Lajmet

The Guardian: Qeveria e re e Kosovës duhet të jetë më pak e nxitur nga nacionalizmi i Kurtit “ti je me ne ose kundër nesh”

Published

on

Mediumi prestigjioz britanik “The Guadian” i ka kushtuar një artikull zgjedhjeve të së dielës në Kosovë dhe efektin që mund të ketë rezultati që doli nga to në zgjidhjen e ngërçit në dialogun me Serbinë dhe përmirësimin e marrëdhënieve me aleatët.

Guardian në një qëndrim editorial shkruan lidhur me zgjedhjet e 9 shkurtit dhe rezultatin që prodhuan ato. Aty përmend marrëdhëniet e tensionuara me aleatët, teksa potencohet se dy partitë kryesore të opozitës bënë fushatë për nevojën për të përmirësuar marrëdhëniet me partnerët perëndimorë dhe se ankthi për izolimin e Kosovës në një moment të rrezikshëm gjeopolitik ishte një nga temat kryesore të zgjedhjeve.

“Ndërkohë që BE ka vendosur sanksione që deri më tani i kanë kushtuar një prej vendeve më të varfra dhe më të vogla në Evropë rreth 150 milionë euro. Perspektiva e një qeverie të re koalicioni në Prishtinë hap mundësinë e një qasjeje më pak intransigjente dhe më pragmatike. Të dyja partitë kryesore të opozitës bënë fushatë për nevojën për të përmirësuar marrëdhëniet me partnerët perëndimorë dhe ankthi për izolimin e Kosovës në një moment të rrezikshëm gjeopolitik ishte një nga temat kryesore të zgjedhjeve. Nëse administrata e re e Kurtit mund të lëvizë përtej retorikës ndonjëherë të ashpër nacionaliste dhe të rikthejë Brukselin dhe Washingtonin, kjo do të jetë jashtëzakonisht në interesin e Kosovës.

Në artikull Guardian përmend se 17 vjet pasi Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia, e ardhmja e saj mbetet në hije dhe e komprometuar nga marrëdhëniet me Beogradin.

Aty përmenden tensionet në veri, pasi shkruan tutje Guardian, Kurti është përpjekur të zbatojë sovranitetin, të rezistuar nga serbët e mbështetur nga Beogradi.

Ka arsye paraprake për të shpresuar se rezultati i zgjedhjeve të fundit në Kosovë të dielën, në të cilat partia në pushtet e Kurtit doli e para, por humbi shumicën e saj, mund të sigurojë një rrugëdalje nga ky ngërç. Lëvizjet e kuptueshme, por ndonjëherë të rënda të Kurtit për të demonstruar kontrollin e Prishtinës mbi veriun – si imponimi i kryetarëve të komunave shqiptarë etnikë pas bojkotit masiv të zgjedhjeve nga serbët etnikë – janë kritikuar ashpër si nga Bashkimi Evropian ashtu edhe nga SHBA. Në prag të zgjedhjeve Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i posaçëm i SHBA-së për misionet speciale, tha se marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Prishtinës “nuk kanë qenë kurrë më të ulëta”, shkruan the Guardian.

Lajmet

Vdes 26 vjeçari që u aksidentua në Leposaviq

Published

on

Personi që ishte në gjendje të rëndë pas aksidentit mes dy veturave në Leposaviq ka vdekur njoftoi Policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Erduan Baliqi.

Ai bëri të ditur se viktima është nga Leposaviqi me inicialet M.Dh, i lindur në vitin 1999.

“Personi që ka qenë në gjendje kritike ka vdekur. Viktima është nga Leposaviqi me inicialet M.Dh, i lindur në vitin 1999.”, tha Baliqi.

Continue Reading

Lajmet

Zyrtare: Brdaric merr drejtimin e Drenicës

Published

on

FC Drenica ka zyrtarizuar një nga ndryshimet më të rëndësishme në historinë e klubit duke nënshkruar kontratë afatgjate me trajnerin ndërkombëtar Thomas Brdarić.

Skuadra kuqezi kanë nënshkruar me ish-lojtarin e Bundesligës dhe emrin e njohur të tij në skenën evropiane të futbollit, i cili ka lënë gjurmë edhe në kampionatin shqiptar.

Ky hap, i prezantuar përmes një komunikate zyrtare, shënon fillimin e një vizioni të ri për klubin drenicas, që synon modernizimin e plotë dhe ngritjen në një nivel të ri profesional./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Lëndohet Mbappe, situatë alarmante për Alonson

Published

on

Kylian Mbappé nuk u stërvit me shokët e tij të skuadrës përpara ndeshjes me Manchester Cityn dhe është në dyshim për ndeshjen e Ligës së Kampionëve. 

Camavinga gjithashtu nuk është në stërvitje , megjithëse mungesa e tij pritej për shkak të problemeve me kyçin e këmbës që ka pasur që nga ndeshja kundër Athletic Bilbaos në San Mamés.

Kjo situatë është alarmante për Xabi Alonson, pasi që në rast të humbjes ka gjasa që Perez të shkarkojë trajnerin./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Botërori 2026 më i shtrenjti në histori

Published

on

Botërori “FIFA 2026” pritet të jetë unik dhe kjo u pa qartë edhe gjatë ceremonisë së shortit, ku organizatorët u kujdesën që ta shndërronin në një spektakël të vërtetë.

Nga presidenti Trump tek Infantino, të gjithë protagonistët e këtij evenimenti kanë theksuar se këtë herë do të jetë ndryshe, jo vetëm për faktin që për herë të parë marrin pjesë 48 skuadra, por dhe mënyra e konceptimit të ndeshje do të jetë ndryshe, e ngjashme me futbollin amerikan.

Këto risi pritet të vijnë me kosto shtesë pasi ky Botëror pritet të jetë më i shtrenjti në histori edhe për tifozët.

Sipas të përditshmes britanike, një bletë për të ndjekur ndeshjet në Amerikë i kalon 1000 euro, afro dy herë më shumë në raport me Botërorin e fundit të zhvilluar në Katar.

Pas artikullit të bërë publik nga “The Sun”, ka reaguar edhe FIFA, me këta të fundit që u kujdesën të sqaronin për federatat pjesëmarrëse do të ketë një numër të caktuar biletash me çmime preferenciale për tifozët e tyre:

“Jemi të përkushtuar për të siguruar akses të barabartë në ndeshjet tona për tifozët tanë tani dhe në të ardhmen”, lexohet në reagimin e FIFA. Gjatë ceremonisë së shortit për fazën e grupeve, presidenti Trump zbuloi se deri më tani janë shitur më shumë se 2 milionë bileta, ndërsa procesi i ardhshëm i shpërndarjes së biletave do të jetë më 11 dhjetor./S.K/KP/TheSun

Continue Reading

Të kërkuara