Teknologji

Tiktok po përdoret gjithnjë e më shumë nga të rinjtë

Published

on

Një total prej 1 mijë të rinjsh midis moshës 16 dhe 18 vjeç u anketuan për studimin Postbank në maj dhe qershor.

Sipas studimit, 83 përqind e 16 – 18 vjeçarëve përdorin WhatsApp, 77 përqind përdorin Instagram. 58 përqind e grupmoshës deklaruan se ishin regjistruar në Tiktok një rritje prej 31 përqind marrë parasysh vitin e kaluar./Deutschlandfunk/

Teknologji

Nvidia afër vlerës 5 trilionë dollarë pas rezervimeve rekord për AI

Published

on

Nvidia ishte në prag të bëhej kompania e parë me vlerë 5 trilionë dollarë të martën, pasi prodhuesi i madh i çipave njoftoi se kishte 500 miliardë dollarë rezervime për procesorët e saj të inteligjencës artificiale dhe se do të ndërtojë shtatë superkompjuterë të rinj për Departamentin e Energjisë të SHBA-së.

Aksionet e Nvidia-s u mbyllën me rritje prej pothuajse 5%, duke shtuar mbi 230 miliardë dollarë në vlerën e tregut dhe duke e çuar kapitalizimin total në 4.89 trilionë dollarë, pasi përkohësisht arriti 4.94 trilionë dollarë. CEO Jensen Huang mbajti një fjalim kryesor në një konferencë për zhvilluesit në kryeqytetin e SHBA-së, duke lavdëruar politikën e presidentit Donald Trump dhe duke prezantuar produkte e marrëveshje të reja.

Nvidia po luan rol kyç në shpërndarjen globale të AI-së, duke nënshkruar marrëveshje ndërsa navigon në luftën tregtare SHBA-Kinë, e cila mund të përcaktojë se cila teknologji do të dominojë tregjet globale. Aksionet e kompanisë me seli në Santa Clara, Kaliforni, janë rritur 50% gjatë 2025.

Kapitalizimi i saj i tregut ka kaluar 4 trilionë dollarë për herë të parë në korrik. Kompania e dytë më e vlefshme në botë, Microsoft, u rrit me 2%, duke e çuar kapitalizimin e saj në 4.03 trilionë dollarë.

Ajo dhe OpenAI njoftuan marrëveshje ristrukturimi që i mundëson krijuesit të ChatGPT të operojë më shumë si entitet i pavarur e të mund të dalë në bursë.

Superkompjuterët që Nvidi ndërton për Departamentin e Energjisë do të ndihmojnë SHBA-në në mirëmbajtjen dhe zhvillimin e arsenaleve të saj bërthamore.

Më i madhi ndër ta ndërtohet në bashkëpunim me Oracle e përmban 100,000 çipa Blackwell të inteligjencës artificiale të nivelit të lartë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Ja metodat e nevojshme! Redaktoni Instagram Stories pa përpjekje

Published

on

Meta po sjell mjetet e saj të inteligjencës artificiale (AI) për redaktim direkt në Instagram Stories.

Tani përdoruesit mund të japin komanda me tekst për të shtuar ose hequr elemente, apo për ta ndryshuar plotësisht përmbajtjen.

Edhe pse Meta më parë kishte ofruar mundësi për redaktim fotosh në Instagram, ato mjete ishin të kufizuara në ndërveprimin me chatbot-in Meta AI.

Shtimi i komandave me tekst në Stories i bën tani këto funksione më të qasshme. Opsionet e reja gjenden në “Restyle”, e cila shfaqet në krye të ekranit të Instagram Stories kur prekni ikonën e furçës.

Për të redaktuar një foto, zgjidhni “add”, “remove” ose “change” dhe përshkruani çfarë doni të ndryshoni. P.sh; Meta shpjegon se mund të kërkoni të ndryshoni ngjyrën e flokëve, të shtoni një kurorë në kokë ose të vendosni një perëndim dielli në sfond.

Ka efekte të paracaktuara që mund të ndryshojnë veshjen ose stilin e fotos, mund të shtoni sende si syze dielli ose xhaketë lëkure, ose të aplikoni efektin e akuarelit. Për videot, mund të krijoni efektin sikur bie borë ose të shtoni flakë.

Kur përdorni Meta AI në Instagram, pranoni kushtet e përdorimit të funksioneve të AI-së nga Meta, të cilat lejojnë analizimin e mediave tuaja dhe tipareve të fytyrës përmes inteligjencës artificiale.

Sipas këtyre kushteve, kur ngarkoni foto, Meta mund të “përmbledhë përmbajtjen, të modifikojë imazhet dhe të gjenerojë përmbajtje të re bazuar në to”. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Rrjedhja masive e të dhënave, 183 milionë llogari Gmail në rrezik

Published

on

Përdoruesit e Gmail janë paralajmëruar për një sulm kibernetik masiv që mund të ketë komprometuar deri në 183 milionë llogari emaili.

Sipas mediave të huaja, të dhënat e publikuara në internet përfshijnë jo vetëm adresat e emailit, por edhe fjalëkalimet e lidhura me to.

Kjo do të thotë se hakerët mund të kenë akses jo vetëm në llogaritë Gmail, por edhe në të gjitha platformat e tjera ku përdoruesit janë regjistruar duke përdorur të njëjtën adresë emaili.

Shkelja thuhet se ka ndodhur në prill të këtij viti, por është zbuluar vetëm së fundmi nga “Have I Been Pwned”, një faqe e njohur që gjurmon shkeljet e të dhënave dhe njofton përdoruesit nëse informacioni i tyre është komprometuar.

Sipas themeluesit të faqes, Troy Hunt, të dhënat janë mbledhur nga një sulm i gjerë që ka përfshirë burime të shumta në internet. Përdoruesit mund të kontrollojnë nëse adresa e emailit ose fjalëkalimi janë pjesë e këtij incidenti, apo ndonjë shkeljeje tjetër duke vizituar faqen zyrtare të “Have I Been Pwned”.

Deri më tani, platforma ka identifikuar 917 faqe të komprometuara dhe mbi 15 miliardë llogari të ekspozuara.

Nëse një llogari rezulton e prekur, këshillohet që përdoruesit të ndryshojnë menjëherë fjalëkalimin e Gmail-it dhe të aktivizojnë vërtetimin me dy faktorë (2FA) për të rritur sigurinë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Meta prezanton postimet që zhduken pas 24 orësh në Threads

Published

on

Gjiganti i mediave sociale Meta ka prezantuar një veçori të re në aplikacionin Threads, e quajtur “postime fantazmë”, të cilat arkivohen automatikisht pas 24 orësh nga publikimi.

Kjo risi pasqyron funksione të ngjashme që tashmë ekzistojnë në platformat e tjera të kompanisë, si Instagram dhe Facebook.

Sipas Metës, qëllimi i këtij funksioni është të rrisë angazhimin e përdoruesve duke u dhënë atyre më shumë liri për të ndarë mendime spontane dhe përmbajtje pa presionin e qëndrueshmërisë online.

“Ju mund të ndani mendime të pafiltruara dhe ide të freskëta pa presionin e përhershmërisë apo perfeksionit,” thuhet në njoftimin e kompanisë.

Ndryshe nga postimet e zakonshme, çdo reagim ose përgjigje ndaj “postimeve fantazmë” dërgohet drejtpërdrejt në kutinë e mesazheve të përdoruesit, pa qenë e dukshme për të tjerët.

Për të krijuar një “postim fantazmë”, përdoruesit duhet të aktivizojnë ikonën me figurën e fantazmës në menunë e krijimit të postimeve. Këto publikime shfaqen në formën e një flluske bisede me pika të zbehta në burimin e tyre, duke u dalluar qartë nga postimet e zakonshme.

Aplikacioni Threads, i lansuar më 2023 si konkurrent i platformës X të Elon Musk, ka arritur mbi 400 milionë përdorues aktivë deri në gusht të këtij viti. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara