Shtëpinë e Verdhë” dhe trafikimin e organeve, duke thënë se hulumtimet e zhvilluara nuk kishin gjetur dëshmi për këto pretendime.

Sipas Kurtit, çështja e ndërmarrjes së përbashkët kriminale mbetet ndër pikat që duhet të trajtohen në procesin e Apelit. Ai ka shprehur bindjen se vendimi i 16 shtatorit duhet të korrigjohet në Apel, proces për të cilin ka thënë se pritet të zhvillohet gjatë vitit 2027./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara