Lajmet

“Toka është lagur me gjakun e civilëve të pafajshëm”, Izraeli më në fund akuzon Rusinë për krime lufte

Komentet e Lapid ishin në kontrast të dukshëm me ato të kryeministrit, Naftali Bennett.

Published

on

Në denoncimin më të fortë të vendit për pushtimin rus të Ukrainës, ministri i Jashtëm izraelit, Yair Lapid i përshkroi vrasjet në Bucha, në periferi të Kievit, si “krime lufte”.

“Edhe një herë, një vend i madh dhe i fuqishëm ka pushtuar një fqinj më të vogël pa asnjë justifikim”, shkroi ai në Twitter. “Edhe një herë, toka është lagur me gjakun e civilëve të pafajshëm. Imazhet dhe dëshmitë nga Ukraina janë të tmerrshme. Forcat ruse kryen krime lufte kundër një popullsie civile të pambrojtur. Unë i dënoj fuqishëm këto krime lufte”.

Siç ka ndodhur që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, komentet e Lapid ishin në kontrast të dukshëm me ato të kryeministrit, Naftali Bennett. Ndërsa Bennett dënoi gjithashtu vrasjet në Bucha, ai nuk fajësoi Rusinë.

“Jemi të tronditur nga fotot e tmerrshme që dalin nga Bucha, skena të tmerrshme dhe i dënojmë”, tha Bennett pasi iu drejtua ushtarëve izraelitë në Bregun Perëndimor. “Vuajtja me të cilën po përballet populli ukrainas është e madhe dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar”.

Disa kontekste: Izraeli është një nga vendet e pakta që mban marrëdhënie të mira me Moskën dhe Kievin. Vendi është veçanërisht i kujdesshëm për ‘të mos mërzitur Rusinë’, bekimi i së cilës i duhet për të kryer sulme ndaj objektivave të lidhura me Iranin në Siri.

Megjithatë, qëndrimi i vendit – duke ofruar vetëm ndihmë humanitare për Ukrainën – po vihet nën presion në rritje. Duke iu drejtuar Parlamentit të Izraelit muajin e kaluar, Zelensky kritikoi Izraelin se nuk bëri më shumë për të ndihmuar vendin e tij, duke paralajmëruar se do të i’u “duhet të jetojë” me vendimet e tij./UBTNews/

Lajmet

Reagimi i Ambasadës Amerikane: Veprimet e VV-së ndaj Listës Serbe dëmtojnë stabilitetin dhe rikthimin e Dialogut Strategjik

Published

on

By

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka reaguar në lidhje me moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e parakohshme të Kuvendit të Kosovës që do të mbahen me 28 dhjetor.

Në reagim është thënë se  veprimet e tilla minojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe janë të pamenduara dhe përçarëse.

Aty përmendet se me këtë mund të vazhdojë edhe më tej ndërprerja e dialogut strategjik.

Përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë të pamenduara dhe përçarëse. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Veprimet e tilla minojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, përfshirë rifillimin e dialogut tonë strategjik për të avancuar mundësitë për bizneset amerikane dhe të Kosovës”, thuhet në reagim./EO

Continue Reading

Rajoni

Balla: Buxheti 2026 sjell rritje të re pagash për Policinë e Shtetit

Published

on

By

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se projektbuxheti 2026 parashikon një rritje të re pagash për punonjësit e Policisë së Shtetit, duke nisur nga muaji janar i vitit të ardhshëm.

Nga janari 2026, pagat bazë dhe shtesat për kushte pune e ushqim rriten në çdo nivel hierarkik, nga inspektori i thjeshtë deri te drejtuesit e lartë, duke e çuar pagën mesatare deri në 171,500 lekë për drejtuesit e parë. Një tjetër hap në mbështetje të forcave të rendit dhe sigurisë publike”, shkruan Balla në një postim nga mbledhja e sotme e grupit parlamentar socialist, shkruan ATSH.

Sipas Ballës, ky është një tjetër hap i rëndësishëm në mbështetje të forcave të rendit dhe sigurisë publike, duke theksuar se qeveria mbetet e angazhuar në rritjen e vazhdueshme të mirëqenies së punonjësve të uniformave blu./KP

Continue Reading

Sport

​Spalletti: Zhegrova është një “shkëndijë”

Published

on

Juventusi siguroi një fitore të pastër 2–0 kundër Udinezes në Kupën e Italisë, një ndeshje ku trajneri Luciano Spalletti pati hapësirë t’i rikthehej edhe disa prej lojtarëve që kanë munguar për shkak dëmtimesh. Një prej tyre ishte Edon Zhegrova, i cili u aktivizua në dhjetë minutat e fundit të takimit dhe u prit me interes të madh nga tifozët bardhezi.

Pas ndeshjes, Spalletti u ndal veçanërisht te futbollisti kosovar dhe dha një vlerësim shumë pozitiv për të.

Ai tha se Zhegrova po kthehet gradualisht pas një dëmtimi të gjatë, por mbetet një lojtar me cilësi të padiskutueshme. Sipas tij, Zhegrova është një “shkëndijë”, një futbollist që kur e nis ndeshjen mund të shpërthejë në çdo moment.

Trajneri theksoi se lojtari ka talent të veçantë dhe se asnjëherë nuk e di se çfarë lëvizjeje ose zgjidhjeje mund të sjellë në një situatë të caktuar, duke e cilësuar si një futbollist të paparashikueshëm në aspektin pozitiv.

“Zhegrova po vjen nga një dëmtim i gjatë, por ai është një futbollist, një shkëndijë. Kur është titullar, mund të shpërthejë në çdo moment. Ai e ka atë talent; nuk e di kurrë se çfarë mund të bëjë në çdo kohë të caktuar.”

Aktivizimi i tij i shkurtër në minutat e fundit u pa si një hap i rëndësishëm drejt rikthimit të plotë, ndërsa Spalletti la të kuptohet se Zhegrova mund të ketë më shumë hapësira në Kupë, aty ku ai mund të tregojë shpërthimin e tij të shumëpritur./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Trumpit i kërkohet angazhim më i madh në Ballkanin Perëndimor

Published

on

By

Angazhim më i madh për Ballkanin Perëndimor i është kërkuar administratës së presidentit Donald Trump në diskutimet që u mbajtën në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara.

Në këtë komitet u konsiderua se Rusia përmes Serbisë është faktori kyç për destabilizim të rajonit.

Kryetari republikan i Nënkomisionit për Evropën, Keith Self, ka vlerësuar se Ballkani Perëndimor, është “rajoni më i paqëndrueshëm në Evropë”, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Ai ka përmendur edhe marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se problemi mes dy vendeve është nxitësi kryesor i paqëndrueshmërisë rajonale.

Sipas tij, kundërshtarët e SHBA-së po i shfrytëzojnë aktivisht dobësitë për të zhvilluar luftë hibride që rrit paqëndrueshmërinë në rajon, teksa Kina po e përdor, siç ka thënë ai, ndikimin e saj duke kryer stërvitje ushtarake dhe duke dërguar armë në Serbi.

Keith ka shtuar se Kina po nënshkruan marrëveshje ekonomike në të gjithë rajonin me synimin e ruajtjes së aparatit të saj “keqdashës” dhe shfrytëzimit të korrupsionit në Ballkanin Perëndimor.

Duke e quajtur rajon “shpesh të neglizhuar”, Keith ka thënë se ende ka mundësi për përmirësim sa i përket stabilitetit, paqes dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor, dhe lidershipi amerikan duhet të ketë rol të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit dhe parandalimin e rikthimit të konflikteve.

Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA dhe ekspert i menaxhimit të konflikteve, tha se ndonëse asnjë aktor i vetëm nuk është plotësisht përgjegjës për tensionet dhe dobësitë e vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor, “një parakusht për stabilitet mbetet i paplotësuar: Serbia duhet të pranojë rendin perëndimor për rajonin”.

Ai theksoi se ka ardhur koha që SHBA-ja të jetë më e vendosur në orientimin e Beogradit drejt një zgjedhjeje përfundimtare strategjike, duke shtuar se rruga euroatlantike është zgjedhja e vetme racionale për Serbinë, e cila, sipas tij, nuk duhet të bëhet Bjellorusia e Ballkanit.

“Përgjigja përfundimtare nuk është dialogu i udhëhequr nga BE-ja, por rruga për anëtarësim në NATO për Prishtinën dhe Beogradin. Presidenti Trump është në pozitë shumë të mirë për të bërë këtë ofertë transformuese. Në ndërkohë, ShBA-ja duhet të heq dorë nga qëndrimi i pabalansuar ndaj Beogradit dhe Prishtina, ku vetëm kjo e fundit mbahet përgjegjëse për provokime”, është shprehur Joseph./EO

Continue Reading

Të kërkuara