Lajmet
“The Godfather”, një kryevepër e brutalitetit dhe poezisë
Për herë të parë aspekti njerëzor i mafiozit e bëri këtë të fundit një hero “pozitiv”.
Published
4 years agoon
By
UBT newsNga Eusebio Ciccotti
Për herë të parë mafia po u tregohej njerëzve me një seriozitet historik dhe antropologjik.
Për herë të parë aspekti njerëzor i mafiozit e bëri këtë të fundit një hero “pozitiv”. Skenat e dhunës brutale alternoheshin me momente poezie, duke e trazuar psikikën e spektatorit, dhe duke konkurruar me përsosmërinë stilistike.
Kjo ishte tronditja që shkaktoi dalja në kinema e filmit “The Godfather” (Kumbari) në vitin 1972 me regjinë e Francis Ford Coppola, dhe skenar të Mario Puzo, bazuar në romanin e njohur me të njëjtin titull, botuar për herë të parë në vitin 1969.
Të gjithë e mbajnë mend fillimin e filmit me siçilianin Bonasera (Salvatore Corsitto) që i kërkon Don Vito Corleones (i interpretuar nga një Marlon Brando tejet i zhytur në të thella), për të vrarë 2 të rinj amerikanë, që ishin fajtorë për çnderimin e vajzës së tij.
Vito e kundërshton duke i thënë se ai ka qenë gjithmonë asnjanës, se nuk ka pranuar mbrojtje në të kaluarën, dhe tani “ti më kërkon të vras 2 njerëz, dhe nuk më quan as “Kumbar”.
Bonasera e kupton situatën, ulet në gjunjë i puth dorën dhe e thërret “Kumbar”, si një rit besnikërie dhe nënshtrimi. Ajo skenë zhvillohet e gjitha nën dritën e zbehtë të studios së DonVitos, dhe dëshmitarë ishin vetëm bashkëpunëtorët e tij më të afërt. Në atë ditë të vitit 1946, po kremtohej në kopshtin e madh të shtëpisë dasma e së bijës.
Tonalitetet e gjysmë errësirës në atë skenë justifikohen objektivisht nga drita verbuese e një dite vere që vjen nga jashtë. Por në fakt, Francis Ford Coppola shtoi enkas tonalitet e errëta për arsye semantike. Ai i kërkoi drejtorit të fotografisë, Gordon Willis, të shmangë reflektimin e dritave të brendshme në bebëzat e syve të protagonistëve, për t’i bërë fytyrat e tyre më dramatike, më të ngurta dhe pa emocione.
Simpatia e spektatorin për “mafiozin” në filmin “Kumbari” lind kur djali më i vogël i DonVitos, Michael (Al Pacino, që interpreton një vrasës-filozof me fytyrë intelektuali), u rikthye në shtëpi i dekoruar nga lufta dhe u fejua me May (interpretuar nga Diane Keaton), edhe pse nuk kishte lidhje me aferat kriminale të familjes, detyrohet që të marrë pjesë në to. Në fakt Don Vito synonte ta mbante atë “jashtë biznesit familjar. Por kur bie pre e një atentati që gati i mori jetën të kryer nga familjet rivale mafioze në Nju Jork, i riu Michael e gjen veten në qendër të botës së krimit.
Për të gjithçka fillon kur rastësisht shkon në spital për të vizituar të atin, që ishte shtruar atje pas atentatit. Çuditërisht, spitali ishte i shkretë, i gjithë stafi kishte ikur. Infermierët kishin lënë bukën në mes. Në hyrje nuk kishte asnjë polic.
Edhe pse ende jo një mafioz, si një oficer i dekoruar i ushtrisë Michael e kupton, se pacienti është lënë qëllimisht vetëm. Ai i kërkon infermieres së vetme që ndodhej në spital që ta ndihmojë: “Ti e di kush është babai im. Ata po vijnë që ta vrasin. Ju lutem më ndihmoni ta çoj në një dhomë tjetër”.
Michael dhe infermierja e shtyjnë shtratin përmes një korridori derisa sa mbërrijnë në një bodrum. Më pas, aty shfaqet një i njohur i babait të tij, luleshitësi i lagjes, që mbante në dorë një buqetë me lule. Michael e dërgon në shkallët e spitalit, përpara derës së përparme të godinës.
Pasi e fshehur të atin, Michael i bashkohet luleshitësit duke pozuar si një mafioz.
Ai ngre jakën e palltos, dhe e fut dorën në njërën anë të gjoksit, si për të lënë të kuptohet se është i armatosur. Michael bën të njëjtën gjë. Është një leksion i vërtetë regjisure. Pak sekonda më vonë para spitalit mbërrin një krye–mafioz.
Ata i shohin të dy burrat në krye të shkallëve të spitalit. Mendojnë se janë 2 truproja të armatosur, ndaj largohen menjëherë. Kjo skenë është prova e parë e shkëlqyer, në të gjithë trilogjinë (The Godfather II 1974, The Godfather III në vitin 1990), i një sërë skenash të paharrueshme që Al Pacino do t’i sjellë në kujtesën e spektatorit.
Në atë moment shohim metamorfozën e Michael, nga një hero lufte në një vrasës, për të “shpëtuar” jetën e babait të tij, dhe për të “ndëshkuar” policinë e korruptuar: vrasjen në restorant të mafiozit Sollozzo dhe shefit të policisë Mccluskey që kishte miratuar atentatin ndaj Don Vitos, dhe që u përpoq ta eleminonte në spital.
Skena, e ndërtuar me një suspansë të atillë që të lë pa frymë, shkakton ende sot shumë emocione. Michael shkon në tualet duke i lënë që të dy në tavolinë, pasi u kontrollua për armë nga Sollozzo. Në tualet, ai kërkon me ankth armën e fshehur. Më pas rikthehet në tryezë.
Është shumë i tensionuar. Qëndron në një formë që krijon përshtypjen sikur nuk do të mundet ta realizojë hakmarrjen e tij. Kështu mendon spektatori. Më pas, si një gjarpër që bën sikur është në gjumë, nxjerr befas armën. Në fillim qëllon mbi Sollozzo-n dhe më pas mbi kapitenin e policisë. Që të dy i godet në mes të ballit.
Por Coppola është edhe një mësues poezie. Këtë e shohim tek joshja, sipas traditës në Italianë e Jugut, që i bën Michael Apollonias në Siçili, ku fshihet pas vrasjes së dyfishtë. Apo kortezhi i dasmës, midis shtëpive të qytetit, përgjatë urës së gurtë, një “fjongo e bardhë” pafajësie në mesin e një serie krimesh.
Një rindërtim filologjik i traditave popullore deri në detaje: skena përfundon me kremtimin e ceremonisë së përbetimit në latinisht. Kur bëhen bashkë Coppola dhe Puzo janë të paarritshëm, veçanërisht në shkrirjen e kundërtave të jetës.
Besimit të krishterë dhe mëkatit vdekjeprurës; lindjes dhe masakrës; të mirës dhe së keqes; Parajsës dhe Ferrit. Gjatë pagëzimit të nipit, djalit të motrës Connie dhe bashkëshortit të saj Carlo Rizzi (i cili shpesh e rreh atë), Michael ekzekuton të gjithë krerët e tjerë të familjes rivale të Nju Jorkut, duke përfshirë Tession, një ish-besnik të Don Vitos, që më pas i bashkohet bandës rivale.
Kohët e fundit, në një artikull të botuar në faqen e internetit të BBC-së, Nicholas Barber, kundërshtoi një shkrim të ekzagjeruar mbi filmin, që sipas tij ishte parë në mënyrë “feministe”, duke argumentuar se “nuk është e saktë të thuhet se gratë injorohen” nga Coppola.
Në fakt siç e kujton edhe Barber filmi fillon me historinë e një vajze të çnderuar (vajza e Bonaseras). Unë do të shtoja edhe skena të tjera jo më pak të rëndësishme: nuses së tij të re Apollonia, Michael i kushton kohë duke e mësuar të ngasë makinën (jemi në vitin 1947!).
Po ashtu, Santino mbron motrën e tij kur ajo rrihet nga i shoqi Carlo. Infermierja mund të ikte ose të refuzonte ta ndihmonte Michael të shpëtonte Don Viton. Kay e verbuar nga dashuria për Michael, nuk e sheh se si jetojnë ata njerëz, por do të ndërgjegjësohet në “The GodfatherII”.
Duke marrë parasysh mjedisin patriarkal në familjen Corleone, të rënduar nga konteksti mafioz dhe periudha historike, nuk na duket se skenari u jep personazheve femra vetëm rolet e grave të nënshtruara dhe pasive.
