Sport

Thiago Silva i jep lamtumirën skuadrës së Chelsea

Published

on

Thiago Silva do të largohet nga Chelsea këtë verë pas katër vitesh. Braziliani u bashkua me anglezët si transferim i lirë në gusht të vitit 2020 dhe ka bërë 151 paraqitje me fanellën blu, duke fituar Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e UEFA-s.

“Chelsea do të thotë shumë për mua. Erdha këtu me qëllimin që të qëndroj vetëm për një vit dhe përfundova në katër vjet. Jo vetëm për mua, por edhe për familjen time. Djemtë e mi luajnë për Chelsean kështu që është një burim krenarie e madhe të jesh pjesë e kësaj familje. Shpresoj që ata të mund të vazhdojnë karrierën e tyre këtu në këtë klub fitimtar ku shumë lojtarë dëshirojnë të jenë pjesë.” –  u shpreh Silva në një mesazh emocionues për tifozët.

Në anën tjetër, ai nuk e përjashtoi mundësinë që një ditë të jetë sërish pjesë e Chelseat në ndonjë rol tjetër.

“Unë mendoj se në gjithçka që kam bërë këtu gjatë katër viteve, kam dhënë gjithmonë gjithçka. Por, për fat të keq, çdo gjë ka një fillim, një mes dhe një fund. Kjo nuk do të thotë se ky është një fund përfundimtar. Shpresoj që pasi të largohem. dera hapet që në një të ardhme të afërt të mund të rikthehem, edhe pse në një rol tjetër këtu, por…është një dashuri e papërshkrueshme”, – shtoi ndër tjerash ai.

“Lamtumirat janë për ata që ikin dhe nuk kthehen më. Kam ndërmend të kthehem një ditë” – përfundoi Silva.

Sport

Vazhdon shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Izrael, lirohen edhe sektorët e rezervuar për tifozët mysafirë

Published

on

By

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se vazhdon shitja e biletave për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e cila zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, FFK-ja ka bërë të ditur se pas konfirmimit zyrtar nga Federata e Futbollit e Izraelit se tifozët mysafirë nuk do të udhëtojnë drejt Kosovës, sektori i tribunave i rezervuar paraprakisht për ta është liruar dhe tashmë është në dispozicion të tifozëve vendas.

Kështu, tifozët kosovarë kanë mundësi të sigurojnë bileta edhe për këta sektorë përmes platformës zyrtare të shitjes: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

FFK-ja u ka bërë thirrje tifozëve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të jenë pranë Kombëtares në përballjen e rëndësishme ndaj Izraelit.

D.L

Continue Reading

Sport

Betim Fazliji i bashkohet Kombëtares së Kosovës

Published

on

By

Mbrojtësi i St. Gallenit, Betim Fazliji, i është bashkuar Kombëtares së Kosovës në prag të dy ndeshjeve të radhës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka njoftuar se Fazliji tashmë është në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për përballjet ndaj Izraelit dhe Irlandës.

D.L

Continue Reading

Sport

Arsene Wenger mund të sfidojë Infantinon për presidencën e FIFA-s

Published

on

By

Ish-trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger, po shqyrton seriozisht mundësinë për të kandiduar për president të FIFA-s, përballë presidentit aktual Gianni Infantino, raporton “BBC”.

Për javë të tëra, figura të rëndësishme të futbollit evropian kanë shpresuar që francezi të hyjë në garën për këtë post, ndërsa tashmë Wenger po e konsideron seriozisht një hap të tillë.

Shefi i zhvillimit global të futbollit në FIFA thuhet se mund të ketë mbështetjen e UEFA-s, e cila ka qenë ndër kundërshtarët kryesorë të Infantinos. Për më tepër, Wenger gëzon respekt dhe besueshmëri në qarqet ndërkombëtare të futbollit.

Ndërkohë, pozita e Infantinos është vënë në pikëpyetje pas kritikave të shumta lidhur me planin e dështuar për shitjen e aksioneve të Kupës së Botës te investitorët privatë. Megjithatë, ai vazhdon të ketë mbështetje të konsiderueshme në Amerikën e Jugut, Afrikë dhe Azi.

Një nga çështjet që mund të ndikojë në kandidaturën e Wengerit është mosha e tij, pasi 77-vjeçari përballet me pikëpyetje rreth mundësisë për të ofruar udhëheqje afatgjatë. Sipas BBC-së, disa nga mbështetësit e tij do të ishin të kënaqur edhe nëse ai do të fitonte zgjedhjet dhe më pas do të tërhiqej para përfundimit të mandatit katërvjeçar.

Megjithatë, burime pranë francezit bëjnë të ditur se ai ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, ndërsa Infantino vazhdon të konsiderohet favorit për të fituar një mandat të katërt në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave është 18 nëntori.

Wenger, ndërkohë, ishte distancuar nga plani për shitjen e aksioneve të Kupës së Botës, duke deklaruar se nuk kishte qenë i përfshirë në të dhe se për këtë projekt kishte mësuar përmes raportimeve në media.

Gjatë kohës së tij në FIFA, francezi ka nxitur disa debate me propozimet për organizimin e Kupës së Botës çdo dy vjet dhe ndryshimin e rregullit të pozitës jashtë loje.

D.L

Continue Reading

Sport

Davontrey Thomas shpallet MVP i javës së tetë në ProCredit Superligë

Published

on

By

Basketbollisti i Golden Eagle Yllit, Davontrey Thomas, është shpallur lojtari më i vlefshëm (MVP) i javës së tetë në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll.

Thomas është vlerësuar për paraqitjet e tij gjatë kësaj jave, duke u dalluar me kontributin e dhënë për skuadrën nga Suhareka.

Me këtë çmim, basketbollisti i Yllit merr vlerësimin si lojtari më i mirë i javës së tetë në elitën e basketbollit kosovar.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara