Kulturë

The Neighborhood shkarkon bateristin e grupit pas akuzave për sulm seksual

Fied nuk i ka mohuar akuzat e bëra kundër tij.

Published

on

Bateristi i The Neighborhood Brandon Fried u përjashtua nga grupi të dielën pasi u akuzua për sulm seksual nga këngëtarja kryesore e The Marías, María Zardoya.

Në një deklaratë në rrjetet sociale, pas pretendimeve të Zardoya, grupi shkroi, “Ne i jemi mirënjohës Marias që foli për këtë. Ne kemi zero tolerancë për çdo lloj sjelljeje të papërshtatshme ndaj grave. Si rezultat i veprimeve të Brandon, ai nuk do të jetë më anëtar i The Neighbourhood”.

Pretendimet se Fried e kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme, u bënë nga María në një Story të saj në Instagram. Ajo kishte deklaruar se abuzimi i Fried ishte “një nga gjërat më të pakëndshme që [ajo] kishte përjetuar ndonjëherë”.

Fied nuk i ka mohuar akuzat e bëra kundër tij. Në llogarinë e tij në Instagram të dielën ai tha se ishte penduar për veprimet e tij dhe shtoi se po kërkonte terapi për problemet e tij me alkoolin dhe drogën./UBTNews/

Continue Reading

Kulturë

Luvri me drejtues të ri pas grabitjes së stolive mbretërore

Published

on

By

Muzeu i Luvrit ka emëruar një drejtor të ri pas krizës së shkaktuar nga grabitja e stolive të kurorës franceze në tetor.

Historiani i artit Christophe Leribault do të marrë drejtimin e muzeut më të madh në botë, duke zëvendësuar Laurence des Cars, e cila dha dorëheqjen pas ngjarjes. Emërimi u konfirmua nga qeveria franceze.

Grabitja, e kryer brenda pak minutash, çoi në vjedhjen e stolive me vlerë rreth 88 milionë euro dhe nxori në pah mangësi serioze në siguri. Edhe pse disa të dyshuar janë arrestuar, objektet e vjedhura ende nuk janë rikuperuar.

Continue Reading

Kulturë

Filharmonia e Kosovës shënon debutimin e saj në Vjenë

Published

on

By

Dje në qytetin e muzikës, Vjenë, Orkestra Harkore e Filharmonisë së Kosovës u prezantua me sukses, nën drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani.

Koncerti, i organizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri, u mbajt në Sallën e Madhe të Haus der Industrie, duke shënuar një moment historik – prezantimin e parë të Filharmonisë së Kosovës në kryeqytetin austriak.

Programi i mbrëmjes përfshiu vepra nga Felix Mendelssohn, Drinor Zymberi dhe Valton Beqiri, si dhe interpretimet mbresëlënëse të sopranove Arta Jashari dhe Zana Abazi – Ramadani.

Publiku e priti me entuziazëm këtë mbrëmje të veçantë, e cila u realizua në kuadër të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke dëshmuar fuqinë e kulturës si urë lidhëse mes dy vendeve.

Continue Reading

Kulturë

Komedia “Thashethemet” vjen së shpejti në Teatrin e Qytetit “Hadi Shehu”

Published

on

By

Së shpejti, Teatri i Qytetit “Hadi Shehu” do të ngrejë siparin për shfaqjen e re “Thashethemet”, një komedi e bazuar në veprën e njohur të Neil Simon.

Shfaqja sjell në skenë situata që të gjithë i njohim, pasi të gjithë jemi hasur me thashetheme të paktën një herë në jetë. Me humor dhe ritëm të shpejtë, aktorët eksplorojnë fuqinë dhe pasojat e fjalëve që qarkullojnë nga njëri tek tjetri, duke krijuar momente qesharake, por edhe reflektuese për audiencën.

Në rolet kryesore do të shohim Arbies Komoni, Altina Kusari, Besfort Berberi, Edmund Hafizademi, Edi Gjakova, Elida Shasivari, Ulera Pylla, Vlora Dervishi dhe Ylber Mehmeti, të cilët premtojnë të sjellin energji, dinamizëm dhe situata të papritura në skenë.

Premiera e “Thashethemeve” pritet të mbahet shumë shpejt, dhe publiku ftohet të bëhet pjesë e një komedie që premton të sjellë të qeshura, emocione dhe argëtim pa fund.

Mos i besoni çdo fjale… por merrni pjesë dhe shihni si shpalosen thashethemet në skenë!

Continue Reading

Kulturë

Shqiptari Sokol Keraj në ekipin e filmit që fitoi “Golden Bear”

Published

on

By

Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, një nga ngjarjet më prestigjioze të kinematografisë botërore, çmimi i madh “Golden Bear” për film të shkurtër iu nda filmit “Someday, a Child”, me regji nga regjisorja libaneze Marie-Rose Osta dhe me drejtor fotografie shqiptarin Sokol Keraj.

Filmi, me gjatësi 27 minuta, pati premierën e tij botërore në Berlin dhe është një bashkëprodhim mes Francës, Rumanisë dhe Libanit.

Në qendër të rrëfimit është një djalë 11-vjeçar me aftësi të pazakonta, i cili jeton me xhaxhanë e tij në një fshat në Liban, ku zhurma e avionëve luftarakë është pjesë e përditshmërisë. Ndërsa xhaxhai përpiqet ta bëjë të duket “normal”, djali në fshehtësi vë në provë një fuqi që mezi e kupton. Kur ai aksidentalisht shkakton rrëzimin e dy avionëve luftarakë, ajo që ishte e fshehur bëhet e pamundur për t’u kontrolluar, duke e çuar historinë drejt një tensioni dramatik dhe simbolik.

Sokol Keraj, i cili në këtë projekt mban rolin e drejtorit të fotografisë, ka studiuar regji filmi në Rumani dhe aktualisht është pedagog në Universitetin Politecnico Grancolombiano në Bogota, Kolumbi.

Ndër projektet e tij të mëparshme përmenden filmat “Dita e fundit e Loro Shestanit” dhe “Gëzuar Vitin e Ri 1982”, të cilët dëshmojnë për një profil artistik të konsoliduar dhe një kontribut të rëndësishëm në fushën e kinemasë. /euronews/

Continue Reading

Të kërkuara