Lajmet

Thirrje për llogaridhënie nga Termokos dhe ZRRE për faturimin e ngrohjes

Published

on

Iniciativa CorrWatch shpreh shqetësimin e thellë për faturimin e energjisë termike nga Termokos dhe kërkon një rishikim të menjëhershëm pas publikimit të faturave të tetorit dhe nëntorit.

Sipas një reagimi publik në emër të GLPS, Instituti GAP dhe INDEP, këto fatura janë konsideruar të fryra dhe të shpërputhura me standardet e mbrojtjes së konsumatorëve, duke pasur ndikim të drejtpërdrejtë në besimin e qytetarëve dhe në integritetin e procesit rregullativ në sektorin e ngrohjes termike.

“Një nga çështjet më shqetësuese është se faturat janë lëshuar pa miratimin e tarifave nga ZRRE. Në mënyrë të papranueshme, Termokos ka aplikuar komponentën e ndryshueshme (tarifa për furnizim/konsum), e cila është për konsumatorët që kanë matës të ngrohjes, ndonëse shumë banesa ende nuk kanë matës. Kjo ka sjellë ankesa të shumta nga qytetarët, të cilët po përballen me rritje të papritur të faturave prej rreth 30%, pa një njoftim zyrtar që të njoftonte shtrenjtim tarifash për vitin 2024. Për më tepër, Termokos ka vendosur dy kategori të reja kostosh, për konsum të përbashkët dhe kapacitet termik, pa ofruar një sqarim të qartë mbi metodologjinë ose arsyetimin pas këtyre ndryshimeve. Ky veprim është në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit, që kërkon informimin e saktë dhe transparent të qytetarëve për çdo tarifë dhe ndryshim që lidhet me shërbimin. Kjo situatë ka krijuar një valë ankesash nga konsumatorët, të cilët ndihen të ngarkuar me kosto të paarsyeshme dhe të pajustifikuara. ZRRE, si autoriteti përgjegjës për mbrojtjen e konsumatorëve dhe monitorimin e tarifave, duhet të ndërhyjë urgjentisht për të adresuar këto çështje dhe për të siguruar që nëse ka pasur rritje tarifash, të shpjegohen arsyet dhe bazat përkatëse, komponenta e ndryshueshme të hiqet nga faturat për ata që nuk kanë matës, pasi nuk ka bazë ligjore për aplikimin e saj, faturat e tetorit dhe nëntorit të pasqyrojnë tarifat e vitit të kaluar, pasi ato janë shpërndarë pa miratimin e tarifave përkatëse, kostoja e tepërt që është aplikuar në këto muaj të zbritet në faturat e dhjetorit”, thuhet në reagim.

Sipas reagimit, informimi i duhur, transparenca dhe llogaridhënia janë kyçe për të rikthyer besimin e konsumatorëve dhe për të mbrojtur integritetin e procesit rregullativ dhe të operatorit të energjisë termike.

“Fatura të rritura e të papërballueshme të ngrohjes nënkuptojnë edhe ulje të cilësisë së jetës së qytetarëve, por edhe rritje të konsumit nga energjia elektrike, çka nuk i kontribuon fazës së tanishme të tranzicionit energjetik në të cilin ndodhet Kosova. CorrWatch, i bën thirrje Termokosit të kryejë detyrimin ligjor për shërbim të drejtë e cilësor për konsumatorët dhe ZRRE-së që të ndërhyjë sa herë që të drejtat e tyre shkelen”, thuhet në reagim.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara