Lajmet

​Toshkovski: Kemi sulme hibride ndaj Maqedonisë së Veriut

Published

on

Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski tha se autoritetet hetuese kanë gjetur gjurmë ose persona të dyshuar që janë prapa qendrave të fuqisë, të cilat sipas tij qëndrojnë pas serisë së zjarreve në Maqedoni të Veriut, me theks të veçantë në kryeqytet.

Toshkovski pa dhënë më shumë detaje tha se vendi është shënjestër e sulmeve hibride dhe për këtë nuk ka dyshime.

“Fakt është se në Maqedoni kemi sulm hibrid gjatë muajve të fundit nga disa drejtime, në disa fusha. Kemi rrezikim të disa pikave vitale në shtet, këtë e shohim të gjithë, e sheh populli, e shihni ju gazetarët, e shohin edhe institucionet. A veprojmë? Po, veprojmë. A mund të jap më shumë informacione në opinion në këtë moment? Jo”, deklaroi Pançe Toshkovski.

Toshkovski tha se nuk mund të kumtojë më shumë se kaq, pasi kjo do ta rrezikonte hetimin që është në rrjedhë.

Deklarata të tilla për sulme hibride dhe sulme nga qendra të fuqisë nga brenda e jashtë erdhën edhe nga drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov, si dhe nga kryeministri Hristijan Mickoski, i cili për këtë foli edhe në intervistën në Alsat.

Megjithatë, as ai nuk dëshironte të specifikonte saktësisht se për çfarë qendrash fuqie bëhet fjalë dhe kush dëshiron ta rrezikojë sigurinë shtetërore.

Ky narrativ filloi pas serisë së zjarreve në deponitë Vardarishtë dhe Drislla, por edhe pas zjarreve në depon e mbetjeve elektronike në Trubarevë dhe në servisin e automobilave në Shkup, nga ku u shfaq edhe një video e një personi që e ndez zjarrin.

Për një pjesë të këtyre rasteve policia dhe prokuroria po zhvillojnë procedura ndaj disa personave, megjithatë, deri tani në opinion nuk janë bërë të njohura motivet. Pavarësisht zhvillimeve dhe deklaratave Këshilli i Sigurisë nuk ka mbajtur asnjë mbledhje. /S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Përfundon afati, PZAP pranon 7 ankesa për rezultatet përfundimtare të 28 dhjetorit

Published

on

Në ora 11:00 ka përfunduar afati për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Nga ky institucion kanë thënë për Gazetën Express se kanë pranuar 7 ankesa në lidhje me shpalljen e rezultateve përfundimtare nga KQZ.PZAP shton se për këto ankesa ka 96 orë kohë të vendosë.

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar shtatë (7) ankesa lidhur me publikimin e rezultatit përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Për të gjitha ankesat e pranuara, PZAP do të vendosë brenda afatit ligjor prej nëntëdhjetë e gjashtë (96) orësh nga data e parashtrimit të secilës ankesë.”

Nga: Ekonomia Online

 

Continue Reading

Lajmet

Jahjaga mohon të ketë lidhje me dosjen “Epstein”

Published

on

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i ka mohuar raportimet për lidhjen e saj me dosjen “Epstein”, duke thënë se ajo nuk ka pasur asnjëherë njohje apo takim të çfarëdo lloj kontaktit me Jeffery Epstein.

Ajo thotë se në email për të cilën raportohet kur përmendet presidentit i Kosovës, nuk është e qartë se cili dhe nuk përmendet kërkesa për takim në emër të tij apo të saj.

Reagimi i plotë:

Raportimet mediatike për “lidhjen time” me dosjen “Epstein”  janë tërësisht të pabaza dhe të pavërteta. Si Presidente e Republikës së Kosovës nuk kam pasur asnjëherë njohje, takim apo çfarëdo lloj kontakti me personin në fjalë.

Përmendja e emrit tim nga mediat me rastin e dokumenteve të publikuara së fundmi lidhet vetëm me një korrespondencë elektronike të palëve të treta, e cila nuk përbën dhe nuk dëshmon asnjë takim, njohje apo lidhje personale me mua. Emri im askund nuk përmendet në asnjë lloj dokumenti të publikuar.

Në këtë email te palëve të treta përmendet Presidenti i Kosovës, por nuk është e qartë cili, dhe nuk përmendet kërkesa për takim në emër të tij apo të saj.

Çdo raportim ndryshe është insinuate dhe mashtrim i opinionit, siç mund të vërehet lehtë nga dokumentet. Kërkoj që ky sqarim të jepet në mediat të cilat e kanë lakuar emrin tim, sidomos meqenëse as nuk e kam njohur, as takuar dhe as nuk kam kërkuar takim me personin në fjalë në asnjë pozitë që kam mbajtur deri më tani.

Nga: Ekonomia Online

 

Continue Reading

Lajmet

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Izbicës

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor Muhamet Alidemajn për krime lufte kundër popullsisë civile dhe e ka dënuar me 13 vjet burg, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor më 2 shkurt 2026, raporton KosovaPress.

Vendimi është shpallur nga kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismaili, i cili ka bërë të ditur se i akuzuari është dënuar për veprën penale të krimeve të luftës kundër civilëve, ndërsa është obliguar për shpenzimet e procedurës gjyqësore në shumën prej 200 euro dhe 100 euro të tjera për fondin për kompensimin e viktimave të krimit.

Sipas aktakuzës, Muhamet Alidemaj kishte marrë pjesë bashkë me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe në vrasjen e civilëve shqiptarë në masakrën e Izbicës që kishte ndodhur në mars 1999, e ku ishin vrarë e masakruar 130 shqiptarë./Kosovapress/

Continue Reading

Lajmet

UBT nikoqir i punëtorisë ndërkombëtare për sigurinë kibernetike në kuadër të projektit SHIELD

Published

on

By

UBT ishte nikoqir i punëtorisë ndërkombëtare për zhvillimin e kurrikulës në fushën e sigurisë kibernetike, e cila u mbajt më 27 dhe 28 janar. Kjo punëtori u organizua në kuadër të projektit SHIELD – United for Cyber Safety: Up-Skilling High School Communities for Protecting Students, i mbështetur nga Erasmus+.

Projekti u koordinua nga Ss. Cyril and Methodius University në Shkup, ndërsa partnerë janë University “St. Kliment Ohridski”, në Sofia, UBT, si dhe Ekonomikas un Kultūras Augstskola, në Letoni. Qëllimi kryesor i projektit është fuqizimi i komuniteteve shkollore të arsimit të mesëm përmes zhvillimit të aftësive dhe njohurive në fushën e sigurisë kibernetike, me fokus në mbrojtjen e nxënësve dhe përdorimin e sigurt të teknologjisë.

Në hapjen e punëtorisë mori pjesë edhe Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i cili theksoi se UBT ka investuar vazhdimisht në zhvillimin e kapaciteteve akademike dhe ka krijuar departamente të veçanta për fushën e sigurisë kibernetike dhe teknologjive të avancuara, duke e konsideruar këtë fushë si jetike për të ardhmen e arsimit dhe shoqërisë digjitale.

Agjenda e punëtorisë përfshiu sesione të dedikuara për analizën e nevojave arsimore, përcaktimin e fushës së trajnimeve në siguri kibernetike, strukturimin e kurrikulës dhe rezultateve të të nxënit, si dhe qasjen gjithëpërfshirëse dhe të aksesueshme në dizajnimin e trajnimeve. Po ashtu, diskutimet u fokusuan edhe në format e ofrimit të trajnimeve, materialet mësimore, mjetet digjitale, si dhe planifikimin e testimit pilot dhe zbatimit të kurrikulës.

Kjo punëtori paraqet një hap të rëndësishëm drejt ndërlidhjes së arsimit profesional me sfidat aktuale të sigurisë digjitale, duke forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe rolin e UBT-së si një institucion lider në zhvillimin e programeve inovative dhe të orientuara drejt nevojave reale të shoqërisë.

Continue Reading

Të kërkuara