Lajmet

TikTok zotohet të veprojë ndaj përmbajtjeve që promovojnë ushqyerjen e çrregullt

Kjo pasi aplikacioni shpeshherë është kritikuar për këtë lloj përmbajtjeje.

Published

on

Ndryshimet e reja të politikave kanë në synim një nga çështjet për të cilat aplikacioni është vënë nën kritika në të kaluarën, përcjell UBT News.

TikTok po përditëson udhëzimet e tij dhe po nxjerr veçori të reja që kompania thotë se do të mbështesin mirëqenien e përdoruesve të saj.

Kompania ka qenë më parë nën kritika për videot që kritikët thonë se lavdërojnë çrregullimet e të ngrënit dhe sfidat e rrezikshme virale.

TikTok njoftoi këtë javë se do të fillojë heqjen e videove që promovojnë simptoma të çrregullimeve të të ngrënit.

Përmbajtja që promovon çrregullimet e të ngrënit është tashmë e ndaluar në platformë, por raportet e lajmeve kanë treguar vazhdimisht se përdoruesit janë të ekspozuar ndaj videove që shfaqin zakone jo të shëndetshme të të ngrënit.

Këto ndryshime vijnë pas një seance dëgjimore në Kongres të tetorit, ku senatorët u kërkuan përfaqësuesve të TikTok-ut mbrojtjen e përdoruesve të rinj./UBTNews/

Lajmet

Hyseni: Ftesa për seancë e thirrur nga opozita për të enjten, e pa ligjshme

Published

on

By

Kryetari i Komunës se Gjilanit, Alban Hyseni, ka akuzuar kryesuesin e Kuvendit Komunal të Gjilanit se nuk e ka dërguar ftesën ose thirrjen tek asamblistët për seancë.

Ai ka thënë se ftesa për seancë e thirrur nga opozita për të enjten, nuk ka material dhe e njëjta është e pa ligjshme.

Hyseni tha se kanë dërguar kërkesë për interpretim në MAPL, nëse qëndron konstatimi që e drejta për hartimin dhe propozimin i takon kryetarit të Komunës.

“Ftesën e kemi dërguar dje dhe deri sot kur është mbajtur kjo seancë urgjente, kryesuesi i Kuvendit nuk e ka dërguar ftesën ose thirrjen tek asamblistët. E ka refuzuar atë, e ka refuzuar duke thënë që nuk e fton seancën. Jo në shenjë paralajmërimi ose kërcënimi, por në shenjë mirësie për situatën e krijuar, dua ta paralajmëroj se këto veprime të opozitës së bashkuar të PDK, LDK Lëvizjes Qytetare Vatra edhe Listës Serbe që vazhdimisht e bojkotojnë Kuvendin janë një lloj rrëshqitje drejt elementeve të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Kryesuesi i Kuvendit që është vegël e LDK-së e PDK-së është duke konsumuar se është duke dhënë elemente që përbëjnë veprën penale të keqpërdorimit të detyrës penale”, tha ai.

Hyseni tha se ftesa për të enjten nuk ka material për rendin e punës, është shkelje ligjore.

“Projektbuxhetin nuk e dërgon kryesuesi as asamblistët, atë e dërgon kryetari i komunës, seanca nuk mund të thirret për një pikë që ekskluziviteti i takon kryetarit, e kemi edhe përgjigjen nga MAPL”, tha Hyseni.

Ai ka theksuar se opozita duhet të dërgojë kërkesat për buxhet për projekte që të futen në propozimin buxhetor.

“Ne jemi shumë të interesuar që komuna e Gjilanit të mos mbetet pa buxhet, do të bëjmë përpjekje të vazhdueshëm që do të bëjmë edhe nesër në seancë urgjente. Edhe sot që kemi bërë thirrje për seancë urgjente në orën 16:00. Ne jemi të gatshëm që kërkesat e opozitës jo t’i harmonizojmë, neve na duhet kërkesa për projekte dhe ne i fusim ne buxhet. Ne i kërkojmë kërkesat opozitës për buxhet për projekte t’i fusim në propozimin tonë. Pasi ta dërgojmë për aprovim le të vijnë ta ndryshojnë prapë”, tha ai.

Hyseni ka paralajmëruar se sot pritet që të mbahet dhe një seancë tjetër për buxhetin duke filluar nga ora 16:00.

Continue Reading

Lajmet

Vjedhje në një kishë në Gjilan

Published

on

By

Dyshohet se disa persona kanë hyrë me forcë në një kishë në Gjilan dhe nga aty kanë vjedhur 27 euro.

Policia e Kosovës njofton se rasti po hetohet dhe këtë e ka cilësuar si vjedhje të rëndë.

“Vjedhje e rëndë. Gjilan, 22-25.02.2025-14:30-11:00. Dyshohet se persona të panjohur kanë hapur me forcë derën e objektit fetar (kishës) dhe nga aty kanë arrit të marrin para të gatshme në vlerë rreth 27 euro. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.

Po ashtu në Prizren, është raportuar se dje është raportuar se tek zyra që gjendet në brendi të varrezave ka ndodhur një vjedhje.

Sipas policisë njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe konfirmon se nga zyra janë vjedhur pajisje pune si dhe është dëmtuar dera e hyrjes. Ndërsa, rasti është duke u hetuar.

Continue Reading

Lajmet

​Dyshime për kultivim të bimëve narkotike, policia realizon bastisje në Novosellë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se me urdhër të prokurorit të shtetit kanë kontrolluar pronën e një personi në Novosellë të Komunës së Pejës i cili dyshohet se ka kultivuar bimën e hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve kanabis.

“Njësit policore kanë zbatuar urdhrin verbal të prokurorit të shtetit për kontrollimin e pronës dhe objekteve përcjellëse të dyshuarit mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti është duke kryer veprën e lartcekur penale”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit policia bënë me dije se nën tokë janë gjetur tri dhoma të improvizuara, po ashtu janë gjetur dhe sekuestruar 52 poqa elektrik me kapacitet të lartë ndriçimi dhe ngrohje kabllo elektrike, qese të zbrazëta plasmasi, plasmasë role dhe një DVR me pamje të kamerave. Rasti sipas policisë është nën hetime.

Continue Reading

Lajmet

Nesër do të mbahet mbledhja e parë e Këshillit Shtetëror për shënimin e Epopesë së UÇK-së

Published

on

By

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka thënë se nesër do të mbahet mbledhja e parë e Këshillit Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Çeku tregoi edhe përbërjen e këtij Këshilli.

1. Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrojtjes, Kryesues;

2. Fadil Nura, Kryetar i Komunës së Skenderajt, bashkëkryesues;

3. Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar;

4. Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, anëtar;

5. Bashkim Jashari, Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, anëtar;

6. Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, anëtar;

7. Përfaqësues nga Organizatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, anëtar,

Me këtë vendim, Zyra e Presidentes, Kuvendi i Kosovës dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës ftohen ta dërgojnë nga një përfaqësues.

Continue Reading

Të kërkuara