Juristë, gjyqtarë, pedagogë, sociologë e psikologë pyesin veten prej vitesh nëse një film, me një regji që nuk ka asnjë mangësi, me një skenar novator, dhe një kujdes të përsosur ndaj mjedisit historiko-sociologjik, me një kolonë zanore të rafinuar të Nino Rota, pa përmendur mjeshtërinë e madhe të aktorëve (Marlon Brando, Al Pacino, Diane Keaton, Robert Duvall, James Caan, Al Lettieri etj), ka të drejtë t’i kthejë atentatorët në heronj “pozitivë”.
Për këtë arsye, shikimi i kryeveprave të cilat mund të frymëzojnë admirim tek adoleshentët, edhe në aspektet etike negative, duhet të udhëhiqet nga edukatorë ekspertë. Duke iu shmangur leximit sipërfaqësor dhe imitimeve të lehta emocionale, dhe duke bërë dallimin midis realitetit dhe trillimit, midis ligjit dhe krimit, ai që mbetet është arti i kinemasë. Ashtu si tek “Kumbari”. / “Formiche.net” – Bota.al
You may like
Vendi
Presidentja Osmani: Sakrifica e minatorëve u kthye në kushtrim lirie
Published
1 hour agoon
February 20, 2026By
UBTNews
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot grevën historike të urisë së minatorëve të Trepça, duke e cilësuar atë si një nga momentet më të rëndësishme të rezistencës për liri.
Në mesazhin e saj, Presidentja rikujtoi se më 20 shkurt 1989, rreth 1,350 minatorë nisën grevën kundër politikave shtypëse të regjimit hegjemonist serb. Të barrikaduar në thellësitë e minierës së Stan Tërgut për tetë ditë me radhë, ata u shndërruan në simbol të guximit dhe dinjitetit.
Sipas Presidentes Osmani, rezistenca e minatorëve krijoi solidaritet dhe unitet popullor në mbarë Kosovën, duke dridhur themelet e një pushteti që promovonte diferencim dhe pabarazi.
“Sakrifica e tyre u kthye në kushtrim lirie dhe dëshmoi se rruga drejt lirisë hapet nga guximi i atyre që nuk dorëzohen”, thuhet në mesazhin e Presidentes.
Grevës së minatorëve të Trepçës i njihet një rol i rëndësishëm në historinë moderne të Kosovës, si një akt që mobilizoi qytetarët dhe forcoi përpjekjet për liri dhe të drejta të barabarta.
Vendi
Kuvendi miraton buxhetin e Kosovës për vitin 2026
Published
2 hours agoon
February 20, 2026By
UBTNews
Kuvendi i Kosovës ka miratuar buxhetin për vitin 2026 me 62 vota për, 36 kundër dhe asnjë abstenim.
Buxheti i paraparë për këtë vit është 4 miliardë euro.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka theksuar se ky është një buxhet i përkohshëm emergjent, ndërsa procesi i miratimit ka qenë i shpejtë për të garantuar funksionimin normal të institucioneve.
Ai ka sqaruar se për shkak të kohës së kufizuar, nuk është dhënë hapësirë për ndryshime, madje as ministrave që menaxhojnë dikasteret e tyre, duke u fokusuar në sigurimin e një baze që komunat dhe institucionet qendrore të mund të funksionojnë pa probleme. Murati po ashtu ka kërkuar që të mos ketë amandamente me implikime financiare.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar mënyrën se si janë trajtuar amandamentet e partisë së tij gjatë seancës plenare, duke thënë se nuk është lënë hapësirë reale për ndryshime.
“Asnjë amandament i AAK-së nuk kaloi, dhe i gjithë procesi duket si një mashtrim optik,” ka thënë Tahiri.
Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, ka deklaruar se Lidhja Demokratike ka paraqitur 21 amandamente që nuk janë shqyrtuar nga komisionet përkatëse.
Ajo ka paralajmëruar se pa vënien e këtyre amandamenteve në votim, LDK nuk do ta mbështesë buxhetin, duke argumentuar se ato adresojnë probleme reale të qytetarëve, përfshirë arsimin, shëndetësinë dhe investimet kapitale.
Gjithashtu, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka njoftuar se partia e tij nuk e mbështet buxhetin dhe tërheq të gjitha amandamentet.
Ai ka thënë se vërejtjet e PDK-së, që lidhen me aspektet profesionale, teknike dhe nevojat reale që buxheti duhet të adresojë, nuk kanë marrë vëmendje, duke përfshirë edhe kërkesat për rritje të mbështetjes financiare për të akuzuarit dhe çlirimtarët në Hagë.
Vendi
Profesorët e UBT-së publikojnë studim në revistën ndërkombëtare Aquatic Ecology
Published
3 hours agoon
February 20, 2026By
ubtnews
Profesorët e UBT-së: Pajtim Bytyqi, Hazir S. Çadraku dhe Osman Fetoshi, në bashkëpunim me studiues nga universitete të vendit, rajonit, Evropës dhe më gjerë, kanë publikuar një artikull shkencor në revistën ndërkombëtare Aquatic Ecology (Springer).
Studimi me titull “Assessment of macrophytes biological indexes for Mirusha River and evaluation of physicochemical parameters in the Republic of Kosovo” është botuar më 13 shkurt 2026 (Volume 60, Article 25).
Hulumtimi, i zhvilluar gjatë viteve 2022–2023, analizon gjendjen ekologjike të Lumit Mirusha duke përdorur makrofitet si bioindikatorë dhe duke matur parametrat fiziko-kimikë në gjashtë pika monitorimi.
Rezultatet identifikuan 53 specie makrofitesh nga 25 familje, ndërsa analizat laboratorike treguan nivele të larta ndotjeje organike dhe ngarkesë të konsiderueshme me lëndë ushqyese, përfshirë BOD, COD, nitrite, nitrate, azot total, amoniak dhe fosfor total.
Studimi evidenton se segmentet e sipërme të lumit (SP1–SP3) janë më të ndotura nga aktivitetet industriale dhe banesore, ndërsa segmentet e poshtme (SP4–SP6) ndikohen nga gastronomia dhe infrastruktura lokale. Gjetjet tregojnë qartë ndikimin e aktivitetit antropogjen në komunitetet bimore ujore dhe nevojën për masa të synuara restauruese për përmirësimin e shëndetit të lumenjve dhe ruajtjen e biodiversitetit.
Ky publikim thekson angazhimin e UBT në kërkime mjedisore dhe bashkëpunime ndërkombëtare, duke kontribuar në zhvillimin e politikave të qëndrueshme për menaxhimin e ujërave dhe mbrojtjen e ekosistemeve ujore në Kosovë.
Artikulli i plotë mund të gjendet këtu: Springer Link
Lajmet
Dështon rezoluta në Komision për krerët e UÇK-së, deputetët maqedonas bojkotuan mbledhjen
Published
4 hours agoon
February 20, 2026By
UBTNews
Komisioni për Politikë të Jashtme i Kuvendit të RMV-së nuk e miratoi projektrezolutën për respektimin e standardeve në procedurat penale kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së, pasi nuk u sigurua kuorumi i nevojshëm për vendimmarrje, raporton Zhurnal.
Deputetët maqedonas bojkotuan mbledhjen, duke penguar kështu shqyrtimin dhe miratimin përfundimtar të Rezolutës. Në seancë morën pjesë vetëm deputetët e Frontit Evropian, VLEN-it, Aleancës për Shqiptarët dhe deputeti Rexhep Ismail nga “E Majta”, përcjell “Alsat”.
Sipas përfaqësuesve të partive politike shqiptare, mungesa e deputetëve maqedonas ishte e qëllimshme. Debati për këtë çështje është shtyrë për një kohë të pacaktuar.
Kujtojmë se anëtar shqiptar me të drejtë vote në këtë komision janë deputetët Merita Koxhaxhiku dhe Skender Rexhepi. Ilire Dauti është zv. anëtare që sot ishte si një nga propozuesit e rezolutës. /Zhurnal MK/
Presidentja Osmani: Sakrifica e minatorëve u kthye në kushtrim lirie
Sporti kosovar thyen rekorde: 24.4 milionë euro sponsorizime në vitin 2025
Kuvendi miraton buxhetin e Kosovës për vitin 2026
Profesorët e UBT-së publikojnë studim në revistën ndërkombëtare Aquatic Ecology
Kryeministrja japoneze paralajmëron për “presionin” e Kinës – premton rishikim të sigurisë kombëtare
Dështon rezoluta në Komision për krerët e UÇK-së, deputetët maqedonas bojkotuan mbledhjen
Sot protesta e opozitës para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen
LDK kundër refuzimit të 21 amandamenteve të propozuara në buxhet
Fëmijët me sëmundje të lindura të zemrës trajtohen në QKUK me mbështetje ndërkombëtare
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
-
Vendi2 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Rajoni2 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
