Lajmet

Thaçi e Krasniqi sot para Speciales

Published

on

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot do ta kenë paraqitjen e parë publike në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara, sot në orën 11:00, do të mbahet seanca e parë publike e Krasniqit, ndërkaq seanca e parë publike e Thaçit do të mbahet në orën 15:00./UBTNews

Lajmet

Presidentja Osmani gjatë vizitës në Brunei diskutoi mundësitë për bashkëpunim në fusha të ndryshme

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Brunei takoi Princin e Kurorës, Al-Muhtadee Billah si dhe Princeshën e Kurorës Sarah, Me këtë rast u diskutuan mundësitë për bashkëpunim në fusha të ndryshme.

Në banketin shtetëror të organizuar nga Sulltani i Bruneit, për nder të vizitës sonë, u dëshmuan vlerat e bujarisë e mikpritjes dhe respektit që e karakterizojnë këtë komb.

Përgjatë vizitës, kishim nderin që gjithashtu të takojmë Princin e Kurorës, Al-Muhtadee Billah, si dhe Princeshën e Kurorës Sarah, ku diskutuam rreth mundësive të shumta për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm.

Momente të tilla na kujtojnë fuqinë e diplomacisë dhe të respektit të ndërsjellë në ndërtimin e urave ndërmjet kulturave dhe shteteve”, u shpreh presidentja Osmani.

Continue Reading

Lajmet

Memli Krasniqi reagon për propozimin e LDK për qeveri tranzicioni në Kosovë

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, deklaroi sot se partia që ai drejton është e përkushtuar ndaj dialogut dhe bashkëpunimit politik për të gjetur zgjidhje ndaj krizës aktuale institucionale në vend. Ai konfirmoi se është i gatshëm për takime me të gjithë liderët politikë, përfshirë edhe Albin Kurtin, duke theksuar se “PDK ka kulturë politike të dialogut dhe nuk i ikë asnjë takimi”.

Në lidhje me propozimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për krijimin e një qeverie tranzicionale, Krasniqi tha se kjo çështje do të diskutohet në mbledhjen e Kryesisë së PDK-së që mbahet sot pasdite. Ai shtoi se është lexuar publikisht propozimi dhe do të trajtohet me seriozitet brenda strukturave të partisë.

Megjithatë, Krasniqi shprehu kundërshtimin e qartë ndaj kandidaturës së Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se “ajo nuk është person që i bën nder këtij Kuvendi”. Ai e cilësoi kandidaturën e saj si përçarëse dhe të dëmshme, duke përkujtuar përfshirjen e saj në akte si hedhja e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit.

Ai kritikoi ashpër Lëvizjen Vetëvendosje, duke e akuzuar për “marrje peng të shtetit” dhe për mospranimin e faktit se nuk ka shumicën parlamentare. “Ky është abuzim me të drejtën kushtetuese dhe dhunim i verdiktit të qytetarëve”, deklaroi Krasniqi, duke i bërë thirrje VV-së që të ndryshojë kandidatin për kryeparlamentar, pasi Haxhiu nuk do të mund të zgjidhet as në përpjekjet e ardhshme.

Krasniqi gjithashtu përmendi faktin se Kosova ka hyrë në muajin e tretë pa institucione funksionale, dhe shtoi se vendi ka nevojë urgjente për konsolidimin e Kuvendit dhe formimin e një qeverie legjitime.

Ndërkohë, seanca e 12-të për konstituimin e Kuvendit dështoi sërish për shkak të mungesës së kuorumit për formimin e komisionit verifikues. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari i VV-së, kërkoi votim të fshehtë dhe propozime nga partitë për anëtarët e komisionit, por nuk mori mbështetje nga pjesa tjetër e spektrit politik. Seanca do të vazhdojë më 9 maj.

Continue Reading

Lajmet

Policia arreston një të dyshuar pasi gjen një punishte armësh në veri

Published

on

By

Autoritetet kosovare kanë sekuestruar armë dhe kanë arrestuar një të dyshuar për importin dhe eksportimin e armëve, gjatë një bastisjeje në disa lokacione në veri të Kosovës, njoftoi të mërkurën Sistemi Prokurorial i Kosovës.

Policia ka gjetur një punishte të armëve në Mitrovicën e Veriut, e banuar me shumicë serbe, ku sekuestroi “sasi armatimi, pjesë të ndryshme të armëve, makina që janë përdorur në ndërhyrje në armë”, thuhet në njoftim.

Bastisjet u kryen nga Policia e Kosovës, Prokuroria Themelore në Mitrovicë dhe Drejtoria kundër Krimit të Organizuar në Prishtinë, me urdhër të gjykatës.

I dyshuari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është dërguar në mbajtje dhe akuzohet për disa vepra penale, përfshirë importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve, apo materieve plasëse, si dhe për armëmbajtje pa leje.

Autoritetet e sigurisë nuk dhanë më shumë hollësi në lidhje me atë se nga cilat vende apo se në cilat vendet mund të ketë importuar dhe eksportuar armë i dyshuari.

Në të kaluarën, Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar armatim kohë pas kohe, veçanërisht në veri të vendit.

Më mars, autoritetet i arrestuan 16 të dyshuar, përfshirë një zyrtar policor, për kontrabandë me armë gjatë një operacioni të gjerë policor në jug dhe veri të Kosovës.

Asokohe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se në mesin e të arrestuarve ishte dhe një zyrtar policor, i cili ishte pezulluar gjatë arrestimit.

REL-i mësoi nga burimet e saj se polici i arrestuar ishte nga radhët e komunitetit serb./REL/

Continue Reading

Lajmet

Krasniqi: Letra e Abdixhikut nuk është në frymën multietnike të Kosovës

Published

on

By

Partitë e komuniteteve jo-shumicë në Kosovë kanë kritikuar propozimin e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku për qeveri tranzicionale. Deputeti Elbert Krasniqi tha se ai i ka ftuar vetëm subjektet politike shqiptare, duke i përjashtuar përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë në Kosovë. Sipas tij, kjo është qasje përjashtuese dhe jo në frymën multietnike të Kosovës.

Ne përfaqësuesit e subjekteve politike të komuniteteve jo-shumicë në Kosovë, jemi si zakonisht për formimin e institucioneve sa më parë dhe sa më shpejt, në mënyrë që të ketë stabilitet dhe qëndrueshmëri përfaqësimi edhe në Kuvendin e Kosovës por edhe në Qeverinë e Kosovës. Po i përcjellim me vëmendje krejt këto zhvillimet e fundit edhe na duhet t’i themi dy gjëra që ne si parti politike të bashkuar në një grup politik kemi një vërejtje të madhe në deklaratën për media të zotëri Lumir Abdixhiku i cili i bën thirrje vetëm subjekteve politike shqiptare edhe përjashton përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë në Kuvendin e Kosovës. Jo nga fakti që po presim një ftesë për të ju përgjigj, mirëpo kjo qasje përjashtuese nuk është në frymën e Republikës së Kosovës, nuk është frymën multietnike të Kosovës dhe për këtë duhet të kemi një vërejtjeje të drejtpërdrejt”, tha ai.

Ai kritikoi edhe stagnimin që e ka përmendur Abdixhiku në këtë letër, për çka tha se për herë të parë ka gjithëpërfshirje të komuniteteve në qeveri.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka refuzuar koalicionin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje, derisa ka kërkuar një qeveri tranzicionale deri në zgjedhjen e presidentit të vendit në vitin 2026.

Continue Reading

Të kërkuara