Internet

TikTok-u do t’ua mundësojë përdoruesve t’i publikojnë videot në Facebook dhe Instagram

TikTok konfirmoi për TechCrunch që është duke lansuar një veçori të re.

Publikuar

Facebook-u dhe Instagram-i mund të jenë zënë duke tentuar ta kopjojnë TikTok-un me video apo reels, por një veçori e re në TikTok tani po lejon që videot në formë të shkurtër të aplikacionit të mund të publikohen edhe në rrjetet e tjera sociale.

TikTok konfirmoi për TechCrunch që është duke lansuar një veçori të re që do t’ua mundësojë përdoruesve të publikojnë storiet e tyre nga TikTok-u. Kjo veçori që ishte duke u zhvilluar që nga viti i kaluar – për të rivalizuar rrjetet tjera sociale sikurse Facebook dhe Instagram.

Veçoria e re veçse ka filluar të shfaqet te disa përdorues, megjithatë jo të gjithë e shohin këtë opsion qysh tash./UBTNews/

Internet

BE nis hetimet për dezinformim ndaj Meta-s

Publikuar

nga

Komisioni Evropian ka nisur hetimet ndaj gjigantit të mediave sociale, Meta, për dezinformim.

BE-ja nisi të martën hetimet ndaj Meta-s, meqë ka dyshime se kompania amerikane ka shkelur rregullat e bllokut lidhur me përmbajtjen në internet. Para zgjedhjeve të BE-së që do të mbahen në muajin qershor, Brukseli ka rritur përpjekjet për të shtypur dezinformimin.

Komisioni njoftoi se përpjekjet e Meta-s për të moderuar përmbajtjen janë “të pamjaftueshme” dhe se nuk po arrijnë të trajtojnë reklamat mashtruese dhe dezinformatat.

Akti i Shërbimeve Dixhitale (DSA), i cili hyri në fuqi vitin e kaluar, kërkon që “Big Tech” të bëjë më shumë për të kundërshtuar përmbajtjen e paligjshme dhe të dëmshme në platformat e mediave sociale./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

Pronari kinez i Tiktok-ut e paralajmëroi ShBA-në se ky aplikacion nuk do të shitet

Senati amerikan e miratoi ligjin i cili parasheh që kjo platformë duhet të shitet ose të ndalohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Publikuar

nga

Kompania kineze ByteDance, e cila ka në pronësi TikTok-un, se nuk e mendon shitjen e aplikacionit të famshëm, pasi senati amerikan e miratoi ligjin i cili parasheh që kjo platformë duhet të shitet ose të ndalohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në fillim të javës, TikTok-u paralajmëroi se do të ankohet në gjykatë ndaj këtij vendimi, të cilin e konsideron “jo kushtetues”.

Ndërsa presidenti amerikan, Joe Biden, nënshkori të mërkurën ligjin mbi të cilin do të ndalojë TikTok-un në Shtetet e Bashkuara, gjë e cila pritet të ndodhë nëse pronari i saj nuk do ta shesë atë brenda një viti.

Shqetësimet mbi këtë platformë janë shprehur edhe nga zyrtarët ligjorë dhe të inteligjencës, se autoritetet kineze mund të detyrojnë ByteDance-in t’ia dorëzojë të dhënat e më shumë se 170 milionë amerikanëve që e përdorin TikTok-un.

Kjo kompani ka thënë se kurrë nuk i ka ndarë me autoritetet kineze të dhënat e përdoruesve amerikanë dhe se nuk do ta bëjë këtë edhe nëse i kërkohet./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

Është aprovuar nga senati amerikan projektligji për ndalimin ose shitjen e TikTok-ut

Si pasojë e shqetësimeve të mëdha në mesin e ligjvënësve amerikanë se Kina mund të ketë qasje në të dhënat e qytetarëve amerikanë apo dhe t’i vëzhgojë ata përmes këtij aplikacioni.

Publikuar

nga

Senati amerikan e ka kaluar këtë të marte një projektligj i cili do të ndalojë TikTok-un në SHBA nëse pronari i saj, firma kineze ByteDance, nuk e shet brenda një viti.

Si pasojë e shqetësimeve të mëdha në mesin e ligjvënësve amerikanë se Kina mund të ketë qasje në të dhënat e qytetarëve amerikanë apo dhe t’i vëzhgojë ata përmes këtij aplikacioni, projektligji u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së të shtunën dhe presidenti amerikan, Joe Biden, tha se do ta nënshkruajë atë të mërkurën, për ta bërë ligj.

“Për shumë vite ne e kemi lejuar partinë komuniste të Kinës të ketë kontroll mbi njërin prej aplikacioneve më të njohura në Amerikë”, tha republikani Marco Rubio nga Komiteti i Inteligjencës.

“Ligji i ri do t’i kërkojë pronarit kinez ta shesë aplikacionin. Ky është vendim i mirë për Amerikën”, shtoi ai.

Beteja katërvjeçare për TikTok-un, i cili përdoret nga 170 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara, është vetëm njëri prej shumë fronteve në luftën e internetit dhe teknologjisë mes Uashingtonit dhe Pekini.

Apple tha se Pekini ka urdhëruar t’i largonte platformat e Meta-s, WhatsApp dhe Threads, nga dyqani i saj i aplikacioneve në Kinë, për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë kombëtare.

Ndërsa TikTok pritet ta sfidojë këtë projektligj përmes Amendamentit të Parë, dhe përdoruesit e TikTok-ut pritet të ndërmarrin veprime ligjore gjithashtu. Një gjykatës në Montana e parandaloi ndalimin e TikTok-ut në këtë shtet, duke u thirrur në lirinë e shprehjes.

Megjithatë dhe në vitin 2020, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, u përpoq ta ndalojë platformën e rrjetit social përmes një urdhri ekzekutiv. Ai urdhër u shfuqizua më vonë nga gjykatat, pas padisë nga TikTok.

Administrata Trump ndërmjetësoi gjithashtu një marrëveshje më 2020, sipas të cilës korporatat amerikane Oracle dhe Walmart, do të siguronin aksione të mëdha në TikTok mbi baza të sigurisë kombëtare. Por, shitja e aksioneve nuk ndodhi asnjëherë për një numër arsyesh, ndër to Kina, e cila vendosi kontrolle më të rrepta të eksportit për ofruesit e vet të teknologjisë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

TikTok paralajmëron SHBA-në: Ndalimi i mundshëm i TikTok-ut “shkelje e fjalës së lirë”

Gjatë muajve të fundit zyrtarët amerikanë kanë shprehur alarmin për popullaritetin e TikTok te të rinjtë.

Publikuar

nga

TikTok thotë se ndalimi i mundshëm i aplikacionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të konsiderohet “shkelje e fjalës së lirë” të 170 milionë amerikanëve.

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së votoi të shtunën për të ndaluar TikTok-un nëse pronari i aplikacionit nuk i ndërpret lidhjet me Kinën.

Legjislacioni është pjesë e një pakete të politikës së jashtme të SHBA-së, ku mes tjerash përfshihej ndihma për Ukrainën dhe mund të bëhet ligj që në fillim të javës së ardhshme.

Gjatë muajve të fundit zyrtarët amerikanë kanë shprehur alarmin për popullaritetin e TikTok te të rinjtë. Ata pretendojnë se pronari i TikTok, Bytedance, është i nënshtruar ndaj Pekinit – akuza që ai i ka mohuar vazhdimisht./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara