Teknologji

TikTok së shpejti me storie të ngjashme me ato në Snapchat

Published

on

TikTok po provon një veçori të re të klipeve që zhduken, të ngjashme me ato në Snapchat, Facebook dhe Instagram.

TikTok Stories do t’i lejojë përdoruesit të shohin përmbajtjen e postuar nga llogaritë që ata ndjekin për 24 orë para se të fshihen.

“Ne jemi gjithmonë duke menduar për mënyra të reja për të sjellë vlerë në komunitetin tonë dhe për të pasuruar përvojën në TikTok. Aktualisht ne jemi duke eksperimentuar me mënyrat për t’u dhënë krijuesve formate shtesë për të sjellë krijimtarinë e tyre në komunitetin tonë”, tha një përfaqësuese e TikTok.

Kjo platformë gjigante e mediave sociale është e fundit që eksperimenton me funksionin e bërë së pari nga Snapchat.

Këtë javë, platforma rivale e mediave sociale Twitter, mbylli funksionin e storieve që ndryshe njiheshin si “fleets”, pasi nuk u përdor aq gjerësisht sa kishte shpresuar kompania.

Lajmet nga UBT

Studiuesit prezantojnë zgjidhje inovative në Konferencën Ndërkombëtare për Inxhinierinë e Energjisë Efiçiente

Published

on

By

Konferenca Ndërkombëtare e Inxhinierisë së Energjisë Efiçiente mbledh ekspertë dhe studiues nga fusha e energjetikës për të diskutuar teknologjitë më të fundit dhe praktikat inovative në efikasitetin e energjisë. Pjesëmarrësit prezantojnë punime që fokusohen në sistemet inteligjente, energjinë e ripërtëritshme, menaxhimin e energjisë dhe integrimin e teknologjive digjitale për të përmirësuar performancën e rrjeteve energjetike.

Qëllimi i konferencës është të nxisë shkëmbimin e ideve dhe të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar në drejtim të një tranzicioni të qëndrueshëm energjetik, duke adresuar sfidat aktuale si reduktimi i humbjeve të energjisë, integrimi i burimeve të rinovueshme dhe përdorimi i inteligjencës artificiale në prognozimin e kërkesës për energji.

Sesioni i Parë

Chair: Armend Ymeri
Co-chair: Agron Bislimi

  • “Short and Medium-Term Electricity Load Forecasting Using Machine Learning Models: A Case Study for Tirana”, Agresa Qosja
  • “Research on the Concentration of PM₁₀, PM₂.₅ Particulate Matter and NO₂, O₃, SO₂, CO Gases in the City of Peja”,Shkumbin Shala, Mentor Shala, Shpresa Thaqi
  • “Integration of Intelligent Systems in Civil Installations”,Avni Alidemaj, Arbnor Lekaj
  • “Cogeneration of Energy”, Marigona Krasniqi
  • “Evaluating the Role of Transformer Aging in Active Energy Losses for a Sustainable Energy Transition in Kosovo’s 110/x kV Transmission Network”,Kjani Guri, Kadri Kadriu

Sesioni i Dytë

Chair: Vehebi Sofiu
Co-chair: Nexhmi Krasniqi

  • “SF₆-Free Solutions: Blue GIS and Clean Air in MV/HV Power Systems”, Armend Ymeri, Diamant Gashi, Nexhmi Krasniqi
  • “Digital Technologies for Modernizing Coal-Based Power Systems in Kosovo”, Agron Bislimi, Arbesa Nikaj
  • “The Role of Coal in the Implementation of the Green Transition Agenda in Kosovo”, Nexhmi Krasniqi, Armend Ymeri
  • “Utilization of Fruit and Vegetable Waste for Biomass and Biogas Production”, Hyrije Koraqi
  • “The Impact of Smart Grid Technologies on the Efficiency of Electricity Distribution Networks”,Vehebi Sofiu, Armend Ymeri, Nexhmi Krasniqi, Sami Gashi
  • “The Utilization of Solar Radiation for Electricity and Heating in Kosovo”,Gazmend Krasniqi

Continue Reading

Teknologji

Apple shënon 20 vjet, iPhone me serinë e re në 2027

Published

on

iPhone do të festojë 20-vjetorin e tij në vitin 2027, dhe Apple planifikon të sjellë emocion me një ridizajn të guximshëm dhe disa ndryshime në emërtim.

Sipas parashikimeve, iPhone i vitit 2027 do të duhej të quhej iPhone 19, por studiuesi i lartë i Omdia, Heo Moo-yeol, sugjeron që Apple mund të anashkalojë këtë numër dhe të kalojë direkt te iPhone 20, një lëvizje e ngjashme me atë që kompania bëri me iPhone X në vitin 2017.

Lansimi i asaj serie shënoi një ridizajnim të madh që ndikimin e tij e ndjejmë ende sot.

Seria e re iPhone 20 pritet të shënojë një tjetër pikë kthese në dizajn, me panel ekrani pa kornizë dhe linja të pjerrëta që e bëjnë pajisjen të duket si një copë qelqi e vetme kur shihet nga përpara.

Raportet sugjerojnë se Apple anashkalon iPhone 18 të zakonshëm vitin e ardhshëm dhe të përqendrohet në modelet Air, Pro dhe iPhone Fold të pritur.

Në vitin pasues, Apple pritet të sjellë serinë e iPhone 20, duke përfshirë modelin standard, i cili mund të lansohet në gjysmën e parë të vitit së bashku me iPhone 18e me çmim më të përballueshëm. Modelet iPhone 20 Pro, Air dhe Fold 2 pritet të prezantohen më vonë gjatë një ngjarjeje të veçantë në vjeshtë.

Continue Reading

Teknologji

Po, të gjithë e bëjmë! Ja pse kthehemi vazhdimisht te Story-t tona

Published

on

E kemi bërë të gjithë: postojmë një Story dhe pas pak sekondash, e hapim për ta parë. Pastaj e shohim sërish. Dhe sërish.

Edhe pse e dimë çfarë kemi ndarë, diçka na shtyn ta rishohim, ndoshta për t’u siguruar që drita ishte e mirë, që filtri ishte i duhur, apo thjesht për të parë kush e ka parë.

Por pse ndodh kjo? Pse nuk i rezistojmë tundimit për të parë postimin tonë në Instagram, edhe pse e njohim përmendësh?

“Të shohësh veten nga jashtë”

Psikologia Dr. Allison Forti shpjegon për Mashable se kjo sjellje lidhet me një koncept psikologjik të njohur si “të shohësh veten nga jashtë”, ideja që njerëzit e perceptojnë veten ashtu si mendojnë se i shohin të tjerët.

“Njerëzit e shohin vazhdimisht përmbajtjen që postojnë në Instagram për të formuar identitetin e tyre,” thotë ajo. “Nëse e shohin një Story ku duken mirë, ku bëjnë dikë të qeshë apo të reflektojë, ata ndihen pozitivisht sepse mendojnë se edhe të tjerët i perceptojnë në të njëjtën mënyrë.”

Me fjalë të tjera, duke parë postimet tona, sigurohemi se të tjerët kanë një opinion të mirë për ne — dhe kjo na bën të ndihemi më mirë me veten.

Një performancë në skenën digjitale

Sociologu Dr. Kent Bausman nga Maryville University e përshkruan këtë dukuri përmes teorisë së dramaturgjisë — idesë që jeta është si një shfaqje teatri, ku ne jemi aktorët që performojmë çdo ditë.

“Kur dalim në publik, ne jemi në skenë. Por kur kthehemi në shtëpi, zbresim nga ajo skenë dhe analizojmë performancën,” shpjegon ai.

Në rrjet ndodh e njëjta gjë: kur postojmë një Story, po performojmë; kur e rishikojmë, po analizojmë si u paraqitëm para audiencës sonë digjitale.”

Pra, çdo herë që shohim një Story të tonin,  vlerësojmë versionin që kemi treguar para botës, sa interesantë, sa të natyrshëm, sa të pëlqyeshëm dukemi.

A është e dëmshme?

Jo domosdoshmërisht. Rishikimi i postimeve nuk është problem nëse nuk ndieni ankth apo pakënaqësi. Si çdo gjë tjetër në rrjetet sociale, çelësi është masa.

Pak vetëvlerësim dhe reflektim është i shëndetshëm — por kur numri i shikimeve apo reagimeve bëhet matësi i vlerës personale, atëherë është koha të bëjmë një hap prapa nga “skena” dhe të kujtojmë se vlera jonë nuk përcaktohet nga një listë shikimesh. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Galaxy S26 po vonohet, Samsung njofton datë të re

Published

on

Po prisni me padurim telefonin e ri Galaxy S26? Mund t’ju duhet të prisni pak më gjatë.

Samsung thuhet se ka vonuar lansimin e telefonave të saj të ardhshëm kryesorë, ndoshta për shkak të një mori arsyesh që po e bëjnë të vështirë dërgimin e tyre në kohë.

Kjo mund të jetë për shkak se kompania po ndryshon linjën e serisë kryesore dhe i duhet më shumë kohë për të prodhuar disa modele në sasi të mjaftueshme.

Samsung kohët e fundit mori vendimin për të anuluar Galaxy S26 Edge, më pak se një vit pasi doli Galaxy S25 Edge.

Thashethemet thonë se Galaxy S26 pritet të lansohet në mars të vitit të ardhshëm. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara